Aleksandër Vuçiç evakuohet në vend të sigurt, pas atentatit

30 Tetor 2016, 09:27Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një vend të sigurt, pasi në afërsi të shtëpisë së babit të tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion, tha ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një paraqitje në programin e Radio Televizionit të Serbisë.

Ai tha se municioni është gjetur në një pyll jo larg vendit ku për shkak të kthesës makinat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë.

Sipas tij, dikush nga qytetarët ka lajmëruar gjetjen e kutive.

Stefanoviq tha se është “i shqetësuar për sigurinë e kryeministrit Vuciq, dhe se është e domosdoshme që të bashkërendohet puna e shërbimeve të sigurisë”, transmeton REL.

“Sigurimi fizik që ka kryeministri nuk është i mjaftueshëm”, tha Stefanoviq dhe shtoi se që prej natës së të shtunës, do të kërkojë që “shërbimet e sigurisë të dalin me informacionet që kanë”.

“Nëse organet përgjegjëse nuk mund të thonë se cfarë po ndodh, atëherë le të tërhiqen”, ka sugjeruar Stefanoviq, dhe këtu ka përfshirë edhe gatishmërinë e tij që të tërhiqet.

Kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk ‘mund të jap asnjë informacion deri sa nuk merr një informatë nga Agjencia e Sigurisë BIA dhe nga policia.

Ministri në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje shërbimeve përgjegjëse që të japing përgjigje në pyetjen se “kush ka përgatitur vrasjen e kryeministrit Vuçiç”, duke shtuar se “ata që nuk janë në gjendje që pas gjithë këtyre viteve të japing përgjigje në këtë dhe pyetje të tjera duhet të tërhiqen dhe t’i lirojnë vendin atyre që duan të punojnë”.

Mediat serbe njoftuan gjatë ditës së shtunë se në afërsi të shtëpisë së Vuciqit janë gjetur një minahedhës, katër bomba dore, 100 copë fishekë të kalibrit 7.62, 4-5 fishekë të armës automatike dhe 15 fishekë të një kalibri të panjohur.

8 komente në “Aleksandër Vuçiç evakuohet në vend të sigurt, pas atentatit”

  1. tema says:

    Skenare per ti treguar Malit te Zi ,qe dhe ne Serbi ka agjentura kunder kryeministrit. Serbet jane shhme te afte per keto pune.

    1. GR says:

      Ose ndoshta Rusia sja lejon dot vuçiçit ta kete mire me perendimin…..

    2. OZ says:

      Vucinic me sa duket ka ndermend te behet aktor! Skenari i vene ne skene nga sherbimet sekrete serbo-ruse ka si qellim afrimin e Beogradid me Perendimin pa krijuar dyshime per beshkepunim me rusin dhe per heqjen e kushteve per njohjen e kosoves. Serbimet sekrete ruse jane regjizoret e te gjitha skenave te dyshimta ballkanike.

  2. B.t says:

    Kuptohet se ketu eshte dora e sherbimit sekret rus.Nuk e di a e kupton kete Aleksander Vucic!

  3. sisi says:

    Ky eshte skenar rus per t’i treguar Vucic te kete kujdes ne flirtin me perendimin.

  4. Kot fare says:

    Ose loja per pushtet brenda Serbise si puna e Erdoganit me Gylenin

  5. Populli says:

    E kemi thene qe Rama eshte ters. sa shkoi ne Serbi dhe fleti ne nje krevat me Vicin, ketij te fundit ju i morri flake menderja. Mbajeni larg nga stadiumet te pakten, se sa here qe shkon ai humbet kombetarja.

  6. sit back and relaks says:

    NJe gjasme atentat do i japi dore vucic per te spastruar kedo qe nuk eshte i deshirueshem per te dhe per te forcuar pozitat si faktor i rendesishem ne marredheniet perendim – rusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje