Paqe në një sfidë me plot tension, nuk ka fitues mes Partizanit dhe Skëndërbeut

30 Tetor 2016, 19:25Sociale TEMA

Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 supersfida e javës së 9-të e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skëndërbeut.

Një sfidë që kishte brenda saj, tension, kartona të kuq, spektaklin si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Nuk mungoi dhe ndërpreja për disa minuta e sfidës, pas një sherri masiv në shkallët e stadiumit mes policisë dhe tifozave.

Një situatë e cila zgjati për disa minuta duke dalë jashtë kontrollit, ku dhe një tifoze femër rrezikoi seriozisht jetën pas dhunës që ndeshi në shkallët e stadiumit.

Sa i përket sfidës Partizani arriti që të dominojë në pjesën e parë të takimit duke pasur disa raste të arta për shënim. Rastin më të mirë e pati sulmuesi Ekuban, i cili me portën e boshatisur nuk arriti dot ta dërgontë topin në fund të rrjetës.

Në pjesën e dytë sfida u përqëndrua më së shumti në qarkullimin e topit ku rastet për shënim nga të dyja ekipet ishin të pakta.

Pas këtij barazimi Skëndërbeu ruan vendin e parë me me 20 pikë, ndërsa Partizani qëndron në vendin e dytë me 18 pikë të grumbulluara./ Fatjon Baze, TemA TV

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje