Avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”: Bashkia e Delvinës dhe opozita po ia shkatërrojnë jetën Balilit

aleksis-kougias1477843262_1477867574-700665Avokati grek i Klement Balilit e cilëson Bashkinë e Delvinës si zonë të Vorio-Epirit.  Në një intervistë për gazetën greke “Ethnos i së dielës”, avokati Aleksis Kujas deklaroi se “nëse Klement Balili nuk do të ishte xhaxhai i një politikani të rëndësishëm, Kryetar i Bashkisë së Delvinës, domethënë zone në Vorio-Epir, nuk do të kishte çështje”.

Ish-drejtori i transporteve në Sarandë, 44-vjeçari Klement Balili, akuzohet nga autoritetet greke se ka rol drejtues dhe financues në një organizatë kriminale, që transporton drogë në Europë përmes Greqisë, shkruan BalkanËeb.

Gazeta greke “Ethnos i së dielës” shkruan se Klement Balili nuk pranon të ketë lidhje me drogën që u gjet në skafin që drejtohej për në Zakintho, dhe në një furgon që u kap nga policia greke, ndërkohë për hotelin luksoz që thuhet se ka në pronësi në Sarandë, ai shpjegon se i përkasin vëllezërve të tij dhe është blerë me kredi të ligjshme.

Avokati i tij grek, u shpreh i sigurt se Balili do të shpëtojë nga çdo akuzë. “Jam i sigurt që edhe në çështjen që para pak ditësh u përpoqën ta përfshijnë klientin tim, z. Klement Balili, ashtu dhe në çështjen tjetër të Zakinthos ku prapë të njëjtën gjë tentuan të bënin, nuk ka asnjë provë nga ato që një gjykatë e një vendi të mirë-qeverisur, t’i pranojë si provë për dënimin e një personi.

E vetmja gjë, që fatkeqësisht në këto momente, shkatërron jetën e tij dhe përfshin edhe familjen e tij është opozita në Shqipëri, që përpiqet të bëjë serioze çështje që nuk janë të tilla.”- tha avokati Aleksis Kujas.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”: Bashkia e Delvinës dhe opozita po ia shkatërrojnë jetën Balilit”

  1. shqiptaripatriot says:

    Mire thua Z. Avokat si shtetaret Fanatik Grek dhe kali Sali ne Shqiperi mbijetoin duke shpifur dhe trilliar mbi je njerze qe kan diture te manaxhoin biznese dhe te krijoj respekt ne mjedisin ku punoin dhe jetoin.
    Shovinistet Grek nostalgji per gjoja Vorio-Epirin.
    Te paaftet shqiptar xheloz per kompaktesin, suksesin, respektin e Balilajve ne gjithe zonen ku jetoin, shfrytezoin lengaten e fundit te pushtetit te tyre per ti trebur apo demtuar, vecse ka humbur Saliu ne ate zon.

  2. dashi i havase says:

    Kerkoni ne internet per te pare se cilin avokat ka marre. Pyeteni edhe ku i gjeti leket per te marre ate avokat …

  3. Albani says:

    Nuk kemi shtet dhe drejtesi ne qe ta vere ne bythe ty dhe Balilit prandaj llap ti more kelysh.

  4. Tr says:

    AVOKAT I NJE ESKOBARI , QE ESHTE I PAGUAR MIRE PER TA MBROJTUR .

Lini një Përgjigje te Tr Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *