Rama, lideri që nuk u bë

29 Tetor 2016, 16:57Blog TEMA

Nga Ilir Ibrahimi

Edi Rama që nga hyrja e tij në politikë është dukur ndryshe, është sjellë ndryshe, flet ndryshe, e shumë edhe kishin shpresuar që do të qeveriste ndryshe.

Si kryebashkiak i Tiranës ende mbahet mend për idenë e tij të ngjyrosjes së ndërtesave të vjetra nga koha e Enverit.

Si kryetar i Partisë Socialiste mbahet mend për qasjen e tij të paskrupullt kundër kundërshtarëve, duke u treguar edhe më makiavelist se vetë autori i Princit.

E si fitues i zgjedhjeve pas fushatës së tij të Rilindjes, shumë kishim pritur që do të sillte një frymë të re edhe në qeverisje të vendit.

Yjet ishin të radhitur të gjithë në favor të tij. Shansi i ishte dhënë për të marrë rolin udhëheqës në zonën e brishtë të Ballkanit. Kjo u pa edhe në takimin e Berlinit, ku Rama dukej të ishte i përkëdheluri i Merkelit.

Por Rama na dëshpëroi që në sfidën e parë.

Pasi kishte bërë një premtim në instancat më të larta të Qeverisë amerikane rreth mbetjeve të armëve kimike, u zmbraps sapo dëgjoi disa zëra protestues në sheshet e Tiranës. Kjo ishte një flakaresh fytyre ndaj SHBA-së, gjë që, siç shihet, ende nuk është harruar në korridoret e vendimmarrjes amerikane, dhe Rama po përpiqet nga anë të ndryshme që të futet sërish në ato dyer të kësaj qeverie, të cilat iu mbyllën nga ky veprim amatoresk.

Nuk shkoi gjatë dhe tregoi edhe një herë qasjen e tij djaloshare në diplomaci, kur në një emision të CNN-së u shpreh hapur kundër njërit nga kandidatët presidencialë republikanë, i cili sot ka shanse të zgjidhet president. Për të dëshmuar se ajo deklaratë nuk ishte vetëm lajthitje e rastit, një deklaratë gati të njëjtë Rama e bëri edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd.

Në qeverisjen e vendit të tij Rama dëshpëroi edhe më tepër. Shumë kishin pritur që si një karakter i fortë që njihej, do të mundë t’iu thoshte jo grupeve të ndryshme të interesit, të cilat qeverisin me Shqipërinë për dekada nga prapaskena. Por edhe këtu zhgënjeu shumë nga ata që kishin mbajtur shpresë.

Por nuk mund të thuhet që Rama nuk e ka sensin e një politikani që di të manovrojë me situata. Fatkeqësisht këtë manovrim ai ka zgjedhur ta bëjë në një relacion që me vete sjell shumë rreziqe. Tashmë Rama ka vizituar dy herë Beogradin, në përpjekje, siç thotë ai, “për ta tejkaluar të kaluarën dhe për ta ankoruar pushtetin në të ardhmen”.
Në vizitën e parë Rama tha se ishte nisur duke u quajtur tradhtar, dhe ishte kthyer si hero. E të gjithë mbajmë mend euforinë që kishte ndezur me deklaratën e madhe se Pavarësia e Kosovës ishte e pakthyeshme. Rapsodët pothuajse filluan t’i thurin vargje kësaj trimërie midis Beogradit.

Por një deklaratë të tillë e kanë thënë pothuajse të gjithë politikanët e shteteve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, gjatë vizitave të tyre në Beograd. E prej një kryeministri të Shqipërisë një deklaratë e tillë është më e pakta që pritet. Por sensi folkloriko-patriotik që ende mbretëron te ne kaloi në trans nga kjo deklaratë.
Rama e di dhe e njeh mirë këtë turbofolk këndej kufirit dhe e shfrytëzoi mjeshtërisht gjatë vizitës së parë në Beograd. Por kjo nuk i eci gjatë vizitës së dytë.

Deklaratat e tij dhe qasja për disa projekte që prekin Kosovën, tashmë një shtet të njohur nga shumica e shteteve të botës, ngrenë shumë kontradikta duke sjellë edhe një reagim nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, reagim i cili mendoj se është më i maturi që e ka bërë ky ministër ndonjëherë.

Kjo vizitë u bë në një kohë kur tashmë kishte filluar një debat i nxehtë rreth bashkimit kombëtar, kombit kosovar, futbollit kosovar e shumë gjërave që ka filluar t’i ndërtojë shteti i ri i Kosovës.

Vështirë të paragjykohet nëse Rama ka bërë ndonjërën nga këto deklarata me qëllim, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e debatit që mbretëronin atë ditë, por nuk ka asnjë dyshim se nuk i ndihmoi atij debati.

E theksoj edhe një herë se minimumi që pritet nga një udhëheqës i Shqipërisë është të flasë dhe të mbrojë interesat e Kosovës. Këtë jo vetëm që e ka për detyrë, por e ka edhe një lloj borxhi që ia kanë faturuar paraardhësit e tij në udhëheqje të Shqipërisë.

E ajo që gjithashtu pritet dhe do të duhej të ishte e vetëkuptueshme, është që Rama do të duhej të ishte kontribuuesi më i madh jashtë kufijve të Kosovës për fuqizimin sa më të shpejtë të shtetësisë së shtetit të Kosovës.
Sepse vetëm një Kosovë e fuqishme do të mundësonte edhe realizimin e një bashkimi të mundshëm ndërmjet dy vendeve. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, atëherë duhet të përpiqet që të paktën të mos e pengojë këtë fuqizim.

Turbofolklorizmi që tashmë ka filluar të zbehet në Kosovë nuk është se do të mundë ta mbajë lart reputacionin e Ramës politikan. Nuk do të mundë as t’ia risjellë edhe një herë atë shans të humbur për t’u bërë lider i rajonit. Një amatorizëm politik në relacion me Serbinë do ta dërgojë Ramën në histori jo vetëm si një lider që nuk u bë, por edhe si një politikan që na vështirësoi të bëhemi.

21 komente në “Rama, lideri që nuk u bë”

  1. Moni says:

    Si perfundim, cfare ke dasht me thane? Cfare te ka ba Rama ty, qe ta dime? Pse e ke inat? Mos je vete Lubonja ti?

  2. Drenica says:

    Po sa po ju djeg botha per ate vizite papapapa Po si nuk te vje turp kur thu qe deklarata e Enver Hoxhes ishte e matur,a je mire or tij?

    Nuk ka randesi kush osht kryeminister o berllog,Rama apo ndonji tjeter,randesi ka qe kryeministri i Shqiperise lobon per Kosoven,detyre qe e ka ne kushtetute te republikes. Juve ANAL-istave te Pordhtaleve duhet me ju peshty ne surrat,se keni shpik nji debat qe nuk ekziston qe osht antishqiptar vetem per interesa politike te dites. Shani Shqipnine se po ju mbron e kur flet shkjau greku turku e ujku,….nuk e hapni gojen hic,FUNDRRINA.

  3. Arti says:

    Ca eshte ky Hartim I klases gjashte? E bete bajat kete diskutim sikur ca po thoni…te kishit reagu kshu kur erdogani tha qe kosova eshte turqi do Ishit te nderum …po thjesht jeni qesharake dhe provinciale..

  4. Arti says:

    Hartim I klases gjashte??? Na lodhet trapin me kto idiotlliqe..po si nuk u bajatet me keto Hartime mediokre ..gazetare pa asnje nivel intelektual…
    Kur erdogani tha kosova eshte turqi ..asnji se hapi gojen..turp turp turp

  5. Briklona says:

    Edi Rama ka lindur per te qene lider dhe eshte, po zotrote ku e ke hallin?
    Nga fshati im njerezve si ty u thone: ik p…..dhu!

  6. &&&&&& says:

    Edi Ramen per lider e ka zgjedhur populli shqiptare dhe po e kryen me se miri rolin e tije ndersa ti kelysh turku po deshe per lider ate qe e ka vrare dhe shitur kete popull saliun merre dhe coja sateme ne shtepine tende.Nuk po merret vesh ku e keni inatin me Edin por atij do ti rruani topet ju langaraqet e leshit…..ptu rrace e ndyre.

  7. katarakti says:

    Nuk ke qullosur gje o Brahimo. Shkruan kunder Rames, por duket se je i njeanshem. Berisha dhe PD-ja kane vdekur or mik, duhet me iu pershtat realitetit tani.

  8. arnego says:

    nuk e kuptoj si i boton redaksia kete reportazh pa pik lidhje dhe pa pik mendimi se cfare kerkon dhe dhe cfare sugjeron .kete e kam per redaksine se kete autor as nuk e njoh por jam i mendimit qe botohet nje shkrim kur shtjellon nje ide dhe jep nje sygjerim se po harxhojm kohe duke lexuar interviste e mendime kot fare…(ky sygjerim sepse jam lexues i rregullt i gazetes tuaj .po qe keshtu shkruajm te gjith dhe botoi te gjitha).

  9. england says:

    O anonim se gazetar nuk mund te quaj pasi jeni bere shume te tille qe vetequani veten anal-iste!
    Ti marrim me rradhe ato qe ke shkruajtur,ti zoteri si individ do ishe dakord per armet kimike te cmontoheshin ne Shqiperi?dhe Rama u terhoq se ju bashkua opinionit te atyre qe e kane zgjedhur,dhe beri gjene e duhur,te shkojme matane oqeanit per zgjedhjet amerikane,kur atje vete amerikanet e urrejne ate kandidat,dhe nga menyra se cfare fushate ka bere ai qimekuqi Trump,ti zoteri anonim do deshe qe Rama ta mbeshteste ate karagjoz,manjak femrash!dhe ne fund jo per nga rendesia por nga rradha,Rama ishte ne Beograd dhe u kritikua nga shoku Enver,kujt i rruhet opinioni i nje njeriu qe ne vese,ne ide por dhe ne emer ka marre gjithcka nga ish diktatori yne,nderkohe qe vete kosovaret perkrahin kryeministrin shqiptar per cfare ai deri tani ka bere per shqiptaret ne teresi,edhe ne kete rast si ne te armeve kimike,e rendesishme eshte opinioni i shumices se shqiptareve,jo interesi personal i disa pseudo-politikaneve prej kosove,qe per bonuse politike te momentit kritikojne Ramen.

  10. Asper says:

    Asnje ide, pervec perseritjes (majmunizmit) te te asaj qe kane thene ne korr ideologet bajate te absurdit pervers dhe antishqiptar te (kombit kosovar). Vetem mllef qe e largon se qeni gazetar dhe qe e denon per te mos u lecuar ne te ardhmen. Nuk e kuptoj si e prostituojne intelektin e vet keta tipa analistesh. ku e gjejne guzimin per te dale hapur kunder shqiptarizmit? Dhe me duhet te them se nuk jam nder ata qe mbetem pa gjume per Ramen kryeminister…

  11. Faro says:

    Si mund te botohet nje sorrollates mendimesh pa kufi?

  12. DRINI says:

    O Iliro me ato qe shkruan pak me siper Rama ndoshta nuk eshte lider ,por menyra si po e trajton ti ne ate shkrimin qe mund ta beje nji femije I klases se IV -fillore,ti po ia rrit vlerat dhe po e bon LIDER mor jahu,a e kupton apo jo .

  13. agim says:

    Si perfundim ky gazetar spakska nivel fare qenka nje qenje njerzore qe afron shume me kafshet,dhe dduket se me Ramen paska nje kunje,qe edhe munde ti futet ne b….

  14. ??????????????????????????Edi Rama ,jo qe eshte lider , por eshte super lider !??????????????????????????
    Eshte nji njeri me nji vizion te pa pare ndonjihere ne politiken e pordhaceve shqiptar e ,pervece zotnise se tij Majko !
    Keto kohet e fundit kane qene per shqiptaret e vertete , kohe te arta per te mesuar saktesishte listen e UDBse !
    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  15. grag says:

    O zot fale! Ndihmoje, ose eshte rend ose eshte tek grupi i Sh. E.Hoxhaj, bicim nostalgjikesh per Serbin! Nuk dihet pse!
    Per me teper ketij artikulli i mungon dicka! S’ka dashuri per Shqiptaret e Kosoves, te cilet kur s kuptojne ndonje gje te thone: FOL Shqip or Shqipe!. Kurse qy anali thote si pa te keq qe vizita e ER ishte kur diskutohej kombi kosovar, dmth ER u ka prish pune ketyre BQ Serb, si puna e ketij Ibraimiç! Shejtan ” Anal”! Ka marre pare legeni! O Ibraic Eshte turp dhe maskarallek. Per kombet ka vetem nje kusht Gjuha, Gjuha, Gjuha! Ti mor i kombit kosovar gjej ndonje gjuhe tjeter! ndoshta edhe serbe (besoj se edhe ate e di!) Te pakten mos thuaj qe flas shqip! Se do te ngaterrojne me shqiptaret apo kombin shqiptar, or ti i kombit kososvar! Mos na vidh gjuhen shqipe te kombit shqiptar!
    Po deshe komb kosovar shko andej nga Mitrovica , se ke ca serb, dhe formoni kombin kosovar, merrni dhe romet ( edhe ata s’kane komb), fjalosuni ne gjuhen serbe ose rome! Dhe na lini rehat! Si puna e ER kombi shqiptar me mijera. Por ti nuk je ne kete grup. Vazhdo andej nga kombi kosovar! Mero ketyre te kombit kosovar, kerkoju artikujt ne gjuhen e kombt kosovar! Do beje mire jo ne shqip se po na prishin gjuhen! dhe nuk arrin te shprehen e dalin te ceket e te shplar!

  16. Fshatari says:

    Po ky analist loqja NGA doli

  17. ante says:

    Kosova eshte Shqiperi. Serbia do te forcoje identifikimin e kosovareve si komb kosovar qe ne nje te ardhme jo fort te larget, duke pare dhe rritjen e tensioneve se fundmi Perendim – Lindje, dhe nje perplasje te tyre, kur Amerikes ti zieje koka nga vatrat e shumta te konfliktit te hyje Serbia ne Kosove si Rusia ne Krime dhe ta beje faktike situaten meqe s’keni as ushtri ju kombi kosovar.

  18. paradoxal says:

    Njerezit e ditur flasin se kane dicka per te thene; budallenjte flasin se duhet te thone dicka. –
    Tema, kijeni parasysh kete thenie dhe mos botoni gjithshka qe budallenjte flasin, ju lutem.

  19. Lista per berllok says:

    Ilir Ibrahimaj, qe deshi te behej analist po qe nuk u be. E tha vete me penen e tij.

  20. Emigranti says:

    Ibraim Leshi, te ka ngelur ora njelloi me ate te sales. Asnje lider shqiptare deri me sote, ska folure per shqiptaret kudo ku jetoijne , hapure, ne mbrojtje te tyre, duke ua plasure ne fytyre, sebeve, grekeve, padrejtesite ndaje shqiptareve dhe te drejtat qe u takojne. Nese se di , po ta themi, Kryeministri Rama ne Beograde me vucicin, foli, jo ne emer te Kosoves, pore per Kosoven dhe qytetaret e saje dhe kete e ka me kushtetute, sja hiqni dote , ju gazetarucet e felliqure.

  21. PO,PO says:

    ARTIKULL I POROSITUR DHE PAGUAR MIIIIIIIIRE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje