Gagarimat e klasikëve të kombit kosovar

lis-bukurocaNga Lis Bukuroca

Halil Matoshi mendon se kombit kosovar do t’i bashkëngjiten më lehtë pakicat. Kjo mund të imagjinohej sikur Kosova të ishte Amerikë. Atje ndjehen krenarë me të qenit amerikanë dhe me origjinën e vet. Pra janë me dy identitete! Europa nuk njeh akoma identitete të dyfishtë, prandaj ka nocionin ‘minoritet’. Sorbët, sllav në Gjermani, nuk quajnë veten gjerman, por sorb.

As hebrenjtë. Në Bosnje serbet dhe kroatët nuk quajnë veten boshnjak. As grekët në Shqipëri, nuk konsiderojnë veten shqiptarë, turqit në bullgari, hungarezët në Serbi, irlandezët dhe skocezët në Angli, baskët në Francë, as kurdët në Turqi e dhjetëra shembuj të tjerë. Përjashtim bëjnë shqiptarët në Turqi, që quajnë veten turq dhe tani zelli obsesiv për të krijuar kombin kosovar.

Edhe pse ka dhjetëra shembuj si dy Koretë, si dy Gjermanitë e dikurshme, shumë vende arabe, përsëri ai ngul këmbë në teori që mund të vlejnë për kontinentin amerikan dhe Australinë, pra për kombet të krijuara kryesisht nga europianët pas pushtimit të atyre tokave. Në Europë ndryshimi i emërtimit kombëtar barazohet me tradhti nacionale ose dezertim nacional.

Në një artikull, hapur dhe shumë sinqertë, Enver Robelli pat denigruar idenë dhe Matoshin vet. Ky i fundit e falënderonte dhe bënte apel të marrin pjesë edhe të tjerët në atë debat të preferuar prej tij. Pasoi një artikull tjetër i Kimete Berishës, ku e quante Matoshin  ‘llud’.  Nuk mund të kuptohet ajo ngule e tij.

Një komb siç mendon ai, duhet të ketë një gjuhë. Kosovarishtja nuk do të pranohej nga pakicat. Gjuha është elementi kryesor i kohezionit dhe identitetit. Etnonimi kosovar ka origjinë sllave. Kombi kosovar me gegërishten si gjuhë do t’ishte mutacion sllavo-shqiptar. Sllavët e Kosovës nuk do ta pranonin kurrë as gjuhën, as kombin kosovar. As romët jo.  Më shumë ka pasur me komb jugosllav tek shqiptarët në epokën e Titos se sa te romët.

Shtetet nuk krijojnë gjithmonë kombe, e as kombet shtete. Populli nuk është pronar i shtetit, siç mendon ai, por shtetit i dhuron pushtetin. Se populli qenka pronar i shtetit, është relikt i komunizmit. Demokracia nuk njeh popullin si pronar të shteti, por si themelues dhe bartës të sovranitetit. Shteti nuk mund të ketë pronar mbi veten! Domethënë Korea e Veriut nuk paska pronar dhe komb! Koreant e veriut qenkan një mizëri virtuale!

Halil Matoshi mendon se identitetet  janë të shndërrueshëm. Domethënë se mund të kalohet në një tjetër pa asnjë vështirësi. Mu si mendojnë edhe radikalët fetare se të gjithë janë të shndërrueshëm, vetëm duhet detyruara ata, nëse nuk pranojnë, është mirë të zhuken!

Asnjë populli në Europë nuk mund t’i imponohet ndjesia kombëtare. Shtetet në Europë nuk kanë krijuar kombe, por kombet kanë krijuar në shumë vende shtete nacionale. Ato prodhuan tragjedi siç përmendte Claude Lévi-Strauss, por ato kombe janë ndërtues të shteti, jo shteti ndërtues i kombit.

Kombi kosovar nuk do të rriste imazhin e shqiptarëve të Kosovës, por do t’ishte tregues se turpërohen nga identiteti i vetë. Dzeretimet zakonisht si edhe konvertimet ndodhin, kur individi apo një grup ka bindje për identitet negativ. Shqiptarët nuk kanë dëmtuar kombet tjera dhe nuk kanë nevojë të shndërrohen në një komb, që do ta lidhte serbin më shumë me kosovarin se sa kosovarin me shqiptarin.

Nuk do të zgjatem më shumë se këtë ide të dy klasikëve postmarksist, kam analizuar tek artikulli “Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit”, por vetëm të nënvizoj se Perëndimi nuk çliroi Kosovën për të ndërtuar një komb kosovar, siç propagandon ai, por për të shpëtuar shqiptarët dhe, në ardhmëri, pasi të zbresë iluminizmi në Ballkan, në rast dëshire, bashkimin nuk do ta kundërshtonte askush.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Gagarimat e klasikëve të kombit kosovar”

  1. kombi says:

    Matoshi besoj qe e ka te qarte nocionin e kombit ,por Matoshi ben pjese tek ai grup njerzish, te cilet duan te shkatarrojne me cdo kusht ,origjinen tej shekullore te SHQIPETARIT . Jemi populli me i vjeter jo vetem ne ballkan ,por dhe ne Europe .Gjurmet e ketij populli te lashte gjenden sot dhe ne itali ,gje qe tregon se ky popull ka jetuar ne ato vise para ,Rromakeve . Matoshi me shoket e tij antishqipetar ,antikombetar ,punojne per kliken Serbe , e cila po punon me rrugen e nentokes ,per te percare ,jo vetem shtetin, por tashme dhe kombesine SHQIPETARE . KUSH ESHTE AI POPULL QE JETON NE TROJET SHQIPETARE , ULQIN ,MAQEDONI , PRESHEVE ,KOSOVE ,VORIO EPIRI ,QE NUK DESHIRON TE JETE NE NJE SHTET TE MADH TE VETEM TE QUAJTUR ,SHQIPERI ,KOMBI SHQIPETAR ??? 100% DESHIROJNE TE JETOJNE BASHKE ,POR MUNDESITE JANE GATI ZERO . KJO PAMUNDESI NUK DUHET TE BEHET SHKAK PER SHKATARRIM KOMBESIE .
    MATOSHAT JANE TURPI I KETIJ KOMBI , ATA QE NUK NDIHET TE TILLE, DUHET TE LARGOHEN SA ME PARE NGA ATA TROJE TONA .

    1. Dyrrahu says:

      Jo rastesisht e kishin marre Halil Matoshin ne burg dhe jo rastesisht e numeroheshin ditet, sa i kishin mbetur, per te dalur nga burgu.
      Ky njeri i porositur per gjoja misione nuk ka te ndalur me marrezirat e tija, te cilat i sjellin vetem deme te pariparueshme shqiptareve ne te gjitha vendet ku gjinden ata.
      Gjuha gegerishte dhe kombi kosovar jane angazhimet me te ruenda, te cilat, ne brendine e tyre kane tradheti te pashembullt.
      Tre jane protagonistet e ketyre angazhimeve: Halil Matoshi, Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu. Eshte mire qe keta njerez t’i shpallim tradhetare dhe t’i injorojme edhe si krijesa.
      UNE I FRIKOHEM EDHE MJEKERROSHEVE MUSLIMANE, te cilet fene e vejne para kombit.

  2. Anton Guri says:

    Qfar ANALista ka Shqipëria dhe Kosova është për të ardhur keq, janë ANALista të kolltukëve dhe kafeneve.
    Ata analist qe thonë që ka një komb të ri janë ose serbofil ose idiot të shkallës së lart.
    Këta ANALista duhet te vizitojnë Kosovën dhe të flasin me njerëz e jo te flasin me njerëz të sojit të tyre, unë nuk njohë asnjë shqiptar të Kosovës as që kam takuar që do të ndërroj kombin nga ai shqiptar me asnjë çmim.
    A E KUPTONI JU QE MEDIET E KOSOVËS NDOSHTA EDHE DISA TË SHQIPËRISË JANË PRODHIM SERB.
    Shembull mos mendoni që sot shpallen pavarësinë çamët patriot, jo jo atë e bën punëtorët e shërbimit grek me disa idiote për ti ber dëm çamëve dhe pastaj shqiptarëve.
    Po ashtu ekstremistët islam në Kosovë por edhe në Shqipëri mendoni që nuk janë në komandën e shërbimeve armike të shqiptarëve.
    Problemin me të madh e shohë se shqiptarët shumë lehtë manipulohet, nëse kjo nuk ndryshon në do kemi probleme edhe në të ardhmen ashtu siç kishim gjatë gjithë historisë.

  3. vang says:

    Jam plotesisht dakort me sa thoni zBUKUROCA.Vetem dicka e kam te pa qarte.Perse dialekti geg eshte mutacion sllavo -shqiptar?Mos kjo ka te beje me faktin se fjala ”kosovo” eshte sllave???;apo se vete dialekti geg ka ndonje lidhje me sllavishten.Ju lutem le te me sqaroje dikush qe eshte kompetent.

  4. Maria Logoreçi says:

    Meso shqipen, pastaj mundohu te na besh “gargari-Z-ma” ne shqiptareve jo kosovare !

  5. Arben says:

    Ky matoshi mendon se njeriu esht vetem objekt i cili duhet te pershtatet konstrukcioneve pseudo-intelektuale pa bisht dhe pa krye e do debilave si matoshi. Ka te drejt te paraqese idete edhe ta ndjej veten si pjestar i kombit kosovar. Por kur ky dhe te tjeret falsin se kombi kosovar esht nji realitet me nenkuptimin se çdo qytetar i Kosoves i perket kombit kosovar , ketu e kalojn vijen e kuqe. Ne çdo popull ekziston nji pjese e vogel me probleme identitare afer 5%. Kjo ndodhe edhe ne Kosove. Kjo ma kujton periudhen e okupimit serb, ku shqiptaret e kosoves i quanin shiptari dhe shqiptaret e Shqiperis albanac. A mos jane keta nji kolone e peste??

  6. ........ says:

    NUK egziston deshira e nje pjese te madhe te popullsis kosoves per bashkimin me kombin am , se nese do egzistonte kjo deshir , qe ne krijimin e nje federate te vetme sporti te ter kosovaret duhet te ngriheshin ne kemb dhe ta kundershtonin me forc , krijimi i nje federate te veçant futbolli ishte si nje mates i pulsit i popullit te kosoves duke par si do reagonin , kur ata u gzuan per kte veprim ,atehere europa hodhi letrat ne tavolin bashk me kosovaret e shumt qe i sherbejn UDBse serbe dhe qe zotrojn pozita kyçe ne shtetin e ri te kosoves ne bashkepunim me politiken serbe dhe vet UDBn duke perfituar dhe nga indiferenca e nje pjese te madhe te popullsis per arsye ekonomike dhe perfundimi u be nje komb mutehane me nje hymn dhe nje flamur ne vete dhe pa kurrfar historie , ky esht kombi kosoves , te tjer luftuan dhe u vran per bashkim kombetar, , dolen matrapazet atikombetaret dhe shteti serb qe i bleu me para pjesen me te madhe te politikanve ojqeve dhe anal-isteve te politikes kosoves dhe u arrit kjo qe shikojm sot ta gezoni kombit tuj o kosovar dhe ju urojm dhe nje gju kosovarçe ku te perzihet serbishtja turqishtja dhe shqipja dhe verini kapak ti muti qe gatuat.

  7. Drini says:

    Bukur ke shkruar, edhe shkrimet e para 4-5 vjeteve me kane pelqyer shume. Por nje pyetje a jeni ju ali naseri? nqs po -Lis bukuroca eshte gjithashtu emer i bukur, me i goditur se sa emri ali apo emri im i importuar persian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *