Nishani: Politika të dënojë krimet e komunizmit, jo t’i mbrojë. Simbolet e diktaturës po rikthehen të kamufluara në art...

31 Tetor 2016, 18:18Politika TEMA

Nuk mund të qëndronte në heshtje kreu i shtetit, teksa është vënë nën akuzë se ka dekoruar bashkëpuntorët e fashizmit gjatë luftës së dytë botërore.

Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Gjatë një ceremonie në Pallatin e Brigadave për nder të “Tetorit gjerman”, kreu i shtetit foli për dosjet e sigurimit dhe për simbolet e komunizmit që sipas tij, po rikthehen të kamufluara.

“Edhe pas 26 vitesh, Shqipëria nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë ende të aksesueshme, ndërsa simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen të kamufluara si art. Të rinjtë shqiptarë, ashtu si moshatarët e tyre gjermanë, duhet të kenë mundësinë të mësojnë në shkolla për krimet e komunistit dhe të vizitojnë burgjet ku u persekutuan mijëra shqiptarë”, deklaroi Nishani.

Presidenti shkoi edhe më tej, kur tha se klasa politike ka për detyrë dënimin e krimeve të komunizmit, ndërsa shtoi se zërat në mbrojtje të regjimit janë këmbana alarmi.

“Klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpesh edhe nga politika, në mbrojtje të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit janë këmbana alarmi”, vijoi Nishani.

Në këtë ceremoni, Presidenti nderoi me medaljen “Nënë Tereza” katër murgesha gjermane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri, ndërsa falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë.

12 komente në “Nishani: Politika të dënojë krimet e komunizmit, jo t’i mbrojë. Simbolet e diktaturës po rikthehen të kamufluara në art…”

  1. Skanderbegu i Kastriotit says:

    Presidenti ma IDJOT ne ket rruzull toksorosht ky Jari me Nishan ne ball.
    Ky e meriton ashtu siç do thoshte Zhole Topalli,me e nxjerr per ZHELEZH nga Presidenca.
    Burri pa mustaqe i Odetes me mullaqe osht du e qelb postin e Presidentin.

  2. VF.LP says:

    Mos e merrni seriozisht kete se eshte budallai i fshatit.ky do mbahet mend se hyri ne presidence me mustaqe dhe do dale pa to se per gje tjeter ska cte mbahet mend, budallalleqet e tija skan fund.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Vf.lp un jam emigrant dhe jam pak me larg jetes politike aty ne shqiperi por keto fjale qe ka thene nishani me duken teper te sakta dhe me sh llogjike..te them. te drejten jam i shokuar kur degjoj nje kryeminister qe e mban veten per rilindas te pozicionohet me arrogancen e sekretarit te ppsh..po te shikosh edhe shkrimeet nostalgjike te herepashme per enver qoftelargun atehere as me shum as me pak i jap vetem te drejt nishanit…me ne fund pas 26 vjetesh. del nje president qe i jep nje rreze shprese ketij populli..ju jap te drejt ju ‘mekatareve’qe shqetesoheni per mekatet tuaja dhe baballareve tuaj .

    2. antonio says:

      Po te krahasohet ky kapterr Jari me majorin e vet graduar te Zogollit Osman Gazepi,ky i fundit,ndonese nuk dinte te shkruante as emrin e tij,ishte me dinjitoz se kapterri letyre i Berishes!

  3. Toni says:

    Ikore dordolec fushe o kapterr po pse ti nuk ke ruajtur bustin e EHXH o plere bershiane,,po kryetari nuk a qene sekretare i saj diktature i analizonte shurren-gjakun-m…. etj EHXH,,me 08-11-1968 esht anetaresuar ne PPSH kryetari yt filoserbi sali po ju te tere si Company SHQUP-i jeni te tere kulisa komunizmi,yyyyttt dardymen turp i kombit.

  4. vlora.vlora says:

    po ti vajte dekorove ballistet mor president plehre

  5. emigranti says:

    Krimet e komunizmit denohen duke filluar nga koka.
    Z. president, a jane hequr me dekret titujt dhe medaljet kryekriminelit Enver Hoxha dhe pasuesve te tij qe masakruan nje popull te tere.
    Z.president ju dekoroni 67 viktima te pafajshme, qe luftuan per clirimin e vendit si balliste dhe nuk do te kishit vepruar gabim neqoftese do te kishit filluar dekorimet nga Mit’hat Frasheri dhe Abaz Kupi.
    Por ju nuk mund te veproni keshtu se ne thelb ju jeni komunist dhe I urreni ato.
    Dekorimet e fundit I bete per loje politike.

  6. ceni says:

    po nga krimet e Sali Berishes kur do te ndahemi o President, do ti behet ndonjehere gjyqi ketij krimineli dhe agjenti serb?

  7. timo says:

    Një spurdhjak- president i Saliut. Një fyerje për Popullin Shqipëtar.

  8. vito says:

    Vullnetari i Enverit qenka bere anti-komunist i flakte.

  9. Treviso says:

    A e kambushur kupen Jari? Une them ka kohe qe kupa derdhet. Jari do mbetet presidenti me i paharruar ne historine shqiptare.

  10. Dr. Ing. Xhafer Deva says:

    I nderuari President i Shqiptarve,

    Ne emrë te te gjithe BALLISTEVE, qe luftuan per LiIRI, te falenderoj per dekoratat. Ne BALLISTËT, nuk luftuam per dekorata por per komb. Fatkeqesia jone ishte se ne kete periode komunistet kuisling kolaboruan me Rusine dhe Serbine, dhe ne humbem , dhe kjo humbje zgjati deri ne vitin 1990 kur SHQIPNIA u qlirua nga kuslinget komunist rusoserb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje