Çështjen Çame duan ta fusin në thes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

enkel-demi-347x2331-1Nga Enkel Demi

Pa dyshim që Çështja Çame është tërheqëse kohët e fundit, por duhet të jemi të qartë që është më së shumti tërheqëse për ata që kërkojnë vdekjen e saj.

Kurrë si këto kohë Athina zyrtare, shërbimet inteligjente ballkanike, sllavët nuk e kanë patur kaq shumë mendjen në mësim. Natyrisht, Çështja Çame nuk është se cili këndon më bukur “Tumankuqen” apo shkreh në ajër martinën e Çelo Mezanit. Nuk është një histori që mund të njohë përparim apo zgjidhje vetëm me pathos, patetizëm. Normal dhe këto janë të nevojshme, por ka shumë rëndësi që ajo të jetë e pranishme si gur i rëndë në Çështjen Kombëtare, ku veprimet partizane apo këto qyfyret që vijnë nga do shqiptarë në Hagë, veç prishin punë, madje shumë punë.

E para, kush u ka thënë këtyre që Çamëria duhet shpallur e pavarur?

E dyta, ç’janë këto marrina për një qeveri në ekzil, kur shqiptarët e Çamërisë kanë organizimet e tyre të mirëfillta politike në Shqipëri e Greqi dhe tashmë kanë 25 vjet që kanë gjetur unanimisht udhën për zgjidhjen e Çështjes Çame, duke e shndërruar atë në Çështje Kombëtare.

Të gjitha strategjitë apo tentativat separatiste të çojnë vetëm në qivurin e Çështjes Çame që fqinjët tanë e kanë përgatitur me merak të madh prej më shumë se një shekull.

Sipas historianit Arben Llalla agjentura greke në bashkëpunim me agjenturën ruse dhe serbe po manipulojnë me Çështjen Çame. Ai thotë se pre e këtij skenari kanë rënë disa shqiptarë nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia, të cilët njihen. Drejtuesi i tyre është Festim Lato, i cili ka themeluar një shoqatë me emrin “Çamëria”. Ky njeri njihet për idenë e tij marroke të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë, lëvizje kryekëput e paguar nga Asfalia greke.

Por, Arben Llalla ka një pyetje publike për profesor Lisien Bashkurti, i cili është i angazhuar në këtë shoqatë si sekretar i saj. Çfarë di Bashshkurti për këtë mëvetësi në Hagë? Profesori, i cili ka një problem jo të vogël me alkolin, më shumë se kurrë duhet të bëhet esëll, sepse po provokohet rëndshëm Çështja Çame.

Nga ana e saj gazetarja Alba Haruni bën thirrje që këtyre përçarësve mos t’i shkoj kush pas. Si njohëse e vjetër, ajo thotë se Çështja Çame nuk kërkon ndryshime kufijsh apo pseudo-shpallje pavarësish. Sipas saj, çdo provokim i tillë, çon ujë në mullirin e grekut, sepse duke na vënë epitetin “iredentistë” tani që Bashkimi Europian ka futur Çështjen Çame në tryezën e dialogut diplomatik, kjo pseudo-lëvizje është në kundërshti të plotë me interesat e shqiptarëve.

Në historinë e shqiptarisë ka patur përherë viruse që kanë helmuar themelet e Kombit. Ka patur Hamza Kastriotë, Esat Toptanë, ndaj nuk ka pse mos të ketë Festim Lato. Nga këta ka vetëm një kurë; t’i lësh vetëm tek pullë./ 27.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Çështjen Çame duan ta fusin në thes”

  1. kombi says:

    Keto percares te ceshtjes Came ,nuk do te keni mundesi te bejne asgje ,sa do te zgjuar qe te jene .Ata do te injorojne vetem emrin e tyre me keto prapaskena.
    CESHTJA CAME DO TE MARRI ZGJIDHJE ,POR NJK DUHET TE LIHET NE HARRESE ,KEMBENGULJA SJELL FITOREN .

    1. . says:

      “Zoti” Demi, perse nje Hipokrizi kaq e Trash…..!!! A ka 1 Cam te vetem qe mos te doje, qe nuk lufton ose nuk Reklamon Pamvaresin e Thesprotis (“Cameris”), nga Greket.

      C’do Parti dhe shoqat Came, cdo bisnes, ose Person Cam, e ka te Varur ne muret e Zyrave, Bizneseve apo Shtepive Flamurin e Big Albanias me Thesprotin jashte Territoreve Greke.

      Eshte e Vertete, qe tani te Tjera Direktiva keni marre…..per te zbutur dhe per ta zhveshur pak ceshtjen nga Shovinizma, por Jo vetem qe jeni Shovinista Ekstrem Turk-Arnaut por nuk i keni Harruar akoma Djallezit Came.

      Jeni Ju ata qe Coni uje ne Mullirin Grek, kur disa flisnin per gjetje te se drejtes Njerezore (pronesis, dinjitetit…), pa kerkuar Cenim Kufinjsh, ne quheshim Ekstremista Grek, kurse Ju “Patriota”.

      Tani na dalin te gjithe Lisn Bashkurti, Idrizi, Latifi, Lalla, Kosovar dhe Maqedonas…..agjent te Asfalis Greke.

      Ja perse kjo eshte nje Ceshtje qe nuk do kete KURRE zgjidhje sepse eshte mbeshtetur ne Genjeshtra dhe Mashtrime, qe ne Gjenezen e Saje.

      1. Artan says:

        Sot jetojme ne nji Bote kozmopolitane. Shqiptaret kudo qe ndodhen kane komshinj , Kinez, Japonez, Turk, Grek Rus, Gjerman etj. Prandaj qe zgjidhja e bazuar ne te Drejtat e Njeriut eshte e vetmja alternative. Shqiptaret nuk kane shfaqur kurre agresivitet ne marrje te territoreve te fqinjve. Megjithate kjo Ceshtje do te zgjidhet me ndihmen e opinionit nderkombetar qe detyrimisht do ti drejtohet Greqise per respektimin e te drejtava elementare njerzore.

      2. DORA says:

        Greqia duhet te kerkoj falje per KRIMIN e GENOCIDIT , pastaj le te jepet dora e fqinjesise dhe respektit reciprok.
        Sa per shovinizma , Shqiptaret nuk kane pushtuar fqinjet e tyre……por ti lejme keto debate……….

      3. Edi says:

        O ti plas , por HAKA do shkojne vend dhe DREJTESIA do te vendoset, se ajo eshte e vetmja rruge qe sjell paqe dhe mireqenje.

      4. . Te rent says:

        . Te rent. Je 1 lango grek

  2. Berati says:

    Keni harruar se ky grup mbeshtetet edhe nga Izraeli. Me thene te drejten kurre nuk kam arritur te kuptoj se perse Izraeli investon per 1 gje te tille. Ne si Shqiptar jo Izarelit por as edhe 1 kombi tjeter nuk i kemi asnji borxh. Kujdesni Shqiptar se kjo eshte 1 LOJE e shume mire organizuar. U perpoqen ne Austri ne fund vitin e 2013 por u doli huq. Tani po prape ne Austria kane gjetur nja 2 Kosovare te paguar mire qe ta sabotojne Ceshtjen Came.

  3. Salzburg says:

    Ne Graz skuthat qe po minojne Ceshtjen Came jane Kosovaret RIFAT KRASNIQI dhe MENTOR GASHI.

  4. @ says:

    Ceshtjen came, para se ta politizojme duke mbjellur percarje dhe urrejtje brenda vendit dhe me fqinjet tane shekullore, duhet ta specifikojme dhe ta dallojme realisht me pragmatizmin e zgjidhjes, sepse nuk eshte aspak, ajo qe thone sharlatanet politike te llojit Idrizi, apo Demi bashke me gruan e tij dhe klanet politike qe perdorin patriotizmin si strehen e qellimeve te tyre personale dhe meskine brenda vendit. Fakti eshte, qe disa familje came te Shqiperise, te cilat kane pasur prona ne Greqi kane te drejten e plote, qe te kerkojne rivendikimin e pronave te tyre te ligjshme. Nuk di qe familjet e Idrizit dhe Demit te kene qene pronare ne Greqi, sidoqofte, cdo rivendikim prone eshte ceshtje juridike dhe individuale, qe duhet kerkuar juridikisht, sikurse veprohet ketu tek ne, por edhe ne cdo vend te civilizuar europian. Se ku hyn ketu ceshtja kombetare, mund te na e sqarojne vetem demagoget qe shfrytezojne dhe perdorin kombin dhe popullin e vet ne vend te letres higjenike, per interesat e tyre personale.

    1. Edi says:

      As une nuk e e di sa prona kane Idrizi dhe Demi, por sa do qe te kene u takon ta marrin. Por qe ta marrin duhet te hiqet nga parlamenti Grek ligji i luftes.

      1. korcari says:

        Greqia e ka thene boterisht: kush mendon se ka te drejta prone ne Greqi le tju drejtohet organeve gjyqesore.
        C’do gje tjeter eshte propagande e qarqeve qe nuk duan afrim te Shqiperise dhe Greqise. Dihet se kush eshte prapa ketyre qarqeve.

        1. Edi says:

          Ligji i luftes nuk eshte hequr. Keshtu qe le te mblidhet Parlamenti ta shfuqizoj ate ligj, dhe atehere ato teorite konspirative bien poshte dhe fqinjesia me respekt reciprok duke u njohur genocidi ndaj Cameve do te sherbej per ti forcuar lidhjet si dhe per te tejkaluar SITUATAT nga e kaluara.

  5. arben says:

    E lexova kete lajm ne nje portal kosovar dhe u shokova.Te gjitha sa pretendohen jane kryekeput nje provokim i rende per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen dhe per kete shteti shqiptar duhet te mare masa te menjehereshme per te mos krijuar nje shtrat te ngrohet per kete pjelle bastarde qe do ti vinte flaken te gjithe ballkanit.Shqiptaret kurre nuk kane kerkuar ndryshimin e kufijve por vetem te drejta te barabarta me te gjithe te tjeret ne beze te ligjeve e konventave nderkombetare.Kjo eshte dhe duhet te jete bibla per te gjithe ata qe pretendojne te rivendoset drejtesia ne kete pjese te trazuar te Europes.Te krahasosh Kosoven me Camerine eshte fatale dhe tregon qarte se ketu jane mbleksur sherbimet e huaja te spiunazhit qe mbajne qendrim armiqesor ndaj Shqiperise.Eshte detyre patriotike sot te zbardhet e verteta dhe te flaken tej te gjithe ata pseudo patriote qe te paguar nga spiunazhet e huaja perzjejne Shqiperine ne nje vorbull thithese ku vec e humbur ka per te dale.Eshte e pa falshme per politiken shqiptare ne qofte se nuk reagon shpejt dhe fuqishem pasi ne kete katrahure qe po krijohet asnje nuk ka per te dale i fituar.Gjithashtu urgjentisht duhet te zgjohet nga gjumi letragjik 25 vjecar SHISH dhe te zbardhe te verteten.Mos veprimi ne kohe nga organet shteterore eshte krimi me i madh qe i behet vendit tone pasi jo rastesisht ne momentet kur ne i afrohemi integrimit ne Europe ndodhin disa fenomene tragjike te dirigjuara nga te huajt ne bashkepunim me puthadore e tradhetare brenda vendit qe endren tone e cojne vite drite larg.Te gjitha ato qe kemi pesuar ne keto vite le te na jene bere mesim i vlefshem dhe te mos biem ne kete kurth te tmershem e vdekjeprures.

    1. xyz says:

      Jam plotesisht dakort me ty Arben. Reagimi duhet te jete ligjor, politik, KOMBETAR dhe shoqeror.
      Pershendetje.

  6. Nandi says:

    Greqia duhet te reflektoj per Genocidin e kryer ndaj Shqiptareve te Camerise. Biles edhe minoriteti Grek ne Shqiperi duhet te reflektoj, pasi eshte mese njerzore nji reagimi tille njerzor.

  7. astrit says:

    cfare preim ne camet politika shkiptare , 46 vjet ne harres me b, enver hoxhen ,na mbajti si skllever te kohes moderne dhe 27 vite ne demokracie .politika shkiptare eshte eshitur tek greket ,mos u merrni me republiken e camerise po merruni me faljen e detit se aty dallohet esht tradhetare e patriote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *