DEBATI/ Pse disa fakte për tradhti, në fakt janë prova atdhetarizmi? (Shembulli i Skënder Muços)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

skender muçoNga Roland Luçi

Shenim: Bashkangjitur qarkorja ne fjale e Ballit nenshkruar nga M.Frasheri

Dekorimi i 67 ballisteve nga presidenti ka thirrur ne (shyqyr Zotit jo kund tjeter) fushbetejen mediatike te dy “palet” e konfliktit te hershem, pale qe ne kuptimin e zanafillor te fjales dhe procesit sot nuk ekzistojne.
Sipas meje dekorimi ne vetvehte ishte vigjilja e fushates elektorale si sinjal mobilizimi i nje pjes te elektoratit, pikerisht qe asaj qe do te entuazmozmej nga dekorimi e deri tani e shperndare elektoralisht ne disa subjekte politike, vigjilje e nisur me mjete jo te pastra nga ana e atyre qe manipulojne presidentin duke shperdoruar politikisht te drejtat e tij kushtetuese.

Jo te pastra se eshte nje trazim ndergjegjesh qe ato viktima te Luftes te keqperdoren duke ju atribuar merita inekzistente. Pertej çmendurive te luftes viktima te se ciles ishin ata qyqarë, vetem ne nje vend perversitetesh eshte logjike paradoksi qe nje president te shpalle 60-70 fshatare injorante gjysem bujkrobe “martire te demokracise”, martire te nje rendi ekonomiko-shoqeror qe nuk ekzistonte dhe ata sigurisht qe as kishin idene se do te ekzistonte ndonjehere ne trojet ku jetonin brez mbas brezi bujkrober.

Po une e kisha tjeter kund, dhe pikerisht te publikimi nga “pala tjeter” i nje “fakti tradhetie” te formacioneve te Ballit, formacione te cilave u perkisnin dhe viktimat ne fjale.

Behet fjale per nje qarkore te Ballit nenshkruar nga Mit`hat Frasheri ku i kerkohet formacioneve te armatosura balliste qe te nderpresin, te pezullojne veprimet luftarake ndaj ushtrise gjermane, qarkore qe piedestalizohet si akt tradhetie i paster i Ballit, akt bashkpunimi me pushtuesin, gje qe ne fakt nuk eshte e vertete. Pra qe te mos kete keqkuptime, nuk eshte e vertete se kjo qarkore eshte nje fakt i tille, perkundrazi!

Pse perkundrazi?

1-Sepse mes paleve nderluftuese gjate gjithe historise ka pasur armepushime e pezullime luftimesh per arsye nga me te ndryshmet, ushtarake reciproke taktike apo strategjike, humane, fetare etj. E ne kete kuader s`ka pse ben perjashtim kjo qarkore balliste gjate L2B.

2-Pala kundershtare e Ballit gjate Luftes, FNCl po ashtu nuk eshte se eshte i paster ne kete drejtim; edhe ai nga ana e tij ka biseduar me gjermanet, dhe jo ne nje rast. Jane te dokumentuara te pakten tre raste pala gjermane perfaqesohej nje here nga nje nentoger, nje here nga nje toger (tmerresisht te ulta ne fakt gradat e oficereve gjermane) dhe nje here tjeter nga nje major. Kulmin akti i nje marveshjeje FNCL – Wehtmacht arriti me precedentin e njohur te Beratit kur gjermane e partizane shetisnin krah njeri-tjetrit ne Berat!

Edhe denoncimi nga Enver Hoxha i ketij kompromisi permbante me teper ne kushtet e ilegalitetit te thelle te PKSH hallin e dekonspirimit te udheheqesve komuniste te Luftes te cilet filluan dhe kapardisjet e rastit duke shetitur me vetura e motoçikleta rrugeve te Berati (ishte citim i E.Hoxhes), se sa denoncimin si tradheti te atdheut mareveshjen me gjermanet.

3-Last but not least qarkorja tregon qarte qe Balli ka hedhur pushke kunder gjermaneve! Padiskutim qe ne kete moment te shkrimit te qarkores po!

Nuk mund te kete pezullim te perkohshem te veprimeve luftarake, pa pasur veprime luftarake, gje qe vihet qartesisht ne dukje ne qarkore. Ka dhe fakte te tjera, dokumenta gjermane te pakten qe e provojne kete.

Sa e si zgjati pezullimi, a u kthye ai ne nje aleance gjermano-balliste kunder FNCl, kjo eshte teme tjeter dhe provohet me fakte e dokumenta te tjera, po kurrsesi me qarkoren ne fjale.

Qarkorja ne vetvehte lot rolin e kundert te synimit te publikimit te saj nga kundershtaret edhe sot te Ballit kombetar faktikisht inekzistent. Qarkorja tregon se te pakten formacione te veçanta balliste ishin angazhuar ne luftime me gjermanet e ne kete sens duhet nje shikim i diferencuar kronologjik i rolit te Ballit Kombetar ne Lufte dhe aq me teper nje shikim dhe vleresim i diferencuar i aktoreve balliste, eksponenteve dhe formacioneve te armatosura balliste gjate Luftes. Shembulli i Skender Muços dhe formacionit ballist te komanduar nga ai eshte nje prej tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “DEBATI/ Pse disa fakte për tradhti, në fakt janë prova atdhetarizmi? (Shembulli i Skënder Muços)”

  1. Ilirjan V says:

    Aprovim pa kushte.

  2. Gregor Lato says:

    Po kjo tema tjeter, qe armepushimi (bashkepunimi) i ballisteve me gjermanet zgjati derisa iken gjermanet, nuk te ben pershtypje ty more zoteri, dhe letra e Mit’hat F rasherit te duket se ishte porosi vetem per disa dite?
    Pas letres, cfare ndodhi prapa, apo s’di gje ti, ty te intereson vetem letra.
    Mjaft o debile te koherave moderne, mjaft mbollet percarje, e urrejtje.
    Sipas teje Nishani edhe ka te drejte edhe nuk ka. Veri gishtin kokes e pastaj fol.

    1. shtembari says:

      Lexoje krejt shkrimin dhe jo vetem titullin mor budalla se i ke ne te ato qe pretendon

  3. na ishte nje here . says:

    Gjermanet ishin kunder komunizmit ,ato luftonin cetat komuniste .Gjithashtu dhe per Ballin ,armiku ishte i perbashket ,bashkepunimi ishte ne interes me shume te Ballit se sa te Gjermaneve , sepse ata prisnin te merrnin pushtetin ne dore .

  4. Devolliu says:

    Veshgjate, letra tregon qe sapo erdhi gjermani ne Shqiperi u dha udhezmi te mos luftohej.
    Letra eshte e Tetorit 1943.
    Nese kjo quhet shqiptarizem atehere Luçi eshte bir veshgjati

    1. Skender Muco says:

      Po,ne shtator 1943.Balli ishte tradhetar me brina.Histori e jetuar

  5. Kola says:

    Turp per nje pinjoll te vellezerve heronj te luftes NCL Mitat e Nuri Luci te perligje ne kete menyre te poshter kurverite e Ballit kombetar me italjanet dhe gjermanet. Ky eshte nje tjeter fakt qe verteton se rrca shqiptare ka degraduar plotesisht.

    1. Roland Luçi says:

      Kola, me vjen keq qe e ke lexuar pa vemendjen e duhur shkrimin tim.

      1. Adi says:

        Zoti Roland,
        E vleresoj shkrimin tuaj dhe ju pergezoj. Por ne Shqiperi njerezit e pagdhendur, idealistet partiake te cilet bien pre e pasioneve natyrisht nuk duhet te na ndalin ne punen tone. Injoranca fatkeqesisht eshte e thelle…
        Une personalisht, si pinjoll i fisit Muco, dua t’ju falenderoj per ngritjen e figures se Skender Mucos, njeriut qe eshte lene ne hije dhe erresire te plote. Njeriut te cilit pa pike turpi Pellumb Xhufi i atribuon bashkepunimin dhe cuditerisht ne te njejten kohe nuk i jep shpjegim shtetasve qe pyesin se si e justifikon vrasjen e tij nga gjermanet. Eshte shume e rendesishme te dime te dallojme figurat ne te dy krahet e luftes dhe sic e permendi dikush me lart t’i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit. Mirenjohje !

  6. Arben Imeri says:

    Artikulli është i saktë, i drejtë, i paanshëm si dhe i vërtetë. Autori nuk ka sjellë opinione, por ka shkruar fakte dhe argumente dhe, mbi to, ka bërë një analizë të thjeshtë e të lexueshme për cilindo që ka vullnet e dashamirësi për të gjykuar pa mllefe e shtrëmbërime. Nuk ka kritikuar rreptë dhe pa mëshirë, siç bëjnë shumica e historianëve të vendit tonë, por, me gjakftohtësi, pjekuri dhe urtësi, me dëshirë për të zbardhur të vërtetën lakuriqe, plot kujdes dhe duke mbajtur distancë nga pikëpamjet dhe përkatësia e tij politike, është treguar vite dritë më realist se sa disa shkronjës me tituj kombëtarë, te të cilët, koha dhe ngjarjet akoma nuk e kanë ftohur pasionin në gjykimin e vlerësimin e duhur të historisë së vendit tonë.
    Né Shqipëri, për arsye që dimë, njerëzit, kultura, politika, ekonomia pësuan një transformim të dhunshëm. Si rrjedhojë, edhe historia pati të njëjtin fat.
    … Më vjen mirë që ka akoma njerëz, të cilët “harrojnë” prejardhjen e tyre familiare dhe verbërohen besnikërisht pas së vërtetës duke dhënë kontributin e tyre, qoftë edhe modest, por të çmuar, né gjykimin e epokave dhe ngjarjeve të historisë…
    Jepi Çezarit atë që i takon…

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Lereni ballin dhe shikoni aktualiteti
    Apo e keni strategji
    Njejave balli nje jave camet nje jave zgjedhje ne amerike,nje jave si do kete gjenerata tjeter
    Njerezit po ngordhin per buke
    Kane marre arratine e s’ dine nga shkojne
    Plehrat e helmet po vine
    Ato dekoratat si hyjne ne Pune askujt
    Pd e pati gjithe kohen e botes per te demshperblyer kete shtrese e se beri
    Asnje bote per komunista e sigurimsit e te dy kraheve.
    Po sna ngel shume hatri
    Zoti ju ka cu lsi qe po jau fut te dy kraheve
    Bravo skrapari kerojua nenen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *