Tentativa për atentat ndaj Vuçiç: A ka lidhje me vizitën e kryespiunit rus në Beograd?

30 Tetor 2016, 12:43Rajoni TEMA
Tentativa për atentat ndaj Vuçiç: A ka lidhje me vizitën

Shërbimet sekrete perëndimore kanë arritur të pikasin një përpjekje serioze për t’i bërë atentat kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili duket se e ka bërë kthesën e tij drejt Perëndimit, për ta braktisur Rusinë.

Pas disa shenjave të hapura brenda kabinetit qeveritar për ta rrëzuar atë, siç duket është vënë në jetë plani më ekstrem, pikërisht dy javë pas atij që dështoi edhe në Malin e Zi.

Plani  është zbuluar pas vizitës së kryespiunit rus në Beograd, Nikolai Patrushev, i cili ka takuar vetëm Nikoliqin dhe Daçiqin.

Siç bën të ditur televizioni serb b92, përpara shtëpisë së kryeministrit Vuçiq në Beograd është kapur një autokolonë makinash që rrinte e parkuar dhe brenda tyre ndodheshin armë të të gjitha llojeve, për të sulmuar madje edhe një stacion policie: nga granatat tek raketat antitank.

Arsenal i armëve dhe i municionit është gjetur i fshehur në një pyll në Janicima, në lagjen ku ndodhet shtëpia e kryeminisrit. Në fundjavë, Vuçiqi me familjen del gjithmonë për të shëtitur në parkun pranë banesës së tij.

Policia ka bllokuar të gjithë zonën, dhe në vendgjarje erdhi edhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq. Ai deklaroi se policia është informuar nga një qytetar që po zinte peshk në liqenin që ndodhet në Janijcë, por mediat serbe opozitare theksojnë se informacioni ka ardhur nga shërbimet sekrete të vendeve të NATO-s. Stefanoviq tha se policia ka gjetur një snajper, granata, antitank, automatikë kallashnikov, dhe një sasi të madhe municioni.

“Si ka mundësi që të gjitha municionet ishin të posaçme, që përdoren kundër automjeteve të blinduara, çka është edhe një nga veturat që lëviz kryeministri dhe personalitetet e larta. Përse shërbejnë ato? Ky është një fakt rrëqethës,” tha Stefanoviq.

Ministri i Brendshëm i ka lëshuar një ultimatum shefit të shërbimit sekret, që është një organ i cili varet nga presidenti Tomislav Nikoliq.

“Në qoftë se ai (shefi i BIA-s) nuk gjen dot se kush janë ata që fshihen pas këtyre armëve, duhet të japë dorëheqjen,” deklaroi ministri i Brendshëm serb.

Të gjitha shërbimet e sigurisë janë aktivizuar menjëherë dhe janë përfshinë në kërkime gjatë gjithë natës. Sipas vlerësimeve, sasia e armëve të gjetura ishte e mjaftueshme për të shkatërruar një kolonë automjetesh, makina, autobusë dhe kamionë.

Ministri  i çështjeve sociale, Aleksandar Vulin, ka shpërthyer pas zbulimit të armëve, duke deklaruar se, “Dikush duhet të thotë se kush qëndron pas përgatitjeve për të vrarë Aleksandër Vuçiqin.”

Vulin është mik personal i kryeminitrit, dhe deklarata e tij ishte drejtuar pikërisht tek Rusia dhe aleatët e saj në qeveri, siç është ministri i Jashtëm, Daçiq, por edhe presidenti Nikoliq.

Daçiq, nga ana e tij, tha se duhet të bëhen të gjitha hetimet, por ai është njeriu që shikohet më me dyshim nga të gjithë. Kjo pasi e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur pas vizitës në Beograd të kryespiunit rus, Nikolai Patrushev.

Ndërkaq, Vuçiq ka vendosur që t’i largojë nga vendi një numër shtetasish rusë që akuzohen për spiunazh në Serbi. /tesheshi.com/

6 komente në “Tentativa për atentat ndaj Vuçiç: A ka lidhje me vizitën e kryespiunit rus në Beograd?”

  1. X says:

    Jooo. Nuk ka mundesi birazeret ortodoks ti bejne keto lloj gjerash midis tyre…..do theshte tfgs1.

    1. Albani says:

      Do te thoshte patjeter po te mos ishte ne preherin e janulles.

  2. Aleksander says:

    Duket me teper si nje inskenim ,sepse kujtoj qe kur ruset duan te zhdukin dike e bejne shume mire , ne heshtje ,ne distance .Sa gazetare e opozitare ka zhdukur Putin pa dhene asnje mundesi komprometimi !?-Kjo eshte nje sajese qe ,qellimin do ta kuptojme me ndonje levizje qe do te ndodhe se shpejti ne qeverine serbe ose gjithesesi ne politiken serbe…te shohim !

    1. Pelasgian says:

      Gazetaret ne muzhiklandin e putanes nuk kan rendesine e kryeministrit te nje vendi tjeter.

      Megjithate Serbia dhe shume serbe jan filoruse,kshtu qe putana ka mbeshtetje te madhe per ta vrare Vucicin ose per ta rrezuar. Bufi Dacic dhe Verona e varreve Nikolic jan te paret filoputane.

  3. paradoks says:

    Nxenesi i kriminel Sheshelit nje antiperendimor i terbuar na qenka ne shenjester te agjenteve rus! Teatri serbo-rus eshte jashte mode prandaj nderroni taktike, kerkoni falje per krimet e bera dhe njihni kosoven pa kushte ne qoftese doni te afroheni me perendimin.

  4. demokrati says:

    Agresioni rus ndaj Europes ka filluar, tentativa per grsuht shteti ne Mal te Zi, perpkeja per vrasjen e kryeministrit serb, levizjet “ekologjike” te seksionit shqiptar te FSB se bashku me levizjen per krijimin e frontit Meta-Blushi-Berisha per rrezimin e qeverise shqiptare, fushata e paprecendent e Greqise per destabilizimin e Shqiperise, levizja defaktorizuese e “kosovarve” jane te gjitha pjese e lojes se madhe qe do te fuqizohet edhe me shume ne prag te zgjedhjeve presidenciale ne SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje