Pse i vrau Mehmet Shehu ballistët e Lushnjes

30 Tetor 2016, 11:32Politika TEMA

Roli i Dushan Mugoshës dhe Fiqirete Shehut në këtë histori: Libri me kujtime i Xhelal Staraveckës: “Përpara gjyqit të historisë”.

 

…Të nesërmen duke marrë dhe një varg prej më se gjashtëdhjetë mushkash të ngarkuara me topa malorë dhe me municionin e tyre, kalova Shkumbinin dhe iu drejtova Belshit. Në Belsh, një ditë përpara meje, kishte ardhur dhe brigada. Ajo kishte qenë në Sulovë e në Shpat të Elbasanit qysh prej asaj dite që u ndamë në Labinot. Si thashë më lart, se nuk kisha zell, as dëshirë për cilindo aksion, prandaj kur më thirrën në Shtab (natyrisht, në çështje me rëndësi kur nuk shkoja unë, shkonte Mehmeti) dhe atje më tha Dushani të merrja batalionin dhe të shkoja për të shkatërruar Isa Manastirin që vërvitesh atypari me çetën e tij. I thashë pa komplimente se nuk dëshiroja të shkoja, pasi doja të përfitoja nga ai qëndrim në atë vend që është plot me liqene, ku jo vetëm do të lahesha pasi ishim nga fundi i tetorit dhe dielli ishte akoma i ngrohtë për të bërë banjë, por doja të gjuaja dhe peshk, që e kisha shumë qejf, pasi kisha më shumë se një vit e gjysmë në luftra dhe aksione pa pushuar dy ditë rresht.

Refuzimin tim e pranuan pa ndonjë kundërshtim, natyrisht pasi e dinin se nuk më përkulnin. Në vendin tim u nis Mehmeti me një nga batalionet e brigadës kundër Isa Manastirit. Në katundin Golem të Lushnjes Mehmeti e rrethoi Isain dhe në pak minuta e shkatërroi, duke kapur çetën e tij që përbëhej prej 79 katundarësh, të cilët u dorëzuan pa shkrepur asnjë pushkë, ndërsa Isa Manastiri me 7-8 roje personale të vetë, doli nga rrethimi dhe iku.
Mehmeti, kur i kapi katundarët, megjithëse nuk kishin zbrazur asnjë armë kundër tij, kishte vendosur t’i pushkatonte të gjithë. Mirëpo partizania e atëhershme, që më vonë u bë gruaja e Mehmetit, Fiqeret Sanxhaktari, për të hyrë në simpati të Dushanit, cërnagorasit ortodoks, i propozoi Mehmetit të hiqte nga pushkatimi 10 katundarë që ishin ortodoksë, me pretekstin se, si minoritet, nuk mund të kundërshtonin për të mos shkuar me të tjerët të mbushnin çetën e Isa Manastirit.

Të nesërmen, kur Dushani më dha lajmin ç’kishte ngjarë në Golem të Lushnjes, më tha për Fiqretin se ishte një vajzë shumë e mençur dhe një komuniste shumë e mirë: “Në rreshtat e partizanëve asnjë nuk kishte si ajo”.
Edhe sot çuditem dhe thërres me të madhe duke pyetur se pse e bëri Mehmeti atë diskriminim? Ata ishin krejt me Isanë, për atë krim duheshin pushkatuar të gjithë; ose në qoftë se dëshirohej të përdorej njëfarë mëshire, pasi asnjë nuk kishte bërë qëndresë kundër çetës së Mehmetit, duheshin falur të gjithë; ose tek e fundit të merreshin dhe të pushkatoheshin 7-8 apo 10 persona duke i konsideruar si bashkëpunëtorë e simpatizantë të Isa Manastirit dhe jo 69 katundarë pse e kishin lafshën të prerë dhe të mos pushkatoheshin 10 pse, si lafshë-paprerë, nuk kishin guxim mos t’i bindeshin Isa Manastirit.

Më thoni, ju lutem, jam unë që bëj diskriminime dhe inkriminime në aspektin e fesë?

Besomëni se edhe sot pas njëzet e tre vjetëve që shkrova frazën me pikëpyetje këtu lart, ato fjalë më kanë dalë nga goja me zërin më të lartë që më del nga kraharori tamam sikur të isha në pyll…

Nëse pas njëzet e tre viteve kur shkruaja pyetjen -jam unë që bëj diskriminime dhe inkriminime fetare, apo janë të tjerët, – thirra me zë të lartë si i çmendur, duhet të më besoni, pra, se ka qenë ajo thika e fundit në trupin tim që më shtyri të merrja atë vendim aq të hidhur të ndarjes nga ata shokë që kisha qenë si mishi me thuan me ta; se ndërsa kisha përshëndetur ideologjinë e kuqe si helm kundër mikrobeve të “nepotizmit”, i gjeja ata mikrobe më të shëndoshë në komunizmin shqiptar nga influenca e Dushanëve dhe Koçi Xoxëve, për të cilin mund të them se ai sentimentalizëm edhe sot nuk i ka akoma rrënjët të thara.

Këndonjësi i këtij libri nuk duhet të shohë tek unë një fanatik mysliman kundër fesë së krishtere, pasi e para e punës unë nuk kam asnjë fe, pastaj feja myslimane nuk ekziston në Shqipëri veç në dy raste: në emra, si mua që mua më quajnë Xhelal, që është një emër arab dhe në synetllëkun. Çështja e synetllëkut jo vetëm nuk është ekskluzive myslimane, sepse e praktikojnë edhe çifutët, por nga ana tjetër është dhe higjenike, dhe higjena as ka as duhet të ketë gardh fenë…

Mos ejani të më thoni se as Fiqeret Sanxhaktari, as Mehmet Shehu ishin ortodoksë që vepruan në atë mënyrë, pasi gaboheni. Pse gabojeni, ja pse. Megjithëse në këtë rast dua të lë Mehmetin jashtë se ai, si komunist i bindur, nuk e shkonte në mendje një gjë të tillë, i cili sikurse kam thënë më lart, vepron në më të shumtën e rasteve sipas këshillave të shokëve që e rrethojnë në punë, në atë rast nuk mund të lë jashtë Fiqeretin, e cila, duke njohur sentimentin ortodoks të Dushan serbomadhit si dhe qejfin dhe hatrin e madh që do t’i kishte bërë Koçi Xoxes, që në ato kohë ishte gati si pronari i Partisë Komunistë shqiptare, për të mos thënë padroni, veproi në atë mënyrë.
Fiqeret Sanxhaktari e njihte shumë mirë Dushanin, nga ana tjetër e kuptonte dhe përshtypjen e ëmbël që do t’i kishte bërë Koçi Xoxes, prandaj ndërhyri energjikisht që mos t’i pushkatonte Mehmet Shehu ata që kishin lafshën të paprerë.

Preteksti, ta orientojmë si të duam çështjen, ka qenë absurd, se në atë grumbull katundarësh nuk mund të ngulmojmë se krejt myslimanët kishin shkuar me dëshirën e tyre me Isa Manastirin, jo se vetë ma ka thënë Isai, por e thotë logjika, pasi Isa Manastiri ishte një kapobandë dhe jo profeti Muhamet Mustafaj.

Për t’u shpjeguar më qartë, logjikisht ai pushkatim qe një krim vetëm pse u bë diskriminim, se nëse 10 ortodoksë shkuan nga frika për të bërë pjesë në çetën e Isa Manastirit, kush na siguron se në 69 katundarë myslimanë, meqenëse Isai nuk ishte profeti Muhamet Mustafaj, nuk kishte 20 katundarë, apo 10 ose tek e fundit 5 katundarë të varfër që nuk kishin shkuar nga frika me Isa Manastirin?

Jo, zotni, të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Ai diskriminim u bë vetëm për t’iu avitur një metro më afër sanktuarit apo tempullit të kënaqësisë së satrapit dhe nën satrapët ortodoksë Dushan dhe Koçi Xoxe që i kishim bërë monarkët tanë absolutë…

(Fragmente nga libri me kujtime historike “Përpara gjyqit të historisë: 1912-1966” i autorit Xhelal Staravecka, botimet “Naimi”)

32 komente në “Pse i vrau Mehmet Shehu ballistët e Lushnjes”

  1. tfgs1 says:

    histori turkoshakesh,varu kkkkkkkkkkkk……………

    1. adi says:

      e para
      ka 1 element te ketij tregimi te nje njeriu delirant dhe me shume gjasa te semure psiqik.
      te arije nje xhelal xhelal askushi me shume gjasa turk maqedonie e te thote nga qe ky nuk pranoi te zbatonte urdhrin dhe ata gjeten nje zvendesues te ketij dhe zvendesuesi i xhelalit paskish qene mehemet shehu??????????????????
      eshte mashtrimi me i madh i luftes. as enver hoxha as ballistet as zogistet as kush ne bote deri me sot nuk ka vene ne dyshim as trimerine as kapadaine as gjaknxhtesine as aftesine ne lufte te mehmet shehut dhe na dilka tani nje xhalal xhelal se do shkonte per peshkim xhelali dhe xhelalin e zvendesoi mehmet shehu???????????
      e dyta
      sado te perpiqen trutharet e llojit nishani batakcinjte politike si te rilindjes si te PD si dhe gjithe antishqiptaret dhe tradhtaret e kombit.
      LANC eshte lufta me e madhe qe populli shqiptar ka bere qe nga koha e gjergj kastriotit
      eshte lufte e njohur nga te gjitha fuqite fituese dhe humbese te luftes, eshte lufta qe i siguroi shqiperise integritetin teritorial.
      ata qe e sulmojne jane ose jo shqiptare ose tradhetare nuk ka asnje rruge te mesme ne vleresimin e tyre!!!
      sa per ballistet e pushkatuar ,nisur nga humanizmi i paqes qe gjykojme sot, eshte nje akt i denushem
      por por por keta njerez qe armet ja drejtuan vetem partizaneve dhe nuk hodhen nje pushke te vetme kunder pushtuesve pale pastaj qe nje pjese e tyre bashkepunoi me pushtuesin nuk mund ne asnje menyre ne asnje rrethane te dekorohen.
      sepse dekorimi eshte vleresim per nje akt te caktuar historik ne te mire te ceshtjes kombetare ose humane. mqs keta njerez te mjere te vetmen merite kane bashkpunimin me pushtuesit eshte uluritese qe ne shqiperi tradhetaret vleresohen si heronj, dhe ku ka vlere me shume bytha e ciljetes se zeri i vace zeles.

    2. Nik says:

      TI duhet te jesh nje bytheqire si cjane gjithe greket dhe prifterinjte…ti more koqe palikar je bere si Shaban hunderri qe dhe kur nuk kane mend me te sha e Ben vete veten tamam bythqir…shko qiu me vellezerit e tu aziatikë dhe arabe qe i ke me shumice ne Greqi..si rrace ezmere qe jeni..me sunite se jeni ju nuk ka…ne jemi rrace e bardhe..pellasge dhe jo bastardo arabo beduine…

  2. BallistiSuperior says:

    Komunist do te thote SHKAVELLIST.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Lanç ishte një luft e drejtë .që duhet vlerësuar gjithashhtu edhe përpjekja e ballit patjetër që duhet vlerësuar..kriminela dhe hajdutë pulash kishte nga të dY krahët..
    një fjale i thonë që historinë e shkruajnë fitimtarët dhe kur fitimtarët ishin kriminela dhe karrieristë si puna e enverit me mehmetin atëhere imagjinoni si mund ta kenë shkruajtur historinë..mbas një gjyqi me dyer të mbyllura dhe me dëshmitar të rremë një histori analoge u shkruajt edhe për gjyshin dhe xhaxhan tim..historia enveriste esht e mbushur me gënjeshtra.historianët e enverit duhen hedhur në hale..

    1. Bushi says:

      Zhaku i pamposhtur.Nuk jame plotesisht dokord me komentin tend.Edhe thua qe lufta partizaneve ishte e drejte,por edhe ballistet duhen vleresuar.Ballistet nuk duhette vleresohen fare,se ata i kthyen pushken partizanve,bashpunuan me fasizmin dhe nazizmin.Per kete ata nuk kane asnje vlere,se ishin tradhetare te shqiperise dhe te popullit shqipetare.Kurse,persa i perkte historise,Enver Hoxha dhe shoke te tjere e bene historine mbi baza reale,se jane deshmitaret me te mire,pasi ata e bene luften,mobilizuan popullin kundra pushtuesit,dhe fituan.Ne saj te kesaj lufte,vendi yne u radhit nder ne te gjithe vendet fitimtare,qe luftuan per lirine e tyre.Prandaj t’i themi gjerat ashtu siç jane dhe jo te shtrmberohet historia nga disa intelektual bastard,qe kerkojne ta kthejne ne lufte civile,duke mohuar gjakun e derdhur per çlirimin e shqiperise nga pushtuesit.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Bushi asnjëri prej nesh nuk është 100% i saktë por ne të gjithë duhet të respektojmë faktet historike dhe të vlerësojmë me llogjik qytetare dhe humanizëm e jo të ndikuar nga religjioni politik…unë vij nga. një familje e lidhur ngushtë me lanç por nuk e besoj historinë e shkruar nga monistët për arsye se xhaxhallarët e mi të cilët ishin veteran të lanç tregonin historira në rrethin e. ngushtë familjar për shumë egzagjerime dhe përndjekje të tepruara në adresë të ballit…ne sot kemi një kryeministër(zot na ruaj) që shprehet me arrogancë duke i quajtur ‘pulaxhinj’ si të ishte vet enveri..ramës dikush duhet ti kujtoj që është kryeministri i shq së ‘rilindur’ dhe jo ai sek ppsh…pastaj ne gjykojmë për ballin pa i pyetur aspak ballistët për ideologjinë dhe strategjinë e tyre gjat lanç??monedha ka dy faqe..përse duhet të. marrim për bazë ato që shkruajti hoxha?nuk duhet vazhduar lu e klasave nuk duhet të bëjmë atë që bëri greqia dhe vazhdon edhe sot të jet e përçar..ballistët ishin po aq patriot siç ishin edhe partizanët pavarësisht se ata kishin tjetër strategji dhe kërkuan bashkpunim me nazifashizmin si bëri bullgaria psh…deri ne mbledhjen e Mukjes ata bashkëpunonin me pksh..bashibozukët e vërtetë jannë rama ssaliu meta ceka imami..të gjith i njohim por na kanë hipnotizuar fanatizuar dhe përçarë..

  4. Moni says:

    Sa te pafajshem vrau Mehmeti? Te cilet kishin armet ne dore kunder tij, 69.
    Po a e dini se sa gra, vajza, femije dhe pleq, vrane amerikanet, vetem naten e 8 shkurtit 1945, kur lufta po perfundonte, ne Drezden, Gjermani? E dini? Sa thoni ju? 100 vete, 1 000, 10 mije?
    Jo, nuk e gjetet. Vrane 76 mije te pafajshem, te paarmatosur, dhe te robitur e uritur nga lufta.
    -Pra sipas jush amerikanet duhen shpallur kriminele? Historie e bejne fitimtaret dhe ate e bene amerikanet. Dhe ne Shqiperi e bene partizanet. Rrini si mut nashti ju ballistet.

    1. feniks says:

      Mbrockullat e kriminelit ballist Xh.Staravecka jane vetem per te justifikuar bashkepunimin e ballit me pushtuesit gjermane!
      Ne se nuk kishin dale per te luftuar kunder partizaneve,atehere per se i kishin armet me vete?
      Per cfare i duheshin keta gjoja fshataret e armatosur ketij nazistit Manastirliu per deri sa paskeshin qene te pa fajshem?
      Ne se nuk do luftonin kunder partizaneve,po kunbder pushtuesve gjermane PSE NUK LUFTONIN?
      A mund te na tregojne keta LAROT e ballit tradhetar ne se kane bere ndonje luftim kunder nazisteve gjermane,ne cilin vend beteje,kunder kujt reparti nazist,sa vete u vrane apo plagosen dhe pse nuk kane ngritur ndonje lapidar kushtuar ketyre luftimeve?
      Perralla me mbret se asnjeri nuk i ha keto!
      Tradhetine e ballit kurre nuk mund ta fshijne kelyshet e tyre as pas 1 mije vjetesh!
      Ne se kane patur te drejte,pse nuk kane shkruar historine e tyre ne ndonje liber,vjershe,film,etj,por merren vetem duke akuzuar partizanet dhe PKSH-ne?
      Tregoni ndonje gje per vete,o kelyshe tradhetaresh,qe brezi i sotem t’u besoje sado pak!
      Por as kete nuk e beni dot se nuk dini te sajoni beteja si Don Kishoti me mullinjte e eres!
      Ne se M.Shehu paska bere krim qe ka vrare 67 balliste te armatosur,po Kadri Cakrani,Xh.Deva. dhe kreret e tjere te ballit, ne bashkepunim me pushtuesit gjermane,PSE I PUSHKATUAN TEK DERA E SHTEPISE NE MES TE NATES SE 4 SHKURTIT 1943 86 qytetare tiranas pa asnje faj?
      Ju mund te shfajesoheni se ata ishin bashkepuntore me partizanet duke qene pa asnje pushke ne dore,ndersa 67 ballistet me pushke e tre organizuar i justrifikoni!
      Jo o derrat e ballit se nuk justifikoheni dot!
      Ata 67 balliste u vrane se luftonin kunder partizaneve ne bashkepunim me pushtuesit dhe e kishin bere hak plumbin pas koke!
      Dhe ne se ju do thoni se roberit e luftes nuk pushkatohen,atehere po ju pyes:
      PO AMERIKANET PAS LUFTE QE HODHEN 2 BOMBA ATOMIKE MBI QYTETET HIROSHIMA DHE NAGASAKI cfare kishin bere japonezet?

      1. Totila says:

        Nuk po lexoj me poshte komentet dhe as kete Stara vercken .
        “FENIKSI ” i ka thene qe te gjitha ato cka thuhen .
        Perndryshe kulishat e Ish kuislingeve ,tradhetareve ,regjenteve ,ballisteve ,legalisteve ,fashisteve ,nazisteve e ku di une i lini qe te KAUISIN dhe na hengshin MUNE e ta kene HARRAM !

      2. Bushi says:

        Bravo Feniks! Ke thene te verteten.

      3. zhaku i pamposhtur says:

        O feniks më vjen keq që po të flas në këtë mënyrë por ty dhe totiles u kanë dhjerë posht urës…e keni difektin në ADN…vështirë të shëroheni prandaj o burra ti internojmë këta nipërit e ish ballisteve sa kemi këtërilindasin dhe saliun ne një mëndje me qoftëlargun enver..(dhe mos guxoni të më akuzoni për pasardhës ballisti sepse jjam pasardhës nga eksponent të shquar të lanç..gjeni ndonjë arsye tjetër…)

  5. Albann says:

    Hodhi budallai i presidences nje gur e gjithe mediat shqiptare rendin pas gurit. Mos u merni me gurin, budallai hedh gur neser e sia dilni dot.
    Organizoni nje referendum e tregojini budallait se shoqeria civile ta heq ate qe te dha politika. I JEPNI RIGOLOSE SE BERISHES NJE LEKSION DEMOKRACIE.

  6. maks says:

    sume mire shkruan xhelali po pyetini lushnjaret per sa leke burgu e mori i biri xhelalit fabriken e qumeshtit me gjith 300kujtal djath kackavall dhe dini sa miliard lek e shiti fabriken i biri xhelalit pyetini prap lushnjaret

  7. Vurkari says:

    O Monist,

    Meqë e bënë Amerikanët domethënë që qenka në rregull të bësh krime në të pafajshëm dhe mos të dënohesh?

    Të gjithë kriminelët duhen dënuar përfshi ata amerikanë pa dallim.

  8. Jay says:

    Po ti o tfgs1 mos u merzit se si grek qe Je ske si te flasesh per histori shqiperie . per ne po punoni tani me dite pune per ne shqiptaret dhe Greeks mbaruan tani ju kemi bere te kendoni ne shqip ose ska pune pabuksa do vdisni

  9. vaso says:

    Ti Moni ngaterron kekun me byrekun.Amerikanet vrane gjermane,shqiptaret vrane shqiptaret.Parulla “o me ne o me ata”eshte thirrja per vellavrasje.

    1. askushi says:

      Jo zotri nuk jane vellezrit tane ata qe bashkpunuan me pushtuesin,me deshire apo pa deshire bari thate digjet me te njomin….edhe nuk behen heronj apo pishtare te demokracisee dhe nuk jane baraz me ATA qe humben jeten per ate vend duke luftuar qe ky legen president dhe jo vetem ky nuk thote gjys llafi….na rrofte azem hajdari e zogoll leshi pishtar te demokracise….. dhe mos ngatrroni periudhen e luftes me mbas saj,kishte ca kishte Enveri,po nuk e hodhi posht luften e LANC

      1. Jeronim de Rada says:

        Po ata qe bashkepunuan me Mugoshen, Popoviqin, Rankoviqin, Tempon… a thua jane vellezerit tane ???

        1. antifashisti says:

          O Jero!
          Po Rusvelti dhe Cercilli qe bashkepunuan kunder Hitlerit me STALININ,a thua se bene gabim?

          1. Superballisti says:

            O qatrafill komunis, Qerqilli dhe Ruzvellti….kurrrrr nuk kane bashkpunuar me Stalinin……..por kane luftuar kunder Nacizmit. ……po pse komunistet nuk bashkpu uan memQerqillin apo Ruzvelltin…Por bashkpunuan apo Kuislingizuan me Stalinat dhe Milladiant….Dushanat…..qe shqip i bjen TRADHETUAN.

            1. askushi says:

              Ik o meso te shkruash shqip ti njehere….pastaj bli disa libra dhe informohu kush bashkpunoi me kè gjate L2B,anglezet i kalonin rregullisht informacione rusève mbi levizjen e trupave gjermane mbasi sberthyen Enigmen

        2. askushi says:

          As ruset qe luftuan gjermanet as jugosllavet nuk ishin vellezrit tane,as aleatet qe erdhen ne Shqiperi gjoja per te na ndihmuar….me mendjen tuaj edhe dushanin do na e beni pishtar te demokracise se sdini te ndani shapin nga sheqeri….hiq frontin antifashist nacional clirimtar,te gjithe te tjeret luftonin kunder Shqiperise,kjo eshte e verteta

  10. Aseni says:

    O Moni, shko bej shurren!

  11. Leo says:

    Ne se do ta lexonit ne vemendje librin e Staraveckes do te rivleredonit ndryshe jo vetem Xhelalin por edhe historine jo vetem te luftes nac cl por edhe shume me heret. Liber qe hedh ne kosh librat e historise para e pas 90-tes. Lexojeni ju lutem para se te replikoni

    1. trojani says:

      Pse do ta shikojme ndryshe historine!!!?? pse eshte xhelali dhe c’do thenie e tije konvertohet me te verteten !!! xhelali eshte nje si gjithe te tjeret, qe ka kenveshtrimin e tije te historise sipas bindjeve qe ka pasur.
      duket qarte mllefi dhe inferioriteti qe tregon.
      ca do degjojme me !!! na e kthyen dhe ne lufte fetare tani.
      Histori me llafsha te prera !!!! jo faleminderit nuk do mare…..mbaheni per vete

    2. Semanjaku says:

      Xhelali shkruan per mysliman dhe ortodoks,,,per rolin e Fiqiretit per tu afruar me Dushanin dhe Kocin,,,nuk shkruan per ngjarjen si krim lufte,,,ai shkruan se e kishte mare malli te zinte peshk,,,dheeeee nuk e kundershtoi njeri kur tha se nuk shkonte ne zonen e Lushnjes per te azgjesuar keta ballista se ja dinin koken. Foli me shume per BELULIN dhe lafshet e prera, dhe kjo nuk ndikon aspak ne historin e luftes partizane po edhe ne ate qe ballistet kane qene bashkepuntor te pushtuesit.A munde te me gjesh nje rast ku nje ballist te jete vrare,,,arrestuar ,,,burgosur apo interrnuar nga nazi- fashistet???/.

  12. Fatosi-kosove says:

    Shqiptar te dashur,eshte e turpshme qe te mbrohet nje krim duke mbrojtur nje tjeter krim,u vrane “ballist” apo “komunist” gjate luftes,kjo dihet dhe asgje sdo ti ndihmoj shqieprise edhe sikur do ti nxirrni nga varri egzekutoret e ballistave ose e kunderta,siq asgje spo mund te arrihet duke e bere me gisht egzekutorin e mijera shqipatreve gjate viteve te demokracise edhe pse asnje nuk u deklarua “ballist”,a ju kujtohet te dashur se sa u vrane gjate viteve 92-95,sa u vrane gjate vitit 98 dhe sa u vrane pas vitit 98 e deri ne vitin 2011,nese ateher paska vra Enver Hoxha diku diku e Mehmet Shehu diku tjeter,qe jane te paket ata deshmitar qe sot mund te deshmojne,edhe nese deshmojne dhe tregojne ngjarjet nuk kalon asnje minute dhe sulen “intelektual” e analist dhe e bajne hore,po na thoni shqiptar te dashur se kush dha urdher te vriten njerezit ne vitin 92,kush torturoi,vrau dhe zhduki Remzi Hoxhen,dhe dy politikajt tjere me te,kush dha urdher qe te shtypen revoltat ne Vlore,kush dha urdher edhe me vone ne vitin 98 qe te vritet secili qe kundershton urdherat e revolucionit dhe puqit te shtetit qe u organizua dhe u udhehoq nga sali berisha,ka edhe shume e shume krime qe nese i krahasojme ato te “ballisteve” te vrare gjate vitit 43-44 jane me pak se 0.5% ne raport me vrasjet dhe egzekutimet gjate viteve 92-2011,pastaj nese Mehmet shehu paska dhene urdher per vrasjen e tyre si ka mundesi qe i biri i tij ishte kandidat i PD_s per kryetar Tirane jo nje here,dhe ishte e vazhdon te jete anetar i PD-s,u shkrua shume se edhe vllau i tij u kap me droge ne Holande,por ai vazhdon te mbetet “burre” i mire per PD-n,per te vetmin fakt se eshte nje vote me shume,po nese nje dit (Zot mos e ban) kalon ne PS njeri ose dy djemt e Mehmet Shehut çfar do te thuhet per ta?
    Pra mendoj se keto diskutime e analiza ne rastin e dekorimeve te “ballisteve” nga nishani jane bere me nje qellim te thelle qe siq thot populli me nje gure te vriten dy zogj dhe kete shume here ia arrine nishani,sali berisha dhe luli si hija e tyre,nje gje sme pelqen se kur dikush vritet qofte edhe duke vjedhur gjat pushtetit te Edi Rames shpallet deshmor dhe me vrap dekorohet nga presidenti,kurse nese dikush vritet nga sali berisha qofte edhe duke kerkuar buken e gojes si rasti i Remzi Hoxhes apo rasti i 21 janarit shpallen tradhetar nga sali berisha dhe me vrap etiketohen tradhetar e bashkepunetor te Rames nga nishani dhe luli gezohet se Rama do kete kater vota me pak,pra kjo eshte e turpshme dhe nese per dike te gjitha vrasjet e sali berishes jane te drejta ateher do tu thoja se nese do e provojne ne familjet e tyre do ta kuptojne se çfar do te thot,prandaj nuk mund te arsyetohen vrasjet e sotme duke thene se edhe ateher jane vrare njerez patriot pa e ditur veprimtarine e tyre edhe pse te bijt e vrasesve ateher jane po ata qe sot bejne dekorimet.

  13. Landi says:

    Kjo tregon se cfar ishte be te vertete paria komuniste shqiptare, thjeshte nje bisht sllavo-ordhoksesh te maskuar nen petkun komunist internacional.Eneveri dhe mehmeti te dy mutsliman te dhjere me komplexe prannonin nen udheheqjen serbo-cetnike Se donin vllazerim bashkim me serbet edhe sikur keta te zhduknin shqiprine nga faqja e dheut, Enveri as Mehmeti sguxuan te thonin njeher nje llaf kunder serbeve se do perfundonin vete si te tjeret . Te ju thuresh lavde Enverit dhe mehmetit eshte njelloj si te ju thuresh lavde Azem Vllasit e rrahman morines per “luften” e tyre per shpetimin e kosoves nga serbia

  14. ta says:

    po pse per te gjithe e ka nje mocion besimi vetem per presidentin dhe drejtesine nuk ka?

  15. Asip Demiri says:

    Hera e pare qe lexoj nje artikull ku permendet emri i Isa Manastirit, Isa Manastiri , ne fakt eshte ‘ISA LIKA’ MANASTIRI

    ISA LIKA MANASTIRI, ISHTE NGA FSHATI OSTREC I MANASTIRIT, POR PERSHKAK TE BETEJES SE MADHE DHE TE PEGJAKSHME QE NDODHI NE LAGJEN CESHMJA E KAZAS NE MANASTIR NE VITIN 1927 , MES FORCAVE SE MBRETNIS JUGOSLLAVE DHE VELLEZERVE ‘ STAFA’ pra Ramadani Lumani, Zekmani, dhe nje tjeter emri i te cilit nuk me kujtohet, ku 4 luftetar KACAK SHQIPTAR NE MES TE MANASTIRIT ELIMINUAN ME SE 180 USHTAR DHE POLIC TE SHTETIT JUGOSLLAV

    PAS KESAJ NGJARJE KREJT FAREFISI JONE ESHTE DETIRUAR NGA SHTETI JUGOSLLAV TE LARGOHET NGA TROJET TONA NE MANASTIR, DHE JANE VENDOSUR NE RAJONIN BALLE, E KALUSH TE KAVAJES DHE RRETHIN

    ME VONE ISA LIKA PAS LUFTES SE DYTE BOTRORE IMIGRON PER SHBA, DHE ATJE VAZHDON AKTIVITETET E TIJA , GJITHMONE DUKE BASHKEPUNUAR ME PARTIN E BALLIT KOMBETAR DHE FAMILJEN MBRETRORE TE MBRETIT ZOG

    PER FATE TE KEQ , ATA QE NA TREGONIN KREJT KETE HISTORI , ME NUK JETOJN DHE PER FAT TE KEQ SHUME KETO INFORMACIONE PO HUMBEN NGA DITA NE DITE

    ASIP DEMIRI MELBOURNE AUSTRALI 5 11 2016

  16. deti says:

    autori i shkrimit nje pederast politik armik i shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje