Sherr për 3 mijë euro, shqiptarët dhunojnë me karrige italianët

29 Tetor 2016, 14:24Kronika TEMA

Borxhi për 3 mijë euro është shkak i një sherri të dhunshëm që nisi mes pesë personave, dy shqiptarë dhe tre italianë.

Ngjarja nodhi afër afër stacionit të shërbimit Q8 në autostradën Adriatica Nord në Cesano Senigallia në Itali.

Sipas mediave italiane  tre punëtorë të një ndërmarrjeje pastrimi të zonës panë dy shqiptarë që kishin punuar aty në të kaluarën dhe shkuan ti kërkonin borxhin që ata pretendonin.

Shqiptarët ia kthyen paratë, por duke mos e lënë me kaq këtë situatë mes 5 personave filloi sherri. Dy shqiptarët dhe tre italianët përdorën edhe sende të forta si tavolina dhe karrige, shkruan Oranews.

Policia mbërriti menjëherë, por shqiptarët ishin larguar, ndërsa tre shtetasit italianë kanë marrë mjekim në spital.

Policia italiane po punon për kapjen e dy shqiptarëve. Ndërsa ka nisur puna edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje