Greg, thuaji babit të mos i lëndojë gazetarët!

Bledi-ManeNga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Ne vitin e trete te mandatit te pare te babait te tij, ne vitin e trete qe koincidon me te frikshmin vit 2008, plasi Gerdeci.

Dhe pavaresisht avokatise prej djallit qe beri ish- ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, Gerdeci vrau e gjakosi njerez pa fund per kapricon e tu berit te pasur te Shkelzenit,djalit te ish kryeministrit Sali Berisha.

Vitin e trete te mandatit te pare te qeverisjes se babait tend Edi Rama, ti Gregor je atakuar vetem per nje pale syze dielli.

Ndoshta eshte aftesia jote per tu mos u nakatosur ne punet e babait, ndoshta eshte aftesia e babait tend per te te mos nakatosur dallaveret e tua ne punet e qeverisjes.

Por te ta them shkurt e shkoqur, ti nuk je ai djali plangprishes sekser qe terbohesh e harbohesh prej pozites tende sociale.

Eshte çeshtje karakteri, gjeneze dhe edukate e per cdo lloj tjeter arsye po te shkruaj sot per te me bere nje nder te vogel.

Babai yt sot, babai yt sot na atakoi e na lendoi ne gazetareve.

Ti nuk e mban mend por edhe babai yt dikur ishte nje prej nesh.

Madje, madje u dhunua e u gjakos, rrezikoi edhe jeten vetem sepse shkruante e clironte ndjesine e te menduarit e te te shikuarit te padrejtesive.

Babai yt u dhunua kafsherisht pse sulmonte publicikisht kundershtarin politik dhe kjo gje nuk e meshiroi por ia riti kreditet.

Babai yt shkruante dikur te gazeta “Koha jone” nderkohe qe koha e modernitetit te teknologjise dhe lirise eshte bere shumedimensionale.

Greg, me beso.

Une e kuptoj qe ndoshta babai e ka inatin me Ben Blushin, Andi Bushatin, Armand Shkullakun, Ylli Rakipin por asnje nga keta te tre nuk eshte shpikes apo injektues i teknologjise moderne te komunikimit.

Ne jemi dhjetra, qindra, mijera, madje edhe miliona qe menaxhojme profilet tona ne rrjetet sociale jo si gjobvenes, por si zedhenes te realitetit here me ngjyra e here me gri te asaj cfare shikojme e perjetojme.

Greg, ne gazetaret kemi miliona mekate, por jemi e keqja me e domosdoshme e ketij vendi dhe mekatet tona minimizohen goxha teper para mekateve te babait dhe sivellezerve qeverises te babait tend.

Ndaj kur te takosh babain te lutem thuaji te zgjohet nga latimi pervers i pushtetit sepse te gjithe gazetaret jane taksapagues e votues por kurresesi jo te gjithe jane bixhozxhinj patetike si Katrahur Zheji apo te shemtuar profesionalisht, virtualisht dhe antropologjisht si Qim Peka!!!

REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Greg, thuaji babit të mos i lëndojë gazetarët!”

  1. undefined says:

    dhe te mendosh qe e tha vete ne kosove te mos futen vete tere gazetaret ne nje thes, por kujt ja thua.

    1. Skanderbegu i Kastriotit says:

      Ti Bledo mos u shqetso fare se Ed Rama nuk e ka me ty.
      Ti Bledo nuk je gazetar,por futesh tek ZAGARET,qe lefin dhe te rruj trapin.
      Ti shpesh shkrun bukur ,por kur te kap kriza psiqike bohesh i nevertishem .

  2. TJ says:

    Rama e ka fjalen per tipa “analistesh”si Zheji qe shkruan per bisedat intime familjare! E ka fjalen per tipa si Lubo e Andi,Ylli apo Preci qe nuk dine s -e kukane koken e tyre! Jane mercenare dhe i hedhin benzine zjarrit te percarjes! Kush e ka te drejten te thote kush eshte i mire e kush i keq? Keta lloj qen analistesh jo dhe jo! Apo Sala? Zot na ruaj! Si do te mendonte secili nga ne kur nje kor politikanesh pa moral e te njejte me disa gazetare do te flisnin e shkruanin genjeshtra dhe akuza te paqena?! Makineria e denigrimit berishian i ngjan asaj te Goebels! Durimi ka nje kufi! Rama llogarit edhe kostot qe mund te marre! Por me keq se kaq nuk mund te behet! Gazetari dhe media kriminale!

  3. Mirush says:

    Ne fakt nuk jane tre por kater ne shkrimin tend… te numerosh daku di?

  4. zgjohu shqipe says:

    Je shume l’art ore miko ! Je tre metra lart qiellit lum ai komb qe te ka !!!!!!!!! Krenohemi me ty.

  5. Olti says:

    Kur e quan veten gazetar edhe ky !? Ben prokurorin , gjykatesin ofendon “antrpologjisht” gazetare qe jane kunder pushtetit aktual , sulmon ne menyren me ordinere dhe me fjalorin me pervers dhe rrugaçeror te mundshem dhe :- Hapu dhè !!! (- sipas aktorit Gaz Paja ).

  6. Urime Bledi je Star says:

    Shkelqen dhe ndrit gjithcka me pak fjale
    Je nje yll qe se shpejti do te shohim ne Majat me
    Te larta te publikut Shqipetar Urime Bledi

    1. Cudia says:

      VERTET QEKA NJE STAR QE DO DUKET ME I NDRITSHEM NQS HIPEN TE KY K…I IM. Sot ia ka fut me teper se kot. Qeka vertet bipolar.

  7. Arixhiu permutit says:

    Sa i peshtire je more mane me kete llaposje.
    Ptuuuu fare arixhiu.

  8. qazo says:

    sa mire do ishte te ishe gazetar i kronikes!!!
    ngjyren verj vete..roze apo bloze..!!
    je nje tenor qe vetem ata qe kane vesh per muzike te vlersojne….

    1. xheJ eN Bi says:

      qazo…

      Me pelqeu shume komenti yt,konçiz dhe artistikisht shume i gjetur.
      Dukesh qe ke shume kulture ,po fatkeqesisht jane shume te paket komentuesit si Ti.

  9. anamaria says:

    Se si mund ti jepet hapsir ne Media nje lapangjozi e halabaku te till si ky ..gazetaruc b.mania… nje Zot e di !!!!

    1. zgjohu shqipe says:

      Ti qeke me koqe se aqim pyka. (Per anamaria) !!!!! Hahahah…

  10. nina says:

    Kryeministrit i lumte qe kritikon gazetaret qe nuk jane gazetar dhe analist, por shites partish … dhe qe bejne demagogji te keq ne popull.. qe vetem genjejne dhe mashtrojne… Ketu ne nje vend te skandinavis, nuk ka shance te genjehet ne gazeta sepse eshte e ndaluar me ligj denigrimi … kurse ne Shqiperi mashtrohet pa asnje te keqe flitet nga gazetar sikur jane kryetar partish… kryeministri ka thene realitetin per gjithcka.. jemi me te… Kurse ti gazetar nuk ke ghetur njeriun e duhur qe shkruan kete artikull.. ai ka edukat prinderore dhe nuk behet zv. i babit si djali i Saliut… gaboni rende… mos vritni aty ku sduhet.. demokracoa nuk eshte te flitet cdo gje te behet cdo veprim , por te flitet dhe te veprohet brenda nje kornize te demokracise…. por skeni faj se nuk e keni ligj ne kushtetute kete.. si vendet skandinave.. se eshte liri.per gjithcka Pooor.. brenda kufirit te caktuar qe permban ligji jon!..

  11. pro says:

    ..me sa kam kuptuar une ,ai i ka respektuar..,perderisa u ka shkuar ne bisedime,por…nuk i ka lene ta shkelin me fantazite saliane…dhe kjo nuk hyn te lendimi…mos kerko ..mik’per kaq pak.

  12. vang says:

    Rama nuk goditi gjithe gazetaret.Denoi ata qe jane zedhenes te qellimeve politike e denigruese.PO TI PSE BEN SIKUR NUK E KE DEGJUAR O BLEDI??????

  13. mirel says:

    Po cne i drejtohesh Gregorit o pacavure gazetar.
    Me drejt foli direkt Edi Rames.
    Ca jane keto lloj menyrash idioteske..
    Armina foli vjerrit
    Greg foli babit.
    Lloji i vemjeve, nuk ke cben

  14. Pali (jo shen) says:

    Blendi nuk anatemonte teknollogjine EDI por perdoruesit e saj, Mjere ne cduar bie teknollogjia shif portalet te hapin barkun. Mor Blend ti su tunde nga kercenimet mortore dhe u tute nga nje kritike e lezetshme karshi tuaj. Megjithse pergjigjja juaj eshte e menduar me koken e larteme dhe e menduar ndersa karshi kercenimeve ka qene e stisur nga koka e vogel dhe shume me argetuese. Faleminderit

  15. Fatosi-kosove says:

    Ateher z.Mane nese zheji dhe çim peka qenkan katrahure,te shemtuer profesionalisht,virtualisht dhe antropoligjisht,per çfar u dashka ti thot Gregu Rames?!
    Ti thot qe ti fuse te gjithe gazetaret ne nje kazan me ta,edhe pse Rama foli qarte,kete e paske kuptuar edhe ti,por ke deshiron ta mbroshe ti zhejin,çim peken qe ti veq i paske vleresur dhe i thua me emer e qe Rama nuk e tha,pra te lutem z.Mane çfar ti thot Gregu Rames?

  16. Qarri i zigurit says:

    Domethenia e ketij palles more kamikazer nuk eshte te kritikoj edin po te tregoj qe i biri eshte i paster jo so zeni.

    1. Arturi says:

      Nuk eshte faji i Edit, Grigorit, Manes etj. se Salih Karaxhiçi e ka Zenin budalla!
      E mban mend se si Salihi i thoshte Likes per Zenin: “Na mori ne qafe budallai!”

  17. arnand says:

    Degjo ti “bilbil kafazi”: Jo nje pale syza dielli, por nje pale syza dielli qe kushtojne sa nje single house….eshte shume “bilbil” me beso…Bill Gates, Warren Baffets, nuk vene te tilla , dhe jane nobel te pasur.
    Hillary Clinton u be lecke ne shtyp per nje fustan 4 000 $ …Sara Palin shkarkoi gjysmen e stafit te saje se e nxirren ne konference shtypi me nje kistum 8 000 $ …e kupton bilbil? Jo ti se kupton dot.
    Ti pudros mbretin.
    Mero do e publikosh?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *