Armando Duka nuk po vret vetëm futbollin!

31 Tetor 2016, 19:18Sport TEMA

Nga Bledi Lumani

Ajo që ndodhi në Elbasan është një këmbanë alarmi. Mbi të gjitha për Armando Dukën!

Frustimi i gjithë këtyre viteve favorizimi të një ekipi ku ai është ortak, është shfaqur në formën më të dhunshme, dhe ky mund të jetë veçse fillimi.

Dhuna nuk lindi dje në shkallët e stadiumit të Elbasanit.

Ajo ka lindur shtatë vite më parë, kur disa njerëz me para dhe të lidhur me shtetin, vendosën të hynin në botën e futbollit.

Morën një ekip që ishte duke rënë nga kategoria, blenë ndeshjet që kishin mbetur për ta shpëtuar, dhe për gjashtë vite me radhë, e shpallën kampion.

Kuptohet, me blerje ndeshjesh, favorizime dhe mbështetjen e hapur të FSHF-së dhe Armando Dukës.

Gjë që është vërtetuar edhe nga raporti i UEFA-s, sipas të cilit, Skënderbeu ka trukuar të paktën 50 ndeshje.

FSHF dhe Armando Duka në mënyrë skandaloze dhe kriminale, e kaluan këtë raport në heshtje dhe nuk morën asnjë masë ndaj Skënderbeut.

Në Itali, për shumë më pak, Juventusi u rrëzua një kategori më poshtë dhe iu hoqën dy tituj.

Në gjithë këtë histori, nuk është vetëm favorizimi i Skënderbeut.

Kjo do të ishte e keqja më e vogël.

Ngritja e Skënderbeut në fakt, ka çuar në shkatërrimin e ekipeve të tjera, që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar.

Kujtoni Dinamon. E shkatërruan pikërisht për të ngritur Skënderbeun.

Apo Flamurtarin, që dy vite rresht u përpoq të konkurronte me Skënderbeun, por aleanca mafioze e korçarëve me FSHF-në bëri që vlonjatët të dorëzoheshin dhe prej vitesh tashmë notojnë në ujëra të turbullta.

Kjo gjë tani rrezikon të ndodhë edhe me Partizanin.

Ndaj dhe tifozët e Partizanit shpërthyen dje në Elbasan.

FSHF kishte caktuar me qëllim si arbitër një kamikaz të Skënderbeut, i cili u bë shkaku i një ngjarje të dhunshme, që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Ai prishi një ndeshje të dominuar nga Partizani, duke nxjerrë një lojtar me karton të kuq, në sfidën me delikate dhe të rëndësishme të kampionatit, ndërkohë që kishte kursyer disa kartonë ndaj lojtarëve të Skënderbeut.

Hezitimi i tij pastaj për të nxjerrë me karton të kuq lojtarin e Skënderbeut, disa minuta para fundit të ndeshjes, solli acarimin e tifozëve, të cilët u rrahën barbarisht dhe jashtë çdo logjike dhe në shkelje të rregullores, nga ana e policisë.

Skenat e Elbasanit duhet të bëjnë të reflektojë mbi të gjitha Armando Dukën.

Ai ia ka arritur ta shkatërrojë futbollin shqiptar. Ka ndërtuar një kampionat privat, ku vendi i parë është i përacaktuar, ndërkohë që ekipet e tjera luftojnë për vendin e dytë e poshtë.

Ai ka vrarë vrarë futbollin dhe shpresën për një garë të ndershme, por tani rrezikon të bëhet shkak jo vetëm për vrasjen e futbollit, por edhe të tifozëve, durimi i të cilëve duket nuk mban më.

Ndaj nëse nuk i jepet fund trukimit dhe favorizimeve, do të kemi të tjerë “Elbasanë”.

Por këtë radhë pasojat mund të jenë edhe më të rënda.

Dhe përgjegjësi do të jetë ai, Armando Duka.

14 komente në “Armando Duka nuk po vret vetëm futbollin!”

  1. Moni says:

    Futbolli ne Shqiperi ka vdekur. Tani ligjin e bejne presidenter mafioze qe nuk i japin llogari askujt se ku i gjejne paret qe sponsorizojne futbollin.
    =Ku jane ekipet e tradites- Dinamo, Flamurtari, Besa, Elbasani, Apolonia, Tomorri, Naftetari, Beslidhja, Lushnja,
    Tani futbolli luhet vetem ne Tirane, por me emra Korabi, Kukesi, Puka, Laci, Peqini, etj. dhe vitin qe vjen edhe Kamza,qe nuk kane asnje lojtar nga keto qytete. I bejne stervitjet ne fushat e Tiranes dhe ndeshjet ku te gjejne stadiume bosh,

    1. Ardi says:

      O moni ky plera gazetar po sulmon investimet private, eshte nje shkrim shume palidhje dhe ordiner o bledar

    2. Saba says:

      Kur doti vie fundi kti krimineli te futbollit aka dikush ti thot stop kti debili mafiozit numer nje ne futbollin evropjan si mund ky popull ta shof ket mafioz ne krye te futbollit shqiptar e tmerrshme.

  2. Aleksander..tifoz vetem i Kombetares says:

    Po flisni si tifoze te merzitur .Pashe ndeshjen dhe, REALISHT pashe nje Partizan qe NUK ESHTE AKOMA ne gjendje per te mundur Skenderbeun.Kjo semundja e te frustuarit ka kapur gjithe tifozet qe duan ” o fitore o skandal” si tifozet e Laçit dikur kur luanin ne shtepi.Me vjen keq kur shoh ne kete histeri tifozesh te perfhshihen edhe njerez qe duhet te jene model per masat e atyre tifozeve qe thyejne stola ,shajne me liber shtepie, sulmojne tifozet e skuadrave te tjera…ende PA PASUR SHKAK…PA FILLUAR NDESHJET…!!!- Perfshihen ne kete histeri qe perpara ndeshjes edhe “tifozet” femra qe QELLIMISHT jane akomoduar ne mes te “GUERRILSAVE” !!!-Sigurisht PER T’U PERDORUR ashtu siç u perdoren ,sepse nje vajze normalisht shkon ta shikoje ndeshjen ne nje tribune tjeter e jo ne mes te GJURULLDISTAVE te vetequajtur Guerrils.NUK ESHTE HERA E PARE QE SHQUHEN PER DHUNE, THYERJE STOLASH ETJ ETJ.Perpara se te kerkoni faje e fajtore te te tjeret …shikoni veten.Mjaft me FILMAT E SHPIFUR ,njerezit sot ndjekin HOLLIWOOD-in ,e ju jeni shume amatore e shume te shpifur per te qene te besueshem. Edhe Braçe te qetesohet e te nderroje menyre,sepse po humb pike edhe si politikan qe e kemi admiruar deri me sot…po e ul shume nivelin !

    1. Patrioti says:

      Ty Alex-kari mos te te vij aspak per asnje e me pak per tifozat e kuq por fillo ndje keqardhje per vehten se allahu do gjej zgjidhje te shpejte edhe per ty si perkrahes i Dukovicit e kernackave!eshte shume e thjeshte po nuk denon dhunen mbreme do te thote qe je dhunues,ne te gjithe tekstin e autorit nuk eshte shpreh frustrim per humbjen ose mosfitoren por indinjata e madhe e padrejtesise qe po i behet futbollit shqiptar nga nje klan mafioz me ne krye Duken,por ty e soji jot nuk e shohin dot se jeni njerez vemje se nuk doni te verteten po jetoni te ndryshkur ne balten e hipokrizis e servilizmit qe ju ka mbulu e ju ka groposut

    2. O Berat ç'e pate fat! says:

      Aleksander, je realist dhe i sakte! Ky Bledi Lumani eshte pjese e jashteqitjes se gazetareve.
      Vertet Skenderbeu u ngrit 7 vjet me pare nga nje grup njerezish me leke. Vertet u luajt jo vetem futboll nga ata, ate kampionat per ta shpetuar nga renia. Por jo e gjitha kjo ishte balte, kishte dhe 11 djem ne fushe ne cdo ndeshje qe shenonin gola!
      Sipas ketij gazetari dhuna ne stadiume lindi 7 vjet me pare. Biles dhe kur HORRAT MORRA te partizanit thyejne stola ne Shkoder, Kukes, Durres, Vlore, … etj, fajin e ka Skenderbeu! Dhe Duka, kuptohet!
      Shiko c’fare llogjike!?
      Sulmohet autobusi i korcareve nga horrat dhe fajin e ka Korca dhe Duka dhe “mafiozet” e ekipit.
      Ky paloja shkrues i paguar nga rrugacet e partizanit dhe ai deputeti Erion xhuç vazhdojne te nxijne cdo gje pozitive te ketyre viteve. Gjeni nje vend ne bote ku i diskutohen titujt ne nje kohezgjatje te tille nje ekipi. Ka 6 vjet qe vetem akuzojne dhe harrojne te shohin inferioritetin e tyre ne aspektin sportiv. Asnje ekip keto vite nuk ka qene me i mire se Skenderbeu! Megjithate asnje fjale e mire per merita sportive nuk eshte degjuar e shkruar nga “elita” e Tiranes (jo ekipi). Si ka mundesi? Jane 7 vjet hile, vjedhje, korupsion, blerje, shitje, baste, puro, hajduteri,….. dhe asnje titull i merituar?
      Kjo eshte hipokrizi, xhelozi dhe genjeshter e madhe kryeqytetase, ne rastin me te mire.
      Keta halabake me ne krye deputetin xhuxh jabanxhi brace, i kane syte e errur. Nuk kujtohen te kuptojne c’fare ka ndodhur keto vite ne Korce. Skenderbeu punon me nje filozofi ndryshe. Funksionon si nje klub modern perendimor, si asnje tjeter ne Shqiperi. Skenderbeu ka ne dispozicion asetet e nje zone sportive te kompletuar qe eshte e vetmja ne Shqiperi, sepse nuk u shkaterrua!!
      Parazitet si ky gazetar nuk duan te permendin asgje nga keto. Duan vetem te nxijne cdo gje sepse nuk durojne dot faktin e te ngelurit mbrapa ne mentalitet nga fenomeni Korce.
      Dhjetera futbolliste te angazhuar keto vite, stafet e trainereve, tifozerine korrekte, atmosferen e krijuar ne stadium, mikpritjen e te gjitheve pa dallim; dhe ne fund te fundit cilesia nuk do kene rendesi kurre per keta!
      Keta jane plehera, Aleksander.
      Harrojne padrejtesite qe ka provuar ne kurriz korca gjate historikut te egzistences se saj.
      Dhe, nuk kane per te pranuar kurre 6-7 titujt e ardhshem te Skenderbeut.

    3. FrustrimAnalbanistani says:

      na frustruat fare, o palaco..frustruat frustruat??????????/

  3. Konica says:

    Te lumte..je sh korrekt..
    Thjesht nje analize perfekte..
    UEFA e denon Skenderbeun Armando Duka nuk vepron por e le kampion..
    Ptu fare e keqe..

  4. Dinamoviti says:

    Pas komentit te “Aleksander…tifoz i…”, nuk ka me vlere asnje lloj komenti tjeter. Jeni plotesisht i sakte . Ju lumte!

  5. asnjeanes says:

    ky gazetari qenka vertet tifoz i semure i partizanit ,tani me sa kam pare une gjith keto vite futboll korca me lojen qe bente i ka merituar plotesisht titujt kampion,sa per ndeshjen dje tek momenti qe u acaruan tifozet kartoni i kuq per kalarin ishte mese i drejte. tani se ku e shikon ky favorizimin e korces ate ky e di qe ka zhgarravitur kete shkrim pa pike pergjegjsie.

  6. Treviso says:

    Mafja e futbollit po i humb seriozitetin punes se policise dhe komplet ministrise se Brenshme.A nuk e din shteti se kush eshte kryetarii mafjes se futbollit? Pse ka vite qe shteti tregohet i heshtur me kete kryemafjoz. UEFA e e denoje kryetarin e tyre mafjos, qe ka bashkpunuar dhe me kryetarin e mafjes FSHF. UEFA e ndesi semaforin e kuq per kryemafjozin FSHF por nuk e paasnje nga pushteti. Si ka mundesi te gjitha institucionet shteterore kaluan me sinjalin e kuq. Kryeministri duhet te prononsohet me kete skandal te madh shteteror.

  7. vjeshta says:

    Lumani, Duka eshte kankrena e futbollit ke te drejte!
    Vetem fjalen “frustimi” do te na thuash c’do te thote ne shqip. He te keqen se jemi te trashe.
    Dhe ti je i zgjuar.

  8. tifoz i Partizanit says:

    or ti tifoz vetem i kombetares PARTIZANI e mundi SKENDERBEUN ne fund te kampionatit brenda ne Korce dhe kujto kartonin e kuq te cuditshem per Partizanin dhe dhenien me vonese te kartonit te kuq per Skenderbeun . Duka jot duhet shporrur.

  9. ALBATROS says:

    Ty te vika doresh per te shkruar, por mos lejo te tjeret te shfrytezojne deren tende per pazaret e tyre. ÇFARE DUHET TE BENTE SIPAS TEJE AI FUTBOLLISTI I PARTIZANIT ME TEPER SE Ç’BERI ME ATE NDERHYRJE meqe qenka denuar padrejtesisht . Kur u jepka kartoni I kuq atehere. Ai beri nderhyrjen sipas porosise Sules, se Sula kasap ka luajtur nen mbrojtjen e kapove te Ministrise Mbrojtjes. Prandaj protestoi ashtu I gjithe ekipi se ishte I udhezuar per te vepruar ashtu. Dikur keto nderhyrje , kur I shpetonin arbitrit, nderhynte trajneri dhe i nderronte keto futbolliste-halabake(vrases, ne fakt)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje