Rama dhe analistët

analistetNga Jon Leka*

External point of view: Panelistët në «Zona e Debatit» nuk dështuan ngase nuk dinin, por ngase nuk ishin vetja, sepse operonin me akuza për çështje të paqena dhe që ua servuan ata që nuk ishin në debat dhe ata që në fund u pajtuan dhe dolën fitues. Pse ata, mediat dhe panelistët përfunduan si humbësit më të mëdhenj brenda luftës për konkurrencë ndërmjet dy primatëve ballkanikë

Humori, tifozeria rrjeteve sociale për dy primatët shqiptarë Hashim Thaçi dhe Edi Rama nuk ka të ndalur. «Analistët», mediat janë klounët e hypur me dhunë në skenë për tu zbavitur masat. Vetë panelistët që u ftuan për t’i bërë pyetje kryeministrit shqiptar shkruajnë ose paralajmërojnë pledoajera, për tu mbrojtur, për ta shpëtuar imazhin e tyre nga sulmet, videot dhe statuset e shumta, ndër të cilët natyrisht edhe kësaj radhe më të neveritshmit janë ato të aktivistëve virtuale, autor nën mesatare në çdo sferë ku e kanë provuar, të atïllë që shesin «dokrra hiri» të dinë vërtet ç’është analiza, analistët dhe mediat pa e krijuar kurrë në jetë një tekst për t’ia pasur zilinë ndonjë student gazetarie apo autor i ri. Pra hakmarrja ndaj panelistëve është e padrejtë, por edhe ata nuk vetëreflektojnë me sinqeritet dhe të pranojnë me zemërgjerësi se çka ndodhi në të vërtet!

Kronologjia e polemikës

Gusht, 2016: Petrit Selimi, njëri nga ghostwriter-ët e presidentit Hashim Thaçi kumtoi në media protestën kundër Edi Ramës të instrumentalizohet nga Vuçiç në lidhje me autostradën Nish-Durrës, duke anashkaluar shtetin vëlla të Kosovës. Shtator: Mediat serbe, duke përdorur takimet e Nish-it, në formë të orkestruar përhapin «idenë e pajtimit shqiptaro-serb», duke aluduar si kontest në mes tyre çështjen e Kosovës. Ndizen mediat në Prishtinë me tendencën për instalimin e tezës së «tradhtarit Rama» dhe «Shqipërisë gjithmonë destruktive karshi Kosovës». Kosovacentristët e shfrytëzojnë edhe këtë rast për të rirrahur publikisht idenë e «kombit kosovar». Tetor, 2016: Rama merr pjesë në takimet e Nish-it. Ai atje edhe më ashpër u thotë serbëve se debati serb rreth Trepçës është absurd dhe monolog, pasi «Trepça nuk mund të transportohet përtej kufijve të Kosovës». Në Beograd perceptohet si s’kemi këtu çka flasim. Në Prishtinë u interpretua si thirrje e Ramës për të dialoguar rreth së njëjtës Temë. Rama atje tha se Serbia duhet të çlirohet nga iluzionet dhe ta njoh realitetin, Kosovën shtet, mediat në Prishtinë këmbëngulnin Rama pa të drejtë dhe mandat të ketë folur në emër të Kosovës. Po aty në kryeqytetin e shtetit të ri u botua pjesa e një protokolli marrëveshjeje ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për ndërtimin e rrugës Nish- Durrës. 3 dhe 4. tetor: Thaçi udhëton për Tiranë. Pas vizitave me krerët e institucioneve atje shkallmon publikisht idenë e «kombit kosovar» në favor të «shtetit kosovar» dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin e kryeministrit Rama. 25 tetor: Edi Rama mbërrin në Prishtinë dhe hanë drekë me Hashim Thaçin në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Shou më 27 tetor

EDI RAMA kishte ardhur aty i mllefosur me portalet që si duket e kishin fyer rëndë me mënyrën e raportimit. Ai ishte zot i temës dhe i sigurt në të kundërtën e asaj që i mvisheshin. Vetëm ai, Hashim Thaçi dhe rrethi i ngushtë i këshilltarëve të të dyve e njohin të vërtetën rreth psesë së shpërthimit të polemikës, rreth përmbajtjes së marrëveshjeve që ende nuk njihen publikisht, rreth zotimeve edhe të Kosovës pas konferencës së Berlinit dhe shumëçka tjetër nga të cilat si opinioni ashtu edhe analistët janë të suspenduar. Njohësit e profilit të Ramës e dinë se ai është një alfakafshë në retorikë. Jo nga ndonjë shkollim i veçantë në këtë drejtim ku do të kishte mësuar metodat e manipulimit të «turmave», por duket ta ketë dhunti të natyrshme. Shtoi kësaj përvojën dhe dijen jo vetëm në rrafshin politik por më shumë në atë kulturologjik dhe na bëhet e qartë se pse çdo debat e rrotullon në atë mënyrë që në fund të dal përherë si «good guy» i kauzave e tjerëve pastaj u duhet një kohë e gjatë të çohen nga karriget e të ekzekutuarve para opinionit. Ka edhe më keq. Siç u ndodhi PANELISTËVE në «Zona e Debatit» të 27 tetorit të cilët ishin të paradënuar të dalin si humbës në sytë e opinionit, jo ngase janë të paaftë, përkundrazi shumica prej tyre shkëlqejnë në profesionet e tyre, porse ata, shumica e tyre dolën aty të armatosur me akuzat e orkestruara, sistematike të atyre që nuk ishin aty: protagonistët kryesorë të fryrjes së debatit ishin GazetaExpress, respektivisht Berat Buzhala, «Zëri», respektivisht Arbana Xharra dhe veterani i polemikave të njohura autosugjestive Halil Matoshi. Fillimisht Arbana Xharra qortoi pse «analistët» të histerizohen kështu kur flet Rama e heshtin kur Erdogani flet për Kosovës sikur ta kishte vilajet vendin e saj. Një ditë më vonë, pasia analizoi situatën në bazë të protokolleve të gjetura nga gazeta që drejton, mirëpo doli me një artikull 7 pikësh që ishte kondensim edhe i akuzave që i lansoi nga gushti Petrit Selimi dhe të cilat siç u pa ishin edhe bërthama e «pyetjeve» të panelistëve në zonën e Baton Haxhiut. Pse nuk u ftuan në debat pikërisht këta eksponentë të «diskursit», natyrisht të shoqëruar edhe nga analistë  si Astrit Gashi, i cili brenda gjithë debatit ishte i vetmi dhe më objektivi rreth kontestit dhe trajtoi argumentet që vërtet kërkojnë sqarime dhe atë pa u lëshuar në gjykime e paragjykime apriori ose Krenar Gashi që mund të pyeste shumëçka rreth raportit Rama – Media, të cilave kryeministri shqiptar shihej që u ka shpallur luftë të hapur, së paku atyre që e kritikojnë?
Pyetjet e panelistëve ishin të arsyeshme dhe korrekte nëse ato do të ishin vetëm pyetje. Por jo. Atyre vazhdimisht u paraprinte një arrogancë, urrejtje, akuza me kode si «industria e kanabisit», «vendi i tij të jetë që nga koka e deri tek bishti vetë bërllok», «të Shqipërisë të flasin bukur e mos të thonë asgjë», «qeveria e tij të tradhtojë qëllimisht ekzistencën e shtetit të Kosovës brenda formulës së pajtimit shqiptaro-serb», «të jetë lëshuar në diskutim thelbësor në çështjen e Trepçës», «tu ketë premtuar libra luginasve përkundër ekzistencës së marrëveshjes serbo kosovare për të njëjtat». Pra pyetjet më shumë akuzonin se donin përgjigje. Arroganca ishte e paevitueshme. Atmosfera ishte armiqësore: panelistët nuk e shikonin gjithaq Ramën kur i drejtonin pyetje por njëri tjetrin me zgërdhirje, ngritje vetullash, frymëlëshuarje që irritonin veshët e shikuesve e të ngjashme, pra shihej një pakt i vendosur: do ta shkatërrojmë Ramën! Dhe shkatërruan veten para «turmave», siç i quan së fundi Zogaj tifozët e Ramës rrjeteve sociale që bëjnë humor me «analistët». Natyrisht padrejtësisht. Pse? Siç potencuam panelistët u bënë pjesë e një loje që nuk kishte për synim shpjegimin e diskrepancave ndërmjet dy diplomacive dhe shteteve, por ishte armiqësim i përkohshëm për shkak të konkurrencës ndërmjet dy primatëve: Rama dhe Thaçi e më shumë nga frika e të fundit.

Pajtimi i primatëve

Të kthehemi tek 25 tetori, dita e takimit Edi Rama dhe Hashim Thaçi në Prishtinë. Miqtë e të dyve spekulojnë se aty ndodhi një marrëveshje: rifaktorizimi i Thaçit në dialogun Prishtinë – Beograd. Mbyllja e keqkuptimeve dhe «konkurrencës» që e shpërtheu Petrit Selimi me urdhrin e Hashim Thaçit.
28 tetor: Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç kërkon «pjesëmarrja e Thaçit në bisedime është e rëndësishme për faktin se, partia e tij është më e fuqishmja në Kosovë», përkundër faktit se ky nuk është më kryetar partie por president.
Po më 28 tetor: Andi Bushati, njëri nga publicistët me kontakte miqësore me rrethin e Ramës dhe Thaçit përsëriti një gjë që u tha nga tjerë që në fillim të «ngatërresës»: «Ai qe së pari një debat i nxitur nga njerëzit e presidentit Thaçi, që kërkon monopolin në marrëdhëniet me Serbinë, si një urë e sigurt për mbijetesën e tij politike».

Humbja e mediave

Mediat korrekte, hulumtuese do ta ngulnin gishtin në këtë luftë konkurrence kalamajsh ndër primatë dhe do të kursenin higjienën mentale të masave, ose «turmave« të Zogajt, nga urrejtjet e ndërsjella. Por jo. Për Halil Matoshin dhe brigadën e tij e dimë se operojnë ashtu siç bëjnë ngase kombin e tyre duan ta bëjnë jo nga faktet eventualisht të qena (se për këtë duhet kapacitet intelektual dhe duhen institucione)  por «nation»-it  tentojnë ta prodhojnë mbi themele mllefi, mallkimi, mohimi të tjetrit/tjerëve, për tjerët çka dimë? Pse këta tjerët u instrumentalizuan nga kjo lojë e nisur nga Petrit Selimi dhe e përfunduar nga Rama, Hashimi në një restorant të Prishtinës dhe bekuar nga Daçiçi me një konferencë shtypi? Nga frika; këta janë të bindur se Shqipëria mund t’i bëjë Kosovës shumë dëme nëse ajo lejon që Shqipëria të flasë në emër të saj. Këtë frikë – siç është edhe natyra e vetë frikës – e manifestojnë me shumë irracionalitet, sidomos rrjeteve sociale dhe rrallë edhe me tekste të argumentuara. Donin këta, ky grup që ta shfrytëzojnë këtë ngatërrese primatësh ballkanik në konkurrencë që t’i lajnë «hesapet» me Shqipërinë që ajo mos sillet më në të ardhmen si ndonjë «magna mater»? Nëse është kjo edhe këtu dështuan, ngase për nga disponimi i opinionit shihet që mediat dhe «kosovakombtaristët» e pësuan më keq se kurrë dhe nuk besojmë ta marrin veten për një kohë shumë të gjatë. Dy figura u forcuan edhe më shumë: Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që të dy të një kombi dhe bashkë edhe pas «zënkës kozmetike» të tyre- kështu sipas qëndrimeve të tyre të fundit!
Mediat dhe eksponentët e involvuar në kampanjën anti-Rama humbën ngase nuk ishin vetja. Ata nuk bënin pyetje duke shpresuar në përgjigje por akuzonin me fjalorin e instaluar nga vetë ata që e nxitën dhe mbyllën debatin në favor të tyre.

*ka lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat dhe Historinë krahasuese dhe Filozofinë (Belgjikë, Francë, Zvicër). Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Që nga viti 2015 ndrron emrin dhe mbiemrin nga Xhemal Ahmeti në Jon Leka. Jeton në Bernë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Rama dhe analistët”

  1. TJ says:

    Shume bukur! Kjo eshte gjendja midis shqiptareve! Me vjen keq por shqiptari ,kuptohet disa kokra, kane qene dhe jane ne sherbim te nje ,beu ose sot Boss-i! Ne sherbim te nje fuqie me te madhe si serbet apo greket apo dhe ruset! Vete afrohemi te sherbejme me servilizem me shprese se do te na hdhin nje kocke,heret a vone! Ka dhe armiq te betuar te shqiptareve qe jane lidhur me keta serbe! Ky eshte Saliu! Ky njeri me ne fund e nxori koken dhe c’do kush e di kush eshte ! Kete e dine edhe ne Kosove! Atehere pse keta analiste nuk ishin vetvetja por flisnin me tezat berishiane antishqiptare?! Edhe shqiptaret edhe shqiptaret kosovare duhet te civilizohen! Duhet te arrijme demokracine! Ne urrejme njeri tjetrin me shume se urrejme serbet! Kur Saliu jep leje per hidrocentrale dhe Rama heq shumicen e tyre, keta analiste thone e ka fajin Rama?! Jane te dy njelloj?! Pse? Kete pergjigje e ka Saliu! Une nuk jam dakort me Ramen per shume gjera por kuurrrrrre me Saliun!

  2. pro says:

    ..nuk e di ç’dreqin don z Jon..s’besoj se je me i pergatitur se palet…

  3. nina says:

    analuster e Shkatrruan mendjen e popullit dhe gazetaret gjithashtu… Ti vin anes Kryeminstrit Rama per cdo gje.. mllefistet do mbyten vete me nje pik uji… Se ndryshimet shihen kudo ne Shqiperi duan apo nuk duan analistet dhe gazetaret… vendi po shkon ne rilindje te papar ndonjehere ne keto 25 vite.. poshte ata qe perkrahin pd-istat e ju shkojne prapa krimineleve si ne ide dhe levizje kundra BE te vendit..

  4. vang says:

    z Jon.komplimenta per artikullin.Duke mos ju njohur,fatkeqesisht, per nje moment mendova se mos ishit si ata te “”mjere”” Matoshet,Buzhallet e te tjere,qe pa piken e njohjes se historise se krijimit te kombeve,e me gjere,dalin me ”teori” absurde qesharake qe reflekton nivelin e tyre intelektual te ulet.Etheksoj :Nivel teper te ulet,dhe nuk dua te them se ata bejne pune armiqesore.DUAN TE FORMOJNE KOMBIN KOSOVAR. Ne rast se vertet e kane kete cmenduri le ta bejne.Si??? Artificialisht?MECFARE GJUHE?Me cfaere historie?Ne cilen vazhdimesi teritoriale?? Perse mendojne se simbolet shteterore te Kosoves u ndryshokan kombesine.?Shqiptaret nuk jane as si latinet,as si sllavet apo popujt gjermanik qe historikisht formuan sejcili kombin e vet.Me vjen edhe per te qeshur me naivitetin , por edhe per te qare me boshllekun e tyre.Edhe Ahtisari eshte shume me perpara se ata per interesat e Kosoves.”Bir Matosh i nenes ke te qaj me pare?Matosh apo Buzhalle?? “”Keshtu qan nje nene labe……

  5. anton says:

    Ky zoteri do bente mire qe te kritikon redaksin e gazetes Zeri te Kosoves, qe i boton shkrime pseudopublicisteve qe shkruajne shkrime shantazhuese, duke shpifur dhe thene te paverteta per portalin shqiptare ne Zvicerr albinfo.ch. Autori i ketyre shkrimeve nuk ka munde as provimet ne universtitet te Prishtines te i jap, ai sot merret me shkrime me te pavertete. Portalet qe financohen nga administrata federale zvicerrane nuk munde te zhvasin grantet, siq ka shkruar gazeta Zeri. Prandaj a e kontrollon redaksia e Zerit se kush eshte autori qe ju dergon shkrimin? Kush e shkruan ne te vertete dhe kush fsheht pas shkrimeve me te paverteta?! Une nuk i ngris ne qiell redaktore e as gazetare qe lejojne te dalin ne gazete e tyre shkrime shpifese.

  6. Analitsti says:

    Tek nje gje ja ke fut topit, Andi Bushati me Edi Ramen ska asnje lidhje. Andi Bushati eshte servili i Lulzim Bashes qe ndonjehere ben sikur analizon ne menyre objektive per te ruajtur kredibilitetin e vet si analist i pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *