Andi Bushati: Rama e ka vënë Metën me shpatulla për muri

bushatiNga Andi Bushati

Edi Rama është shfaqur i qetë dhe i sigurtë në ekranin e tij të preferuar, TV Klan, për të folur edhe njëherë për koalicionin e zgjedhjeve të ardhshme me LSI-në. Në pamje të parë gjuha e tij qe tejet korrekte. Ai pohoi se socialistët e duan vazhdimin e koalicionit me LSI- në dhe se kjo gjë do të fillojë të diskutohet pas rizgjedhjes së Metës në krye të partisë që ka themeluar vetë.

Por, ndryshe nga përshtypja sipërfaqësore, po ti dëgjoje me kujdes fjalët (shiko poshtë rubrikën Lajme Lapsi.al) nuk ishte e vështirë të qëmtoje dy elementë.

Së pari notat e ironisë. Kryeministri e la të hapur edhe një rimartesë të re të LSI-së me PD-në dhe këtë nuk e kumtoi, as si një dramë, as me me tonet patetike të  viteve më parë, kur këto pirueta i quante si “tradhëti mijra zemrash të majta”.

Elementi i dytë që binte në sy, ishte vetësiguria. Në intervistën e vet, toni, qetësia, mimika dhe yshtja për të bërë humor, sikur kërkonin të thonin të gjitha bashkë: “kot më pyesni, Ilir Meta nuk ka ku shkon”.

Në fakt një gjë është e qartë, që pas miratimit të reformës në drejtësi këtë verë, raportet mes Metës dhe Ramës kanë ndryshuar ndjeshëm në favor të të dytit. Po të mbetemi tek krahasimi i elementëve gjuhësorë, kryeministri nuk e përdor më as togfjalëshin “ dy bashkëdrejtuesit e koalicionit” as atë “dy partitë udhëheqëse të aleancës”.

Që prej kësaj vere, kur me mënyrat e tij ai arriti në kulisa të bëjë një shumicë prej 71 deputetësh, kur më pas, me zgjedhjet në Dibër, provoi se mund të prodhonte anembanë Shqipërisë çamë, çekë apo çifutë, shefi i Rilindjes ndihet më i sigurtë.

Kjo siguri ka buruar edhe nga fakti se LSI-a, me përjashtim të ndonjë batue të Luan Ramës apo Ylli Manjanit, i ka votuar me bisht në shalë të gjitha mëkatet e rilindjes. Ajo nuk është bërë pengesë, as për koncesionet dhe tenderat, as për për shefat e policisë që marrin 30% e hashshit, as për lejet e ndërtmeve dhe ligjet antipopullore që i ka kaluar me lehtësinë më të madhe.

Kjo siguri buron edhe nga fakti se që pas kësaj vere, Edi Rama po e trajton LSI-në dhe Metën, njësoj si Berisha, pra si një aleat që thjeshtë do të vjelë hisen e tij të pushtetit dhe jo si një partner që mund të bëhet bllokadë kundër abuzimeve me të.

Me taktikën që ka zgjedhur, Rama nuk e ka më realisht problem LSI-në. Ai e di që nga bashkëqeverisja me të, Ilir Meta ka dalë po aq i njollosur në sytë e publikut.

Ndërsa nga ana tjetër ai e ka kuptuar, zgjedhjet në Dibër i’a konfirmuan, se votën klienteliste mund ta mbledhë me çfarëdo aleati tjetër, të korracuar me paratë e hashashit dhe kriminelët që rekruton përditë pushteti.

Prandaj, ai pothuajse nuk ka më nevojë për Metën. Ashtu sikuse tregoi edhe intervista e kësaj të diele, edhe nëse do të ulet të negocjojë , ai do të tentojë ta bëjë nga pozitat e padronit me vasalin.

Ai i ka përcaktuar tashmë rregullat e lojës dhe konturet e terrenit ku do të luhet.

Në këtë prizëm, topi ka mbetur në fushën e Metës.

Ai është vënë edhe njëherë përballë dilemës: ose do të pranojë rolin e çirakut që e ka refuzuar me përbuzje për një çerekshekulli militimi brenda së majtës, ose nga ana tjetër do të zgjedhë të ngrejë krye.

Por edhe nëse zgjedh versionin e dytë, Ilir Meta e di se kjo përplasje nuk mund të bëhet më duke kërkuar të peshkojë votën klienteliste. Tashmë Rama ia ka dëshmuar se ai i ka nën kontroll edhe prtitë e vogla edhe të fortët që do të mësyjë në këtë betejë.

Prandaj kreut të LSI-së, i mbetet vetëm një rrugë. Në këto muaj qeverisje, më shumë sesa të angazhohet për punësimin e militantëve, për beneficet e financuesve të partisë, për kalkulimet e vogla brenda shumicës, ai duhet të preokupohet të ndërmarrë veprime që shkojnë në interes të opinionit publik.

Vetëm duke marrë flamurin e një kundërpushteti brenda mazhorancës, që i bëhet digë delirit, roje makutërisë dhe postbllok arrogancës të shefit që qeverisë, Meta mund të shpikë një fabul të re për zgjedhjet e ardhshme.

Opreacioni i tij i vetëm, misioni i tij i pamundur, është  fitimi me çdo mjet i simpatisë të publikut.

Dhe këto ditë Ilir Meta e ka një shans. Pa manovra hisyhedhëse dhe pa makiazhe që zbukurojnë krimin qeveritar si deri më tani, ai e ka në dorë ti thotë jo ligjit për importin e plehrave.

Ti thotë jo, si një akt politik që nuk e përligj mashtrimin si metodë qeverisjeje.

Ti thotë jo edhe si një shenjë besimi për të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.

Vetëm duke mbajtur qëndrime të tilla, për ligjin e importit të plehrave, apo për të singjashëm me të, Ilir Meta mund të krijojë një fabul të re. Vetëm kështu ai mund të rikrijojë besimim, tashmë të fashitur se ai mund të bëjë edhe barrierën e abuzimit me pushtetin, pa qenë gjithmonë bishtnim i arrogancës së tij.

Pa dyshim, që një rrol i tillë i Metës mund të duket utopik dhe i pabesueshm për shumëkënd, por në rendin aktual të gjërave, kjo është ndoshta rruga e vetme, që ose të dalë me kokën lart nga koalicioni me Ramën ose të qëndrojë aty, i pa detyruar për ti mbajtur shpatullat pas muri. (Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Andi Bushati: Rama e ka vënë Metën me shpatulla për muri”

  1. tfgs1 says:

    Rama e di shume mire se shiiti Meta nuk ka ku shkon pasi shpejt mund te ulet ne bangon e te akuzuarit[per arsyet qe dihen] si i tille,duhet ti bindet Rames.
    Tjetra eshte se historikisht ne nje duel[cilido qofte ai] nje kristian e ka shkerdhyer[mundur] nje sunit apo shiit…………….kjo per faktin se truri apo koka e nje arabi ka vleren e nje [email protected]@ri……….

    1. adi says:

      tfgs1
      ti vertet mendon akoma qe rama eshte kristian?????
      eshte i vetmi km qe ka lindur ortodoks, u pakezua katolik kur erdhi papa dhe u be mysylman kur erdhi erdogani
      eshte i vetmi km qe nga koha e haxhi qamilit qe partner startegjik ka turqine.
      eshte km i vetem qe ka aq shume miqesi me erdocarin ( krahasohet vetem me al bagdadin) sa nuk ka munguar ne asnje synetllek te familjes erdogan.
      eshte km qe te keqiat e berishes i ka 10 fishuar si rasti i muxhahedineve qe nese saliu pranoi vetem 200 ky i mori te gjithe 3000 koke.
      eshte i vetmi km qe prishi nje kishe ne dhermi ku ju mesohej shqip te derguarve te papes dhe ndertoi nje xhami turke ne mes te tiranes
      eshte i vetmi km qe urdheroi ministren kukumjacke te kultures qe te vendoste ne keshtjellen e lezhes pllakaten e sulltanit qe beri gjenocidin e pare ndaj nje populli te krishtere ne ballkan dhe ky popull jane shqiptaret
      eshte i vetmi km qe lejoi nje terorist mongol turk te deklaronte ne dyert e keshtjelles se gjergj kastriotit se ky i fundit ishte terorist
      eshte i vetmi km qe lejoi nje turk islamik si erdogani ne mes te arberise te deklaroje se kufiri i turqise dhe islamit eshte adriatiku.
      eshte km i vetem ne bote qe sulmoi trump jo se kishte ndonje gje trumpi me shqiperine po ngaqe trump eshte kunder mysylmaneve.
      dhe ti ke akoma ke guxim te thuash qe nje njeri i tille eshte i krishtere????

      1. Dinamovit says:

        Rama xhamine e kishte moderne ne Tirane por ishte Efendiu me Bashlliun qe e bene otomane. Ajo ne Dhermi nuk ishte kishe por barake per te fshehur rrenojat e nje kishe katolike shqiptare,qe do rindertohet e gjitha si ka qene.

        Per te tjerat te keshilloj nje yshtes Ado,*eshte i vetmi* qe te ben derman.

        1. adi says:

          mongol turqie ose shqiptar idiot eshte e njejta gje.
          ne jugun e shqiperise nuk ka pasur kurre , po kurren e kurres katolike
          edhe gjithe shqiperia deri ne renien e krujes e me mbas ka qene ORTODOKSE.
          ngulite mire ne mendje ORTODOKSE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
          katolike u bene mbas ardhjes se turqve ne shqiperine e veriut qe ne thelb nuk eshte se tradhetuan ndonje gje te madhe thjesht ca rite.
          ata qe thone se ka pasur katolike ne shqiperi ne thelb jane anti shqiptare jane nga ajo fare e ndyre qe duan ti mohojne shqipeise historine e saj identitetin e saj. jane po te njejtet armiq te shqiperise qe duan te justifikojne islamin ne trojet e arberit.

          1. Dinamovit says:

            Kisha qe do rindertohet eshte perdorur nga murgu italian Nilo Catalano qe ne mesin e shek. te XVI si shkolle ku mesohej shqip. Dhe eshte prishur ne periudhen komuniste.

            Ja dhe nje foto e kishes se vjeter qe do te rindertohet dhe e barakes qe u prish.
            http://durreslajm.com/sites/default/files/artikuj/kisha-dhermi-c1200x600.jpg

            Pas renjes se komunizmit disa antishqiptare ndertuan nje barake per te fshire identitetin e saj te shkuar. Prandaj dhe sulmohet kaq shume nga andartet e sotem se bie ndesh me propaganden e tyre qe Himara nuk ka patur shqiptare lere pastaj te kete patur shkolle shqipe qe ne shek. e XVI .

            Shqiperia ka qene dhe katolike dhe ortodokse Adi. Shkodra Peshkopin e pare e ka patur qe ne vitin 387.

            Ata qe thone te kunderten nuk jane antishqiptare,thjesht gomere. Ashtu si je dhe ti,por jo gomar por nje kerric i vogel militant qe here pas here na detyron te lodhim syte me idiotesirat prej militanti qe shkruan. Ciao 😀

        2. Palii says:

          Roje makuterise Meta??
          Seriozisht Bushato? Ke pire gje apo mendon se tgjith jane hajvane ne ket vend?
          Ke do ruaje ujku?

      2. tfgs1 says:

        Shume nga ato qe thua ti jane te verteta,po,Rama ka ”gabuar” duke luajtur ”turkun” apo ”katolikun” por asnjehere orthodhoxin[sic edhe eshte] por mos harro se jeton ne nje vend islamik[90% turq] ku mos shkuarja pas avazit apo muzikes turkoshake do te kishte pasoja te renda politike[pasi votohet prej te pakten 70% muslimoneve] kshq keshtu i do mushka drute ,thone andej nga fshati yne,ok!
        Shiko Blushin ne partine e re,mqs ai eshte shume kristian[sipas selcukeve te Zikes] nuk ka per te marre as nje vote nga sunitovotuesit,pasi ata e shikojne ate si nje politikan antiimuslimanist,kjo fale edhe propagandes se partive islamike PD,PDIU apo ndonje tjeter.Dikush me pare e akuzoi Blushin se;ti laje duaret sa here qe takoje votuesit ne Elbasan a Peqin[nese nuk gaboj]…………kjo irriton masat votuese muslimone si pasoj politikani kristian eshte i distinuar te humbas.
        Rasti i Rames[si politikan kristian fitues] ishte e vetmja shprese e muslimon brodhers per te shpetuar nga extremisti islamik Berisha i cili jo me kot totalisht edhe sot votuesit i ka muslimone,thexuar kjo me shume ne shqiperine e mesme dhe veri,1% katolike dhe asnje votues kristiane orth/xe.
        Pra qe te mos zgjatem,Rama luan ”turkun”[se keshtu ja do puna] por mendohet,vepron dhe lufton[politikisht] si nje kristian,qofte edhe ne nje perqindie te ulet besimtari apo pasues i fese se stergjysherve apo prinderve te vet……..
        Meta eshte nje rob i degjeneruar po keshtu edhe cami Idrizi qe per te shpetuar lekuren apo vazhduar qeverisjen[mbrojtur karriken] do ti nxirrnin syte[politikisht] Rames,mjafton te gjenin diten dhe Rama e di shume mire kete…………..

    2. feniks says:

      O nipi i Hysni Kapos!
      Je nje provokator i ndyre dhe gjithmone ke cuar uje ne mullirin e Sali Berishes dhe te gjithe antishqiptareve te tjere si ai!
      Do te nxitesh Ilir Meten kunder Rames,qe ai te shkeputet e te bashkohet me Berishe-Bashen!
      Edhe Meta e kupton se kete nuk ka interes ta beje,se do te jete i djegur perfundimisht!

  2. tonini says:

    Kot lodhesh dhe ti me keto lloj diversionesh,nuk te beson njeri as ty dhe as disa te tjere si puna jote,se ne qoftese politikane te ndryshem jane te diskredituar 10 here ju jeni 100 here,meta i di punet e veta shume mire dhe me ju vetem tall trapin,prandaj nuk do ndryshoje gje,puna do te vazhdoje se fatkeqesisht ketu nuk ka opozite,se ata qe perfaqesojne opoziten sot,jane njerzit me te urryer ne pjesen me te mire te popullit,dhe meta kete e di shume mire dhe nuk i intereson te bashkohet me humbesit.

  3. aqif tahipi says:

    Ate vit qe mbolla drithe ,
    mu dogj andushi mu ne bithe ,
    hallall ja kam bere te tera ,
    shyqyr qe mi shpetoi verra.

  4. Korca says:

    Andi,tonet e Rames mund te tingellonin patetike kur fliste per “tradhetine ndaj socialisteve” por keto te tuat si: “shefat e policise marrin 30% te hashashit” me andej “parate e hashashit” “krimi qeveritar” jane llum e diarre mendimi e gjykimi,pertej patetizmit!

    Si mund te flase nje gazetar me gjuhen e militanteve te partive! Nqs ke ndonje fakt nxirri o zotri “gazetar” se per ate pune paguhesh qe te nxjerresh te verteten me fakte e prova jo me shpifje e llum. Portalet cdo dite e me shume kane filluar degjenerojne se besueshmerine e kane humbur me kohe. Andi, je shendrruar ne palcao cirku,jam i sigurte qe shkrimet nuk i beson as vete,po i ben per etjen e miltianteve te PD-se qe kullosin ne Lapsi.al .

    1. alban says:

      Shume i sakte komenti

  5. Duke menduar se mbase ky Bythshati do te kishte vene mend ,fillova ta lexoja , por……..sapo e cova deri nga mesi , e lash fare , nuk mund te lexoje dot gjera qe trajtohen te qellimshme per te baltosur dike, qofte ky dhe i padeshiruar per mua.
    Thjeshte eshte munduar qe ti beje paraprite zgjedhjeve te sigurta te 17 tes , se jane bere me pare droge !
    UDBASHET ne kundersulm !
    ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  6. Treviso says:

    Zoti Bushati me duket utopi, qe Ilir Meta te fitoje respektin e popullit.

  7. SHVEJK says:

    VETEM NJE GAZETAR ALABAK KONSIDERON DAJ METEN SI PROTAGONIST I POLITIKES KUR AI DUHET SI KREU I KORRUPSIONIT E NDOSHTA ME I RREZIKSHEM SE BERISHA PER MOMENTIN!

  8. kombi says:

    Tentativat per te rregulluar biografine e tij me plerat ,besoj qe eshte nje perpjekje e kote ,pasi Meta eshte nje plere me e madhe se riciklimi .Mendoj qe Metes ja ka futur Rama kembet ne nje kepuce ,per arsyet qe u permenden me lart ,gjithashtu po afrohet Refofma e cila eshte me shume ne Avantazh te Rames dhe Meta eshte me mize nen kesule . Fitorja e Clintos fo te jete dhe e Rames . Meta ben mire ta mbaj mire me Ramen .

  9. ShpetimIdrizi says:

    Pse kaq penis te jete Meta? Po le te kaloje me partine came ne vend te Dashamirit dhe perkrah Mesile des Palmas (siper saj jam vete). Dhe PDIU (anticame) behet me 40 mandate. Edhe Trump-i me ka zili se si palloj, ne kembe apo shtrire, “te medhenjte”, te gjate apo te shkurter-ne andropauze apo jo.

    Ave Cezar alias Salvador Idrizi

  10. leka says:

    Ky lloj bushati,nuk gjen kurkund rehat,vec ne prehrin e Hysniut dhe shoqes Vito.
    Pa ato prehre bythka i ndjen ftohte dhe ze e ulerin pafund.

  11. Drejtesi says:

    Z.Andi , ne shkrimet e tua duket qarte se diku te ka mbetur qejfi me Z.Edi Rama. Do te deshiroja qe gjithe gazetaret mos te kishin asnje lidhje me pushtetin por te ishin vetem ne opozite me te. Te them te drejten shume nga ju (gazetar qejfmbetur) shtremberojn, trillojne, nxisin politikanet kunder njeri tjetrit ne emer te nje “kauze” qe nuk ekziston.
    Si biznesmen mendoj se ky ligj i duhet biznesit.

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Do deshiroja shume qe ata ” shefat e policise te 30 perqindshit te hashashit” ta shkerdhenin ne baze te Ligjit kete shpifes ordiner…

  13. KING says:

    EDHE NQS SE SUPOZOJME QE KA VENE ME SHPATULLA PER MURI ATHERE ESHTE GJEJA ME NRMALE DH ENATYRALE QE MUND TE NDODHE. TE VE PUNA DHE VIZONI I RAMES ME SHPATULLA ER MURI DHE JO GJATESIA. KUR JE PUNTOR DHE NE SHERBIM TE SHOQERISE ATHERE MUND TI VESH TE GJTH ME SHPATULLAT PER MURI SE KE SHOQERINE QE TE SHTYN DHE TE MBESHTET. KJO EHSTE HSUME NORMALE , KSHU DUHET TE JETE SKA ASGJE PER TU KONSIDERUAR SI NDONJE ZBULIM I ZGJUAR. ARJAN QANI NQS NA DEGJON RAMA METES APO META RAMES. JA PRA RAMA METES DERI TEK BAJAMET !!

  14. trumpini says:

    ore andi ti shoku pin shum mall…. te bardhe… po besoj me shume te kuqe se mbake nga e majta ….titulli duhet te jete ndryshe meta e ka perplas mas muri ramen -.,..cfar thua mer gomar nuk e ke iden nga realiteti ne albanistan meta ben ligjin dhe behet cfar vendos meta ….me thuaj nje ligj qe nuk eshte aprovuar nga meta?

  15. Briklona says:

    O nipi i Hysni Kapos dhe Vitos, si nuk the nje fjale per dekorimin e ballisteve, por perpiqesh me cdo menyre te besh diversion ne ASHE?
    Gjyshja jote (nena si i flet ti) foli, i tha dy fjale, apo ti nuk e degjove se ishe i zene me pune duke gatuar balten ne kazanet e SHQUP-it.

  16. mirel says:

    Besoj do ishte nje sugjerim ideal per Meten.
    Ben mire ta konsideroje.
    Po ju tkfk, adi, andi e kush tjeter..kaq loqe jeni qe ndani kufijte e qishes nga xhamite?

  17. ta says:

    shko mo pirdhu u bere ti te na besh politike,piciruk.

  18. pro says:

    …Mendoj se L.S.I. eshte e rendesishme per ç’do hap pozitiv ne qeveri…sigurisht ka edhe deshtime,por keto nuk udhehiqen nga dy partite ..ky sezon udheheqes ka qene i veshtire per qeverine,per aresye se ajo ishte ne fundosje marramendese per vite me radhe ..nuk mendoj se sukseset ndrisin,por eshte bere nje pune dhe nuk besoj se do te rikthehet me anarkia.Persa i perket druvareve ne media kane edhe ato pune…nepermjet tyre merren vesh plaget qe ka marre reaksioni…

  19. vang says:

    Po mire more Andi,dakort,kritiko,por nga ato qe thua a nuk mendon se e tepron dhe e fut edhe SHQIPERINE ne nje loje te rrezikeshme?Cfare eshte ajo ”prodhimtari camesh”qe ti permend?/ .Ike trute ne vend apo ke shkare????

  20. saliu says:

    Ore Bushat. Kaq trap je o shkrete. Mendon ti se Meta do te fitoje simpatine e popullit dhe do te fitoje zgjedhjet me mos miratimin e ligjit te mbetjeve. Populli i ka te fresketa te ghitha bemat e Metes me ze e figure, o provakatore i semure.

  21. Bekom says:

    Bekom
    Andi Bushati eshte gazetar i zoti,dhe nuk duhet sulmuar pse eshte nipi i Hysni Kapos,qe ne fund te fundit luftoi per clirimin e Shqiperise,por u be bashkpunetor i ngushte i Enverit ne konsolidimin e diktarures,qe me luften e klasave dhe krimet cnjerezore qe kryen gjate 50 vjeteve,cvleftesuan luften e tyre per liri duke e kthyer pavarsine ne nje pushtim shtypes kriminal. Pervec interesave personale e familjare qe pati Hysniu ne ruajtjen e postit te tij,nuk duhet perjashtuar edhe idealizmi e besimi i tij ne idete komuniste ne sherbim te shumices e shtypje te pakices,gje qe nuk perkonte me te verteten.Te gjesh te verteten ne politike nuk eshte aspak e lehte.Megjithate personalisht kurre nuk i kam dhene te drejte diktarures e mizorive te shtetit feudo-komunist shqiptar,pra as Hysni Kapos,por kurre nuk me ka shkuar nder nend te bej pergjegjes nipin e tij,qe per mua ngelet nje gazetar qe mbron te drejten e te verteten pa kahje politike.
    Analiza e tij per koalicionin LSI – PS , per mua eshte e sakte.Rama i ka te gjithe zaret ne dore te tij dhe Meta ,eshte aq i mencuar sa te mos e cvleresoje veten e tij duke u larguar nga koalicioni i majte per tu hedhur ne krahe te Berishes ku kurre nuk do ti jepet posti i kryeministrit.
    Me Ramen eshte me komod sepse ka nje pjese te mire te pushtetit vetiak e partiak duke ndenjur majtas,ashtu sic ai e quan vehten e partine e tij.Ndersa nje gabim i dyte djathtas do ta cvleftesonte perfundimisht si ILIR dhe si parti e majte.

  22. Zemani says:

    Pse t’i ketë mbetur qejfi ANDIT me EDI RAMËN apo pse Edi Rama i lidhi pension të veçantë Mehdi Bushatit. Apo nuk pyet Andi për baba?!!!

  23. adriatiku says:

    Me duket se Bushati, para se te shkruaj, pi hashash nga ai i “shefave” te Rames. Duhet te bej diçka te fitoje perseri opinionin e publikut, thote Bushati per Ilir Meten. Po mire , o Bushat, si do e fitoje Meta, nuk e di ky publik qe Meta e ka katandisur keshtu ate vend duke mbajtur ne qeveri Berishen? Nuk e kupton o Bushat se Meta eshte gati te bashkepunoje prape me Lulezim bashen qe te vije prape ne qeverisje; e kupton ti Bushat qe kushdo te fitoje zgjedhjet, Meta eshte ne tave deri sa tu veje thika ne kocke atyre shqiptareve te ndershem, jo fasoneve te Metes . Ne kete demokraci shqiptare vetem Ilir meta ka ngrene si ka dashur pa u votuar nga populli, por ti Bushat mendon se shqiptaret do te jene ata budallenjte e viteve qe kaluan qe votojne prape Meten se ai do beje gjemen? Bushat ! Meta mbaroi prapa Sali Berishes, eshte parti ne zhdukje, sepse eshte nje rudiment si apendisi. Populli i eshte hapur syri dhe shikon e s’ka me nevoje per parti fantazma qe vetem e ropen dhe e futen ne stanjacion jeten e tij. Megjithate dhe ti per ato qe shkruan merr parate nga lapsi, por kujdes se ai laps ndonje dite te afert do tu futet nga mbrapa e s’del me, do kerkosh ndihme e ministrit Bejtja pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *