Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e disa minutave më parë në qendër të kryeqytet, ku një shtetase e huaj është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga hoteli ku ishte akomoduar.
Policia bën me dije se shtetasja e huaj, një 52-vjeçare, është hedhur nga kati i gjashtë (dhoma) që ka prenotuar dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarrace në katin e tretë.
Ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerëzit që kanë nevojë”, thanë burimet që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj.
Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen.
Mësohet se gruaja kishte pire alkool pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.10.2016, rreth orës 14:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Bulevardin “Zogu I”, tek Hotel “Tirana Internacional”, dyshohet se ka rënë një shtetase nga lartësia.
Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, të cilët kanë gjetur një shtetase në tarracën e verandës së Hotelit.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja Çeke, H. D., 52 vjeçe, është hedhur nga dritarja e dhomës së saj në katin e 6-të, e cila ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Kjo shtetase qëndronte në këtë hotel, që prej datës 28.10.2016.
Në dhomën e saj është gjetur e lënë nga kjo shtetase, mbi tavolinë, një letër.
Grupi hetimor vazhdon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.
Ceket e shkrete sikur vijne ne Shqiperi per te vdekur… Ca i vrasin, ca humbin maleve, ca mbyten liqeneve e tani dhe po vetevriten.