Nishani: Politika të dënojë krimet e komunizmit, jo t’i mbrojë. Simbolet e diktaturës po rikthehen të kamufluara në art…

nishaniNuk mund të qëndronte në heshtje kreu i shtetit, teksa është vënë nën akuzë se ka dekoruar bashkëpuntorët e fashizmit gjatë luftës së dytë botërore.

Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Gjatë një ceremonie në Pallatin e Brigadave për nder të “Tetorit gjerman”, kreu i shtetit foli për dosjet e sigurimit dhe për simbolet e komunizmit që sipas tij, po rikthehen të kamufluara.

“Edhe pas 26 vitesh, Shqipëria nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë ende të aksesueshme, ndërsa simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen të kamufluara si art. Të rinjtë shqiptarë, ashtu si moshatarët e tyre gjermanë, duhet të kenë mundësinë të mësojnë në shkolla për krimet e komunistit dhe të vizitojnë burgjet ku u persekutuan mijëra shqiptarë”, deklaroi Nishani.

Presidenti shkoi edhe më tej, kur tha se klasa politike ka për detyrë dënimin e krimeve të komunizmit, ndërsa shtoi se zërat në mbrojtje të regjimit janë këmbana alarmi.

“Klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpesh edhe nga politika, në mbrojtje të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit janë këmbana alarmi”, vijoi Nishani.

Në këtë ceremoni, Presidenti nderoi me medaljen “Nënë Tereza” katër murgesha gjermane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri, ndërsa falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...