Luli jep dhjetë arsyet përse do bojkotojë Kuvendin

Më në fund, Luli ka bërë gati dhjetë arsyet e forta përse do bojkotojë Kuvendin para 28 nëntorit:

-Ed Rama sa herë hyn në sallë nuk përshëndet Doktorin, por i shkel syrin Ristanit, duke i bërë shenjë a ka pirë ndonjë dopio.

-Tre herët e fundit nuk i ka thënë Pamela, Albanës, dhe i ka buzëqeshur më shumë deputetes seksi nga Cërriku, duke tentuar të përçajë grupin parlamentar

-Kur ka shkuar në Tropojë për vizitë, ndryshe nga politikanët e tjerë, nuk ka shkuar të vendosë lule tek Kulla e Doktorit, me arsyetimin se nuk ka filluar akoma rilindja urbane në fshatra.

-Gjatë takimit me ambasadorin holandez, i ka kërkur atij të ndërmjetësojë tek familja Basha, meqë janë shtetas holandezë, që të pushojnë propagandën kundër hashashit, meqë janë vend që e kanë liberalizuar si bimë.

-Ka provokuar tre deputetë të opozitës, duke ju ulur në tavolinë dhe duke i kërkuar Mesilës t’u bëjë foto.

-Ka ndërhyrë pranë Drejtorisë së targave dhe patentave me qëllim që Sandri të marrë targë AA001PD, që nënkupton se Sandri është i pari i PD në këtë vend dhe me këtë të justifikojë marrëdhëniet e mira që ka me opozitën.

-Ka futur si agjent tek Presidenca Ed Ypin, duke e emëruar këshilltar të presidentit, me qëllim që njerëzit të thonë që presidenti thërret të çmendur dhe spiuna për këshilltarë.

-Ka pas gati përkthimin e ligjit për Vetingun dhe ja ka dorëzuar Gjyaktës Kushteteuse për ta nisur menjëherë në Venecia, për të sabotuar planin e opozitës, e cila kërkon kohën e duhur për përkthimin e ligjit.

-Ka shkatërruar industrinë e hashashit, duke ulur çmimin me qëllim që të falimentojnë njerëzit e opozitës që kanë mbetur pa punë dhe merren me hashash.

-Nuk pranon që emisioni i Karminës është më i klikuar se intervista e tij me analistët e Kosovës, ngaqë urren opozitën.

Pa plotësuar këto dhjetë kushte, opozita nuk do të kthehet kurrë më në Kuvend, edhe sikur Ilir Meta të deklarojë që do bëjë koalicion me PD.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *