Lefter Maliqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, nuk beson te lidershipi i Bashës

30 Tetor 2016, 16:21Politika TEMA

Ish deputeti Lefter Maliqi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së në Otllak të Beratit. Njoftimi është bërë nga vetë Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky i fundit nuk jep arsyen e kësaj dorëheqjeje, por burime të sigurta i thanë Citynews se, ky veprim mund të ketë ardhur për shkak të mosbesimit ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Postimi i Lefter Maliqit:

Dorëhiqem nga kryetar i grupseksionit të Pd-së Otllak dega Berat.! Të dashur miq për të futur frymën e bashkëpunimit drejt një organizimi dhe angazhimi më të mirë drejt fitores së zgjedhjeve të 2017-ës dhashë dorëheqjen nga kryetari i grupseksionit të Pd Otllak-Berat i zgjedhur me rreth 90% të votave, gjatë takimit me strukturat për arsye të angazhimeve të tjera në qarkun Berat dhe si anetar i këshillit kombëtar të PDSH-së!

Ky grupseksion në 2013 doli forcë e parë politike merreth 2600 vota dhe me 500 vota më shumë se 2009 duke 5 fishuar votat.Të vendosur,të bashkuar për të qënë model si drejtues seksionesh e grupseksioni shembull në qarkun Berat duke dalë forcë fituese me mbi 3000 vota,shëmbull që do ndiqet nga të gjitha grupseksionet e tjera për rritje në vota. Mbështeta hapur me konsensus në mënyrë unanime për kryetar grupseksion z.Muharrem Hoxha ish kryetar grupseksioni ish kryetar komune,demokrat qëndrestar dhe i përkushtuar në cdo fushatë. Të vendosur së bashku për të fituar mbi 3000 vota si forcë e parë në këtë grupseksion, pasi fryma,bashkepunimi përkushtimi,organizimi dhe drejtimi janë prioritete të këtij grupseksioni model për Fitore.!

3 komente në “Lefter Maliqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, nuk beson te lidershipi i Bashës”

  1. Hazalli says:

    Moooos Teri! Cqe kjo qe na bere ? Do te na mbeten pjeshket e Lapardhase pa ngrene nga Sala me ikjen tende o Tradhetar!Turp te kesh qe e le PD-ne ne kulmin e lezetit te Lulit.

  2. gysi says:

    do shkoje me parti tjeter fshatari lefter maliqi Nuk e di po mua ky me ngjan shume me ate gjykatsin shyqo te beratit

  3. Qifi says:

    Mire bere nje bq me pak ne PD, shko tek PS se ti aty ke qene gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje