Nuk jemi në krizë ekonomike, por në një krizë të fortë shoqërore

31 Tetor 2016, 12:21Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

U gjenda mes një grupi të rinjsh, të afërm, nga ata që ende i thërrasim “kalamanj”.

Megjithatë në 2017, këta “kalamanjtë” do të votojnë të gjithë. Ishin nja 7-8 të rinj, pra. Më të shumtët djem.

Kishin provuar thuajse të tërë të punojnë në Greqi. Vendosa të bëj një “studim” social me këtë gjeneratë.

-Çfarë do të bënit nëse do të kishin në dorë një post, pra do të kishit pushtet?

-Do të marrim noj lek si të gjithë, çfarë do bëjmë. Përgjigja e parë ishte e gatshme dhe kishte kujt ti referohej.

-Për këtë do të votoni?

-Se kemi idenë fare, ka kohë. Ose nuk do të votojmë fare.

-Po nëse ju ofrojnë para, do ta shisni i votën?

-Po more – u përgjigjën të gjithë njëzëri. Më ka ngel motorri pa benzinë- tha njëri.

Humbja e besimit tek politika nuk është më një çështje mbajtje-mosmbajtje premtimesh. Tashmë jemi në një spirale të frikshme rëniejeje, e cila ka prodhuar ndërkohë një gjeneratë jo vetëm pa shpresë, jo vetëm pa aftësi dhe mundësi orientimi në tregun e punës, por edhe indiferente, mosbesuese në ekstrem, e gatshme të abuzojë e shpërdorojë “pushtetin” nëse i vjen në dorë. Mos u nxitoni.

Nuk është fenomen rural. Besoj mbani mend se si pak muaj më parë, në një emission investigativ, një drejtor 24 vjeçar, nga ata të “rinjtë e pastër”, që ne presim të marrin drejtimin e vendit ne dorë, numëronte paratë e rryshfetit në tavolinën e restorantit.

Një gjeneratë që ka patur për model deri tani hajdutin dhe të korruptuarit, trafikantin dhe horrin, pushtetarin që pasurohet për një mandat qeverisës dhe biznesmenin që bëhet pushtetar pasi ka bërë paratë.

Dhe mund të presim ne që kjo gjeneratë të bëjë ndryshimin, të cilit i referohemi shpesh, kur merzitemi me qëveritë njëra pas tjetrës, dhe nuk dimë se ku ta mbështesim levën e Arkimedit për të lëvizur botën e padrejtësive?

4 komente në “Nuk jemi në krizë ekonomike, por në një krizë të fortë shoqërore”

  1. bulldogu i poshtem says:

    haa heeee aaa !!!
    ka gallat fshati!
    se ka njeres qe mendojn se kto jan vetem cfaqje te perkohshme dhe cudira shqiptare.por ,nuk mendojn se kjo esht demokracija, dhe ky esht kapitalizmi.
    perderisa esht forca e paras qe e shtyn perpara shoqerin atehere njerzit do bejn cdo gje per para. pik.
    ata qe sbejn cdo gje per para jan ose hipokrit ose frikacak ose te pazot ose pak nga gjith keto se bashku.
    drisa jetojm ne kihen e paras,atehere cdo gje sillet rreth saj.
    dhe kjo esht jo vetem ne shqipni por kudo ne demokraci dhe kapitalizem. ceshtja esht sesa esht ne gjendje shteti te veproj.
    ne amerik esht e njejta gje. ne perendim gjithandej. vecse shteti atje esht pak me I reklamun dhe ben si I fort por ne thelb edhe atje parja ben namin
    komunizmi e la boten pa zhvillim. sepse njerzit behen dembela pasi mendon partija dhe shteti per ta.
    kapitalizmi esht korrupsjon por ka zhvillim.
    nuk ka system tjeter. bota esht e destinu ne mizerje dhe mjerim.
    prandaj dhe do vij kataklizmoja dhe ate do ta sjellin alienet qe e urrejn rracen e korruptume njerzore.

    1. Pelasgian says:

      Ka edhe shembuj te mire ,mos e bo gjithcka te keqe o shkau shkinise . Ja psh , sot mora vesh nga plaku im qe nje fare Sasha Mihajlović e kishte ndihmu shume ne 94 kur plaku im merrej me tregti ne dhe te huaj (Bullgari) ,nderkohe shqiptaret per nje “ndihme” qe i kerkoi (kishte kerku ti shkembenin 100 mije leket e fundit qe i kishin ngel me 50$ ,do ja u blinte 1 me 2 vetem e vetem se dollaret e tjere i kishte harxhuar ne materiale dhe i nevoijteshin dollare sepse me lek shqiptare s’bente dot gje) i kishin thene :” Ik se te futem nje dru “ndersa hasmi qe ndodhej aty dhe kishte pare e degjuar gjithe skenen e kishte ndihmuar me 100 marka pa e njoft fare . Sasha pi Kosove qe kur me foli ne shqip tha plaku im nuk dallohej fare qe ishte serb (si puna jote ,a thu ke qene ti !?!?!).

      I dha 100 marka ,i dha kafe dhe leket i beri te humbura se plaku do nisej per Shqiperi . Megjithate u rikthye ne Bullgari , e gjeti Sashen dhe pa i thene gje fare i zgjati zarfin me 200 marka . Sasha i tha mos e bej me kte gabim . Plaku im i kerkoi falje,Sasha mori vetem 100 markat e tija dhe as kafen e dyte s’ia la ta paguante babit tim . E quante vella ,jemi dy popuj vllezer dhe plaku me tha se u soll si vella me te ,e ndihmoi jashtzakonisht shume.

      E sheh pra se korrupsioni e parja nuk kan fuqi kundrejt shpirtrave te mire? Duhet te jesh krenar se ai cuni flori eshte pjese e kombit tend.

      Kte plaku ma tha sepse po i thoja – Sa shume i urrej serbet .

    2. Pelasgian says:

      Ka edhe shembuj te mire ,mos e bo gjithcka te keqe o shkau shkinise. Ja psh , sot mora vesh nga plaku im qe nje fare Sasha Mihajlović e kishte ndihmu shume ne 94 kur plaku im merrej me tregti ne dhe te huaj (Bullgari) ,nderkohe shqiptaret per nje “ndihme” qe i kerkoi (kishte kerku ti shkembenin 100 mije leket e fundit qe i kishin ngel me 50$ ,do ja u blinte 1 me 2 vetem e vetem se dollaret e tjere i kishte harxhuar ne materiale dhe i nevoijteshin dollare sepse me lek shqiptare s’bente dot gje) i kishin thene :” Ik se te futem nje dru “ndersa hasmi qe ndodhej aty dhe kishte pare e degjuar gjithe skenen e kishte ndihmuar me 100 marka pa e njoft fare . Sasha pi Kosove qe kur me foli ne shqip tha plaku im nuk dallohej fare qe ishte serb (si puna jote ,a thu ke qene ti !?!?!).

      I dha 100 marka ,i dha kafe dhe leket i beri te humbura se plaku do nisej per Shqiperi . Megjithate u rikthye ne Bullgari , e gjeti Sashen dhe pa i thene gje fare i zgjati zarfin me 200 marka . Sasha i tha mos e bej me kte gabim . Plaku im i kerkoi falje,Sasha mori vetem 100 markat e tija dhe as kafen e dyte s’ia la ta paguante babit tim . E quante vella ,jemi dy popuj vllezer dhe plaku me tha se u soll si vella me te ,e ndihmoi jashtzakonisht shume.

      E sheh pra se korrupsioni e parja nuk kan fuqi kundrejt shpirtrave te mire? Duhet te jesh krenar se ai cuni flori eshte pjese e kombit tend.

      Kte plaku ma tha sepse po i thoja – Sa shume i urrej serbet .

    3. time says:

      Shume dakort deri tek fjalia e fundit. Kataklismoja Nuk vjen nga alienet sepse Nuk mund te vijne nga mijra drite larg. Por nga vete Human beeing .Zeitgeist Eshte pergjigja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje