Gjykimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, Ilir Meta heq dorë nga përfaqësimi…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

metaKryeparlamentari Ilir Meta ka firmosur një urdhër të ri ku Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të jetë autoriteti, të cilit i delegohet kompetenca e përfaqësimit të institucionit në lidhje me proceset gjyqësore dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas këtij urdhri, autorizimet për përfaqësimin ligjor të Kuvendit të Shqipërisë, në proceset gjyqësore kur thirret si palë në një gjykim, lëshohen nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të personit që do të përfaqësojë Kuvendin.

Autorizimet për përfaqësimin ligjor të Kuvendit të Shqipërisë, në proceset gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese kur thirret si subjekt i interesuar, do të lëshohen nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të personit që do të përfaqësojë Kuvendin.

Përfaqësimi për çdo proces gjyqësor/gjykim në Gjykatën Kushtetuese, bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

“Përfaqësimi ligjor i Kuvendit të Shqipërisë në proceset gjyqësore/Gjykatën Kushtetuese, sipas këtij urdhri, i jep të drejtë përfaqësuesit të autorizuar të kryejë çdo veprim procedural, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, në kuadër të përfaqësimit në të gjitha nivelet përkatëse të gjykimit. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Ilir Meta.

Vendim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *