Koalicioni me LSI? Rama: E ka në dorë Meta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama metaA do të qëndrojë PS në koalicion me LSI në kërkim të një mandati tjetër qeverisës? Për kryeministrin Rama kjo është pyetja që i është bërë më shpesh në këto 3 vjet, por edhe pyetja më e lehtë për të. Ai duket komod me LSI, por ndryshe nga 1 prilli i 2013 –ës, jo aq i ngjitur pas saj.

“Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj se nuk duhet të presim surpriza, nëse LSI- januk do të rimartohet djathtas, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas”, u shpreh Rama në një intervistë për Tv Klan.

Për 3 vjet me radhë PS dhe LSI kanë patur shpeshherë përplasje. Kulmi i tyre arriti me reformën në drejtësi, ku Meta kërcënoi me largim nga koalicioni dhe qeveri teknike. Pas kësaj palët kanë tentuar t’i sheshojnë divergjencat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Koalicioni me LSI? Rama: E ka në dorë Meta”

  1. Skanderbegu i Kastriotit says:

    Edi Rama e la Ilir Mutin qe te fuqizohen ,keto 3 vitet e Rilindjes,qe me mire mund te quhen vitet e Ri PJELLJES se hajdutave te LSI.
    Ne shume bashki te Shqiperise leshistat e Monikes dhe te Likes bejn Ligjin.
    Likja din mir me e dredh me Lesh Monike,ndersa Ed Rama punon si Gomar per te ndrysh Shqypnin, Likja e Monika mendojne si ti shpetojn gjykimit dhe dhenies llogari para shqiptarve.
    Ilir Meta keto 3 vite e ktheu Parlamentin ne Nevojtore ku cdo te Enjte Sal Berish Tradhtari tallet dhe i dhjet shqiptaret,
    Ilir Meta me gjyqtaret qe ka zgjedh se bashku me Sal Kriminelin po mbaj te bllokum Reformen ne Drejtsi.
    Edi tash ka lirin qi ti thot Like 7 % ik,ik ke Saliu se per te te qan shpirti.
    Likja tash ka nxjerr ne veprim deputetin magjyp te Dibres, Pare Spahiun dhe ky nji Hajdut i pasurue fuqishem,kushrini i Ministrit Manjani dhe i afermt i Monika Ngjales Kryemodhes.
    Ky Pare Spahiu bon Ligjin ne Diber dhe kan marre Monpolin e Druve,se bashku me familjen e tij kamuniste te kapur.
    STOP KOALICIONIT me HAJDUTAT o Ed Rama.ma mire vone se kurre.
    LSI nuk don Shtetin e se drejtes,por Shtetin e Xhungles.
    Ma mire nje fund te dhimbshem se nje dhimbje pa fund ke hajdutat e LSI qe po e rrjepin Shqypnin dhe vazhdojn te tallen me fukarenjt.

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

      Shume e sakte.Nje koment i shkelqyer po kujt i thua.

  2. kozmo says:

    Meta, eshte tashme nje politikan me eksperience te mire dhe nuk besoj , qe te gaboj ne vendimarrjet e tij. Rama fiton edhe pa Meten .

  3. Azio says:

    Ke te drejte Skanderbeg.
    I gjithe populli eshte perkrah Rames we vertete po ben shtet ashtu sic kemi endeuar te gjithe.
    Shtet I se drejtes per popullin dhe vetem per popullin.

  4. visari says:

    Edi rama dhe PS i fitojne zgjedhjet, sa here te behen. Vetem Edi Rama duhet te ulet pak e te ndreqe ca gabime qe jane te ndreqshme, te degjoje me shume zerin e te vjeterve ne PS jo vetem cunaket qe e gjeten sofren shtruar dhe tani po bejne namin, duke e diskredituar Rilindjen. Gjithashtu te pastroj administraten nga hajdutet pedeiste dhe te percaktoje pastertisht kandidaturat per deputete te ardhshem. Kontrollo e ndreq ca gjera qe e kane zhgenjyer elektoratin dhe pa tjeter fitorja eshte e sigurte. Lere Ilir Meten te shkoje nga te doje se populli e ka kuptuar kush eshte.

  5. luani u.s.a. says:

    Vlen te theksohet zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017 te behet me sistem Prim si dhe parlamenti i ri me 82 deputet te ri,sepse ne te ardhmen parti politike LSI -ja si dhe parti politike te vogla mos te jane parti politike te priviligjuar ne vendim marrje ne parlament dhe ne qeveri sic eshte tani Ilir Meta kryetar i LSI -se qe luan lojera politike ne plotesimin e kushteve ne koalicion me PD dhe PS ne formimin e parlamentit dhe te qeverise,kur dihet se Ilir Meta Floriri i Skraparit i priviligjuar,imunitet dhe i paprekshem nga ligji qe eshte me pasuri marramendese ilegale me kete ne formim te parlamentit te ri si dhe roforma ne drejtesi kreret e partive politike, anetaret partiake politike,deputet/e,kryetar komune,gjykates,prokuror,dognier…., do te arrestohen dhe do te denohen me burg kapitale sic jane : Sali Berisha,Ilir Meta,Lulzim Basha,Fatmir Mediu,Genc Ruli,Genc Polo,Jozefina Topalli,Gjin Gjoni,Jamarber Malltezi,Argita Berisha,Shkelzen Berisha….!

  6. adriatiku says:

    E ke gabim “skendebegas…” nuk e la Edi Rama, jane ca shqiptar te ashtuquajtur fasone dhe ca intelektuale te ashtuququajtur shezairrokesh!

  7. Treviso says:

    Po te mos ishte LSI-ja sistemi idrejtesise nuk do te perfundonte ketu ku eshte sot.
    Pa LSI-ne dhe politika nderkombetare do shkelqeje.
    Pa LSI-ne do kete me pak miljardere.
    Pa LSI-ne nuk do kete bllok qe kushton 700mije Euro.
    Pa LSI-ne do kete 50% me pak korrupsion.
    Pa LSI-ne do kete me pak mbjellje droge.
    Pa LSI-ne policia do kete me pak pune me transportuesit e droges.
    Pa LSI-ne do kete me pak njala ne tavolina.
    Pa LSI-ne popullit do ti shtohet dhe florini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *