FOTOT/ Vajza e “Bosit” tregon luksin dhe vilën me 57 dhoma: Më mjaftojnë 4!

30 Tetor 2016, 11:50Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vajza e “Bosit” tregon luksin dhe vilën me 57 dhoma:

Ajo është vajza e “bosit” të Formula 1, Bernie Ecclestone, por Tamara Ecclestone nuk është mjaftuar me kaq, por është martuar madje me një miliarder, Jay Rutland.

Ata kanë një vilë që vlen 70 milionë paund.

Vila luksoze ka plotë 57 dhoma.

“Më mjaftojnë 4 prej tyre për të jetuar, të tjerat thuajse nuk i përdor kurrë”, thotë 32-vjeçarja.

Ajo dikur ka qenë e çmendur për festa, por tani thotë se i urren.

“Jam një nënë dhe më është larguar dëshira për festa të zhurmshme”, rrëfen ajo.

E pyetur për rrëmbimin e vjehrrës së babait të saj, ajo thotë se nuk u mërzit aspak.

Siç mund të shihni, vila e saj është e një luksi të pamasë.

Tamara ka shpenzuar 7 milionë paund për dasmën e saj, 1 milion paund për një vaskë me hidromasazh, 300 mijë paund me çanta firme, 70 mijë paund me këpucë firme, madje ka shpenzuar 10 mijë paund për një shtëpi lodre për vajzën e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje