FOTOT/ Kaos në Paris: Përplasje e policisë me emigrantët pas shkatërrimit të “Xhunglës”

31 Tetor 2016, 12:26Bota TEMA
FOTOT/ Kaos në Paris: Përplasje e policisë me emigrantët pas

Policia franceze ka nisur mëngjesin e sotëm një mision spastrimi në Paris por është hasur me rezistencë nga ana e emigrantëve.

Mijëra emigrantë janë larguar nga tendat që kishin vendosur në mes të rrugës, por largimi i tyre nuk ka qenë aspak i lehtë.

Tensionet mes dy palëve kanë qenë të paevitueshme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Pas shkatërrimit të xhunglës së Calais, policia franceze po shkatërron çdo kamp emigrantësh.

Siç shihet në foto, dhjetra emigrantë nga Afganistani dhe Eritrea kanë refuzuar largimin me arsyetimin se nuk kanë ku të vendosen.

Megjithatë policia pariziene ka përfunduar misionin e saj duke shpërngulur ata.

Nje pjesë e këtyre emigrantëve që kanë destinacion final Anglinë kanë ngritur kampe provizore në kufirin franko-anglez.

1 komente në “FOTOT/ Kaos në Paris: Përplasje e policisë me emigrantët pas shkatërrimit të “Xhunglës””

  1. ehh says:

    Gjynaf se mezi integrohen te shkretet, por edhe aty s’mund te qendrojne pergjithmone. Hajd mo, me siguri nje pjese e mire e ketyre meshkujve kaq seksi do te behen pornostar dhe do kemi mundesi t’i shijojme te gjithe ne kanalet X. Po, eshte nje cmenduri, por e vertete…hehe. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje