INTERVISTA/ Halil Matoshi: Pse Kosova është një komb i ri. Shqipëria nuk e do bashkimin me të

31 Tetor 2016, 09:15Rajoni TEMA

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Halil Matoshi ka vlerësuar se deklaratat rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, Matoshi ka konsideruar se nuk duhet humbur kohë duke u marrë me të tilla deklarata.

Ndërkaq ka thënë se kombi kosovar, sikurse ai shqiptar, është krijuar me intervenimin e Perëndimit.

Pavarësisht kësaj, sipas Matoshit, Serbia i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por jo edhe ata të Kosovës.

“Politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës i sheh si pakicë etnike”, ka deklaruar ai.

Matoshi ka thënë se kombi kosovar ka në pronësi të vet shtetin kosovar.

Ndërkohë, gjatë intervistës për “Zërin”, ai ka theksuar se tani Kosova përbën një komb të ri.

Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Identitetet janë të shumë- fishta dhe të shndërrueshme. Amin Malouf, identitetin etnik e quan të ngurtë, vrastar. Mirëpo identiteti supraetnik kosovar mund të zbërthehet në një shumë- si identitetesh, jo vetëm atë gjuhësor dhe historik. Ndër tjera kombi kosovar është krijuar me intervenimin e Perëndimit. Njëjtë sikur edhe kombi shqiptar. Shumë faktorë autokton e kanë ndihmuar kombkrijimin në Kosovë – të tilla si përvoja paraprake demokratike, niveli i zhvillimit ekonomik, dhe homogjeniteti social – mund të ndikojnë në lehtësinë apo vështirësinë e ndërtimit të kombit, por përcaktuesi më i rëndësishëm i kontrollueshëm duket të jetë niveli i përpjekjeve ndërkombëtare, matur në trupat, të hollat dhe kohën. Nocioni “kosovar” si identitet subetnik është shumë më i pranueshëm edhe për pakicat etnike që t’i bashkohen kombit të vullnetit.

A po ndërtohet kombi kosovar, apo shqiptarët e Kosovës pas pavarë- sisë së Kosovës (17 shkurt 2008) po e forcojnë identitetin e një kombi unik shqiptar?

Kosova tashmë është një komb i ri. Komb i dalë nga konflikti. Kosova është ngjizur në komb gjatë tërë shekullit 20, kurse më 17 shkurt e ka shpallur shtetin kombëtar, ndërsa maturimi i kombit do të bëhet me marrjen e karriges në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB.) Jo vetëm Kosova porse asnjë shtet në botë nuk ka arritur që t’i përputhë kufijtë etnik me ata shtetëror. Dhe t’i “shuajë” problemet me pakicat etnike. Asnjë shtet shumëetnik perëndimor – thotë Anthny D. Smith – nuk mund të thuhet se i ka “zgjidhur” problemet etnike, shtetet me traditë të gjatë demokratike deri tani kanë qenë në gjendje t’i lehtësojnë problemet etnike, të krijojnë një mitologji dhe simbolizëm politik gjithëpërfshirës dhe të formësojnë një sistem vlerash të përbashkëta e kujtimesh politike për të gjitha etnitë e tyre përbërëse.

A e ka krijuar kombi unik shqiptar shtetin kosovar apo shteti kosovar po e konstrukton politikisht kombin kosovar?

Patriotizmi dhe nacionalizmi shqiptar që nga epoka e kombkrijimit (1878 – 1925) nuk është transformuar në fuqi kohezive për mirëqenie, industrializim e modernizim, perëndimorizim, porse ka mbetur aty ku ishte: nacionalizëm defansiv, me premisa primitive, fetare e ideologjike (kryesisht të majta), si pasojë e dhunës dhe izolimit enverist. Së këndejmi, ky nacionalizëm nuk është transformuar në patriotizëm ligjor/kushtetues që garanton vepra të mëdha të përbashkëta sot dhe nesër, porse ka mbetur i tillë, etnonacionalizëm verbal që përplas grupet e ndryshme të shoqërisë mes veti, partitë politike, pra edhe institucionet e shtetit. Pak janë ata atdhetarë të vërtetë shqiptar sot, që mund ta kuptojnë kontekstin e të qenit patriot kushtetues kosovar sot, që është thjesht zëvendësim i patriotizmit shqiptar që nga ndarja dhe zaptimi i hapësirës jetike shqiptare, më 1913. Patriotizmi shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit e deri tek pavarësia e Shqipërisë më 1912 dhe të gjitha përpjekjet e shqiptarëve etnikë për liri nën tre Jugosllavitë, sot duhet transformuar në kosovarizëm.

Pse shqiptarët e mendojnë etninë dhe flasin për kombin dhe a ka bazë ideja e bashkimit në kombin dhe shtetin unik shqiptar apo kjo është vetëm një deklaratë politike për nevoja votash?

Shqiptarët etnikë janë titullar të kombit kosovar. ETNIA është një konstantë. Kombi i shtetit (të gjitha kombet e botës janë artificiale – politikisht konstruktive – pra te panatyrshme) është ai kosovar, pra ENTITETI juridikopolitik kosovar si subjekt i së Drejtës Ndërkombëtare është kombi kosovar si një variabël. Kombi kosovar mund të bëhet shumë-etnik nëse pos grupeve tjera etnike qe pothuajse e kanë pranuar kombin e vullnetit edhe serbët e pranojnë vullnetshëm të jenë lojal ndaj shtetit, përkatësisht nëse duan të bëhen pjesë integrale e kombit unik kosovar.

Në këtë moment politik edhe ekonomik, a do të ishte më i mirë një bashkim i Kosovës me Shqipërinë apo dy shtetet të vazhdojnë rrugën e tyre si të pavarura?

Aktualisht ideja e bashkimit me Shqipëri është vetëm deklaratë boshe politike për të sjellë vota, kur dihet se me “Pakon Ahtisaari” në qendër të pavarësimit janë bërë të qarta tre parimet e panegociueshme: 1. Nuk ka ndarje të Kosovës; 2. Nuk ka bashkim me një shtet tjetër dhe 3. Nuk ka kthim në situatën e para vitit 1988. Kushtetuta e Kosovës është derivat i Pakos. Prandaj, kosovarët nuk duhet të shpenzojnë kohë e energji kot në deklarata për konsum të brendshëm politik. Ndërsa e ardhmja e largët është çështje profetësh, jo sociologësh. Për këtë po ua kujtoj deklaratën e Chrystopher Hill. “Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët, Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe.”

21 komente në “INTERVISTA/ Halil Matoshi: Pse Kosova është një komb i ri. Shqipëria nuk e do bashkimin me të”

  1. TJ says:

    Kuptohet qe Matoshi eshte nje injorant! Kombin kosovar nuk e krijuan te huajt! Shteti kosovar u krijua kunder Rusise, si nje leksion per Ukrainen! Neqoftese krijohen dy atehere shqiptaret me dy kombesi do te behen armiqte me te medhenj mes vedi! Kujtoni Irlanden dhe luften midis Protestanteve dhe Katolikeve! Patjeter kjo teori eshte shume e rezikshme per kombin! Patjeter qe nje fuqi tjeter ka nderhyre per te krijuar kete fatkeqesi per Shqiptaret! Ka nje diference te madhe kulturore, psikologjike,shoqerore midis shqiptareve ne kosove dhe shqiperi! Por kjo shikohet edhe ne mergim! Ne Amerike ne Europe e kudo! Ka ndryshime kolosale ne familje ne marredheniet me ta! Nje gje eshte e vertete pse duhet qe Thaci dhe Berisha te behen milionere dhe te mos ju hyje gje ne kembe! Behuni europiane Z.Matoshi! Keni ngelur prapa!

    1. Albani says:

      Kjo teori eshte e rrezikshme per kombin,por me leverdi te madhe per kete trapin,sepse ai kesaj kauze i sherben.

    2. anamaria says:

      T.J….Matoshi nuk esht aspak injorant sic thoni ju ..POR..ai eshte nje ANTISHQIPTAR, nje AGJENT I SERBIS..nje FUNDERIN. qe vec ben detyren per te cilen paguhet.

      1. Toni KS says:

        Eshte thjeshte nje pijanec dhe budalla.

    3. anamaria says:

      T.J….Matoshi nuk esht aspak injorant sic thoni ju ..POR..ai eshte nje ANTISHQIPTAR, nje AGJENT I SERBIS..nje FUNDERIN. qe vec ben detyren per te cilen paguhet.

      BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    4. Gjergj Kastrioti says:

      SHQIPERIA NUK DO BASHKIM ME KOSOVEN PER ARSYE SE……. 1- ME KOSOVEN NUK NA LIDH ASGJE NUK KEMI TE NJEJTEN GJUHE…..KUR NJE NGA SHQIPERIA TE FLASE ME NJE KOSOVAR SHQIPETARI NGA SHQIPERIA DUHET TE MARRE PERKTHYES: 2- KOSOVARET JANE POPULL ISLAMIK DHE NUK JANE PATRIOTE, ME SHUME. POPULL TURK I PABESE SI DHE GENJESHTARE: 3- NUK KANE TRADITA SHQIPETARE POR TURKO-ARABE: JANE POPULL FANATIK POPULL PRIMITIV: NJE POPULL SI KOSOVARET QE OFENDOJNE FIGUREN E HEROIT TONE LEGJENDAR GJERGJ KASTRIOTI SI DHE FIGUREN E SHEJTORES NENE THERESA………VETEM E VETEM SE JANE TE KRISHTERE…..????? E SHUME E SHUME TE TJERA: PRANDAJ SHQIPERIA NUK DESHIRON BASHKIM ME KOSOVEN……SI MUND TE BASHKOHEN DY POPUJ KUR NJERI IKEN DREJT PERENDIMIT SI SHQIPERIA DHE TJETRA IKEN DREJT TURQISE DHE ARABISE SI KOSOVA…….?? KOSOVA KA FLAMURIN E VET KA HIMNIN E VET DHE NUK I BASHKON ASGJE ME SHQIPERINE:

      1. N. KITA says:

        GJERTH KASTRIORTH!

        A e di ti se sa dallime nuancore ka ndërmjet gjermanëve, or pjellë greku!

  2. Epo kjo pune... says:

    ore prape ky!!!! do te behet me zor komb kosovar por fakti qe kercet perpjete dhe hidhet si gjel sa here e kritikojne tregon se eshte dhe mbetet gen shqiptari nevrik ndaj mos jeto jeten me genjeshter por clirohu dhe perqafoje 100 perqind identitetin tend dhe mos ja var shume pakos se Ahtisarit, vetem nese e perdor si alibi dhe dreqi e di per llogari te kujt, sepse kur kontekstet ndryshojne, ndryshojne dhe zgjidhjet. Pra nese do te mbash ndonje flamur ne dore, merr ate te bashkimit dhe behu inisiator dhe ver ne pozite politiken ne te dyja anet e kufirit dhe mos u merr me brockulla sepse fyen qytetaret qe e dine se cfare jane dhe nuk presin te etiketohen nga ty.

  3. Albani says:

    Halil psikopati nuk le rast pa i ikur per te theksuar dhe shfaqur urrejtje per Shqipetaret dhe dashuri per Serbet.
    Me keto qe ke shkruar more injorant ofendon njelloj te gjithe Shqipetaret kudo qe jane.
    Per ty Shqipetaret njelloj jane te urryer si ketej kufirit ashtu dhe andej.
    PERCARES.
    N.q.s ate vrimen qe te ka nxjerre e ka palluar ndonje Serb atehere ke te drejte qe e quan veten me kombesi tjeter.
    Duhet ta dish more idiot i lindur se shtetin e Kosoves e krijoi ne radhe te pare perpjekja dhe kembengulja,me pene dhe shpate e popullit Shqipetar te Kosoves,kjo eshte paresore,te tjerat jane faktore ndihmese.Krijuan shtetin,por jo kombin Kosovar.
    Duhet te dish more idiot i lindur qe marreveshjet,ligjet dhe paqetat ligjore apo juridike nuk jane ligje natyrore universale,por jane te krijuara dhe ndryshojne gjithmone sipas interesit dhe momentit.
    Me thuaj more trap,kur e mposhten Gjermanine,cfare i ndalonte fuqite qe ta zhduknin krejt si popull?
    Asgje pervec se drejtes legjitime te Gjermaneve qe te vazhduar si shtet,ashtu pra dhe Kosovaret e kane legjitime te drejten e shtetit.
    Kur e ndane Gjermanine,mos kishte ndonje Ahtisar qe e parashikoi ribashkimin?
    Natyrisht qe jo.
    Kur per me shume se nje shekull kemi shtet Austriak,por komb Gjerman,perse duhet qe shteti Kosovar te quhet dhe komb?
    Ik more ndyresire,kemi shume shtete te ndara por qe nuk e quajne veten kombe te ndryshme.
    MOS LUAJ ME NDJENJEN KOMBETARE
    Ne qofte se ka disa forca qe mundohen te perfitojne nga ideja e bashkimit,une po te them se nuk jane disa por i tere kombi,ndersa ti duke u munduar qe ti kritikosh e nxjerr veten krejtesisht lakuriq dhe esencialisht kunder bashkimit.

  4. Albani says:

    Dhe nuk jane kombet artificiale more kelysh,por shtetet.
    Kombet jane natyrore.
    Shtetet jane artificiale sepse mund te krijohen kurdohere dhe te shkaterrohen kurdohere,ndersa kombin nuk mund ta krijosh.
    Je ti more ndyresire e shekullit qe i thua vetes Shqipetar qe kerkon te krijosh nje komb te ri,prandaj dhe i quan artificiale.
    Une mendoj qe nuk jane me shume se 100 Shqipetare te Shqiperise dhe 50 Shqipetare te Kosoves qe mendojne si ti.
    Kombet jane artificiale……………………?
    I thua dhe vetes analist.

  5. tomo says:

    Zotëri Matoshi, për të mos u sgjatur. Pakot dhe paktet janë gjithmon të përkohëshm. Kombet janë të përjetshëm.

  6. Iliri, Kaçanik says:

    ‘Kombi kosovarë’ asnjëherë nuk ka ekzistuar edhe nuk do të ekziston. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë janë ndier shqiptar dhe kanë ëndërruar që një ditë të bashkohemi me Shqipërinë. Kjo ka qenë ëndërr e stërgjyshit tim, gjyshit tim, babait tim dhe ëndërr e imja dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës. Teza për ‘Kombin Kosovarë’ së pari u brumos në Akademinë e Shkencave në Beograd, me një qëllim të vetëm, se kinse: shqiptar janë ata që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, ndërsa shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi, disa janë kosovarë; disa maqedon, malazezë, serbë e musliman, e pastaj këtë tezë si ‘shpikje gjeniale’ po e vazhojnë nxënësit e Ivo Andriqit: Matoshi&Co !
    Jemi një dhe ska birë nane që na ndanë! -Kështu themi këtej nga Kosova.

  7. ........ says:

    ik mor pusht i serbit ,JE TI ME AGJENTET E TJER TE UDBse ne kosov qe fatkeqsisht jeni 30 perqind e popullsis , qe hidhi teorin e kombit kosoves kte e treguat o halet e ballkanit kohet e fundit me kryeministrin SHQIPTAR qe treguat nje urrejtie te pa par , perse e pranuat pranimin ne organizmat e mdha te sporteve kur deshet bashkimin me SHQIPRIN , perse e pranuat ate mut hymni qe ju serviren kur kerkonje ti o serb i felliqur bashkimin me SHQIPRIN , perse e pranove ekipin kombetar KUR KERKONJE BASHKIMIN ME SHQIPRIN, JU E BET FAKT TE KRYER O HORRA KOMBIN E KOSOVES SE JENI BER GATI GJYSMA KOSOVES PISHMAN SI QENI QE U NDAT NGA SERBIA , mos hani mut te çfajsoheni tashme qe bet rrrealitet qellimin tuaj , e ter partia rugoves bashk me vet ate ishit pro serb nuk hodhet nje pushk gjat luftes halet e mutit , ta gzoni ate komb qesharak kosovar, rregulloni dhe gjen e fundit qe ju ka mbetur gjuhen e re kosovarçen , perzieni shqipen tuaj me serbishten dhe turqishten dhe jeni vetvetja e gzofshi kombin tuaj te ri , o zagar i UDBse.

  8. Para Laci says:

    O Matosh, me keto mendime qe shpreh ti, del se Europa paska bere mire qe na kane ndare ne 5 shtete, sepse paska ndare shqiptaret nga kosovaret dhe jo shqiptaret nga shqiptaret. Atehere ham mut kot ne qe i ankohemi Europes dhe botes se na kane ndare, sepse sipas teje, gjithsecili qeka ne shpi t’vet.

  9. vang says:

    MATOSHI;Je i pa ndreqshem.Nuk arrin te kuptosh vetem nje gje qe eshte kryesorja;-NUK KRIJOHEN KOMBET POR MBI KOMBIN KRIJOHET SHTETI.Ahtisari nuk krijoi kombin kosovar,more koktrashe,por shtetin kosovar me simbole te reja.Duhet ta shqepesh corapen se nuk te ben.Cfare doje ti te thoshte KRISTOFOR HILL?Mos e ndihmoni Kosoven se ka mundesi te bashkohet me Shqiperine?,apo shqiptaret mos ta kerkonin pamvaresine e Kosoves se me vone do ti akuzonin.????Fati e do qe keto gjera nuk jane ne doren e atyre qe mendojne si ty .Jo se ti me grupin keni mundesi te beni gje por vetem coroditni njerezit .

  10. SA TURP says:

    kam degjuar se ne kavaje kam shume cam gollobordesa e romun ose capan duan te krijoj kombin Besa?

  11. ILIRIA E BASHKUAR says:

    O I PA AFTE, MOS NGATERO DISA TE SEMURE ME SHQIPERINE. ILIRIA ESHTE NJE DHE E PANDASHME.
    PASKENI MARE FUND O SHERBETOR TE SERBISE, GREQISE DHE EUROPES. TE CMENDUR VAFSHIT NE DJALL.

  12. Tralala says:

    Akoma me kete derrin?

  13. populli i thjeshte says:

    Ky Matoshi eshte po aq driteshkurter dhe i peshtire sa Ibrahim Rugova. Kerkon te shpike kombe te rinje nga hici. As me shume dhe as me pak Matoshi eshte zedhenes i tezes shekullore te akademikeve serbe. Ketij percaresi shqipfoles i do treguar vendi sa me pare, pasi ato cka predikon jane fjale te armiqeve tane, ata qe punojne nate e dite per te pasur dy kombe shqiptaresh, kosovare dhe shqipetare. Vetem maskarenjte marrin persiper te shpjegojne dhe propogandojne teza te tilla.

  14. N. KITA says:

    O MORSH, KAL DETI i TËRBUAR.

    Nuk kam nge të debatoj me ty, se je kal i tërbuar deti. Ke telashe me gjuhën shqipe, mendimet i thua në formën e rrokullisjes së gurëve të shembur. Fjalorin me një vëllim rreth 2000 (dy mijë fjalësh) pa aftësi për të hijësuar mendimet dhe HABITEM si të thërrasin në debate TV (por edhe e kam të qartë se në Kosovo niveli intelektual i bërrylaxhinjve (jo i anonimëve intelektualë të mirëfilltë) është në rrafsh me “SUPERLIGËN” e futbollit si shembull – atje na e bën shëllirën publicistike edhe një i paditur ekzemplar – M. Zeka e shumë si ai).
    Atë që gati një shekull nuk arritën institucionalisht ta bëjnë (realizojnë) segmentet shoveniste serbe dhe fyromiste, të formojnë kombin nacionalitet SIPTARI, resp. “KOSOVAR2 sipas teje.
    Kur shof njerëz që flasin shqip, diku jashtë, e para që thotë truri – ja qenkan shqiptarë, të Veriut, ose Jugut është cështje pa rëndësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje