Albatros Rexhaj në Zululand: Unë prezantohem kudo si shqiptar, kosovar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Albatros Rexhaj ZululandSot në Zululand ishte i ftuar shkrimtari shqiptar nga Kosova, Albatros Rexhaj, me të cilin Mustafa Nano diskutoi për tezën e indentitetit kosovar që po mbrohet nga një pjesë e elitës në Prishtinë.

Kur Nano e pyeti se pse ky indentitet kosovar duhet krijuar si karshillik ndaj Tiranës dhe pse u gjet si pretekst vizita e Ramës për ta shpalosur këtë, ai u shpreh se e gjitha kjo është realitet në kokat e disa njerëzve që nuk e pranojnë faktin se nuk ka më barriera në mesin e shqiptarëve dhe se kjo është projeksion i disa elitave për të ruajtur rëndësinë e vet.

Z.Rexhaj gjithashtu ndër të tjera u shpreh se ai prezantohet kudo si shqiptar, kosovar dhe është shqipëtar nga gjuha, nga kultura, nga traditat dhe kosovar nga shtetësia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Albatros Rexhaj në Zululand: Unë prezantohem kudo si shqiptar, kosovar”

  1. Iliri, Kaçanik says:

    Shqiptarët nuk janë komb vetëm se flasin gjuhën e bukur shqipe. Normale është, gjuha është tipari kryesorë që na bashkon (Pavarësisht se flasim dialekte të ndryshme, edhe kombet tjera kanë dialekte të ndryshme). Si tipare tjera që na bashkon si komb janë: jemi vendas ne keto troje, nuk kemi ardhur nga askund; kemi të njejtën histori; kemi te njejtët heronj; kemi letersinë e njejtë; ninullat i kemi te njejta; armiqt dhe miqt i kemi të njejtë, etjetj. E në fund te fundit jemi betuar para të njejtit flamur: Flamurit kuq dhe zi, flamurit të Skenderbeut! Doni më shumë të iu tregoj tipare qe na bashkojnë për tu quajtur si një komb UNIK?! Harrova edhe dicka: kemi të njejtat të meta dhe të njejtat përparsi, por mbi të gjitha kemi dicka që asnjë komb tjetër se ka, kemi: BESËN!

    1. albaniafirst says:

      Fjale me vend ke thene Iliri Kacanikut. Pac jete te gjate e te lumtur.

  2. agron says:

    ti gjithmone ke qene dhe je paraqite si magar…sepse je magar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *