Hetimi i FBI “zhyt” Clintonin

clintonPas njoftimit të FBI-së mbi rinisjen e hetimeve në skandalin e e-maile-ve të Hillary Clintonit, realizuesit e sondazheve janë përpjekur në mënyrë frenetike të përcaktojnë sesi ka ndikuar mbi situatën e kandidatëve zhvillimi që erdhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Shifrat kanë nisur të qartësohen vetëm tani. Edhe pse anketime si ai i “Politico”-s e vendosën Hillary Clintonin në krye me tre pikë përqindje, ai i “ABC Neës”/“Washington Post” i publikuar të dielën i jepte demokrates vetëm një pikë diferencë, 46% me 45% që merr Donald Trumpi, ndërsa një sërë sondazhesh të tjera tregojnë se rivalët janë kokë më kokë.

Mbi 80% e republikanëve ishin dakort me deklaratën e Donald Trumpit se skandali i e-maile-ve është i madh se “Watergate”. Të njëjtin mendim ndajnë 45% e të intervistuarve në total.

Nisur nga kjo situatë, prestigjiozja “The Guardian” ngre pyetjen: A do t’i humbë Hillary Clinton zgjedhjet për shkak të hetimit të FBI-së? Ka votues që thonë se ndërhyrja e re nuk do ta ndryshojë vendimin e tyre në 8 nëntor, por shumë të tjerë, lëvizja e Byrosë Federale të Hetimit nuk i lë indiferentë, raporton TCH.

Përpara një jave, u duk se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, mund të konsideroheshin të mbyllura. Clinton kishte siguruar një epërsi dërrmuese pas serisë së gafave të rivalit saj, të cilit skandalet me sfond seksual dhe videoja e komenteve denigruese mbi gratë ia zbehen ndjeshëm perspektiven e fitores.

Lëvizja shokuese e FBI-së mbase nuk mjafton e vetme për ta ndryshuar tërësisht këtë rrjedhë, por ndikimi ishte padyshim i madh dhe situata u përmbys duke i vështirësuar sërish parashikimet.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Hetimi i FBI “zhyt” Clintonin”

  1. Don says:

    Pa merak, se pjese tjeter te ndikimit e ben Wikileaks! Cuditem sesi nuk shoh asnje artikull ne mediat shqiptare per Fazen e trete te emaileve te Podesta group qe kane te bejne me fushaten Clinton. Apo sepse Podesta eshte perdorur si nga e djathta ashtu edhe nga e majta ne Shqiperi?!
    Qe ti bie shkurt, Wikileaks ka zbuluar emaile ku, ne njerin prej tyre, Qeveria e Republikes se Shqiperise renditet ne 23 vended a certifikuara nga ekipi i fushates Clinton per te pranuar donacione per fushate nga kjo qeveri. Kjo do te thote se Qeveria e Shqiperise ( e cilesoje, qeveria e jo individe) ka qene e gatshme shprehimisht per te bere donacion per fushaten elektorale te Clinton. Ky eshte nje skandal qe Prokuroria e Pergjithshme duhet te hetoje pasi fondet nga taksapaguesit po shkojne per qellime politike te njeashme. Nese PS ka afrimitet me Clinton, atehere ata mund te ofrojne nga fondet e PS-se, edhe keto nese nuk jane nga ato te terhqura nga buxheti i shtetit! Ose ministrat mund te japin nga pasurite e tyre individuale ne perputhje me bindjet e tyre politike e aleancat qe duan te krijojne. Por, te mbeshtetesh financiarisht nje kandidat te nje shteti tjeter me fonde publike kjo eshte skandal e duhet bere publike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *