Gaz Demi: Policia provokoi situatën. Enea Jorgjin e shpall "Non Grata"

30 Tetor 2016, 20:47Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas përfundimit të ndeshjes është shprehur se policia ishte ajo që provokoi tifozat, duke sjellë një situatë kaotike.

Në një prononcim për “Neësport.al”, Demi u shpreh se sfida u provokua edhe nga gjyqtari Enea Jorigji, të cilin numrin një i të kuqve e shpalli “Non Grada”.

Demi tha gjithashtu, se dhe dëmtimi i stolave nga tifozat është një veprim i gabuar, pasi do të detyrohet të paguajë dëmet e shkaktuara.

“Ishin tensione të krijuara kot më kot nga policat. Nuk e kuptoj se çfarë donin policët. Do gjenin ata që kanë hedhur fishekzjarret. Po mir ja dakord u hodhën fishekzjarret. Po nuk kuptoj pse u futën dhe u përfshinë në konflikt. Ishte një tension, pak të themi injorant i krijuar kot më kot.

Loja e gjykuar ishte një maskaradë e Enea Jorgjit. S’kanë si t’ia bëjnë lojës dhe menduan t’ia bëjnë Patizanit. Unë e pashë rastin e Kalarit dhe nuk ishte për karton të kuq. Ishte një maskaradë e gjyqtarit.”

Më tej Demi tha se klubi do të jetë në krah të  tifozave, dhe do të marrin një vendim për Enea Jorgjin.

“Ne do të jemi në krah të tifozave dhe Jorgjin nuk e pranojmë si klub. Enea Jorgji nuk duhet që ta drejtojë më Partizanin” tha Demi.

4 komente në “Gaz Demi: Policia provokoi situatën. Enea Jorgjin e shpall “Non Grata””

  1. B says:

    Po per rastin e Torrases qe donte kartonin jeshil pse s’flet ti

  2. albatros says:

    Mund te kesh te drejte me te gjitha qe thua, por me rastin e Kalarit i hedh poshte te gjitha. Mos do qe arbitri te veshe fanellen tuaj qe te jete i pranueshem. Hajer do shikosh me keto brockulla. Mgjs ti nuk merr vesh nga futbolli

  3. loni says:

    O zot cfare injorance!

  4. Kukesi ju vjen hakut,morra says:

    Mire o Gaz,po trimat e tu i pe qe goditen me gure autobuzin e tifozave te Skenderbeut pa filluar ndeshja si barbare qe jane.Dhe pse u ankuat nga kuksianet qe ju zune me gure.Hakut ju ardhen o morra te kuq qe kudo qe shkoni vetem shkaterim ka o morra qe nuk ju ka ikur era e bajges se kryeqytesas nuk jeni vec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje