Pazari për zgjedhjet dhe rreziku i Bashës nga LSI!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mero-BazeNga Mero Baze

Lulzim Basha ka dhënë pazarin e tij për zgjedhjet, duke kërkuar “garanci” që të hyjë në zgjedhje. Për këtë ai ka paralajmëruar një aksion politik me tre faza. Faza e parë është deri më 28 Nëntor, kur Rama dhe Merkel mund të takohen për të njoftuar “dritën jeshile” për çeljen e negociatave. Deri më 28 Nëntor, Basha shpreson ta shtyjë me protesta. Siç është zakon, ato paralajmërohen si pëmbysëse dhe më të mëdhatë e historisë, por përfundojnë me ndonjë thyerje xhami tek Ministria e Transporteve, ose djegie bunkeri.

I bindur se protestat mund të mos bëjnë gjë, ai ka paralajmëruar hapin e dytë të fortë, që pritet të jetë bojkoti i Kuvendit, prej muajit janar, ose dhe nga fillimi i dhjetorit. Bojkoti shpreson t’i japë shanse të mos jetë në Kuvend, të mos diskutojë për reformën zgjedhore dhe ta paraqesë atë pastaj si një arsye për të hedhur hapin e tretë, bojkotin e zgjedhjeve

E gjithë strategjia e tij prej gati një viti është ndërtuar pikërisht për t’i shpëtuar ballafaqimit me zgjedhjet dhe shpallja i humbur pas tyre.

Duke qenë se kjo është një skemë që ia njohin të gjithë, më shumë se sa kundërshtarët e vet politikë, ai ka mundësi të prodhojë konflikt me këtë skemë me kundërshtarët e tij brenda në parti.

Bojkoti i Kuvendit dhe pastaj bojkoti i zgjedhjeve, i krijon atij një pakicë njerëzish dhe aleatësh të pabindur brenda PD-së.

Por më e keqja e madhe për Bashën është LSI. Në kushtet e një mosbesimi të thellë mes LSI e PS në koalicionin aktual, ka jo pak shanse që ata të mos dalin bashkë në zgjedhje, edhe pse bëjnë sikur përkëdhelen me njëri- tjetrin. LSI është sot një forcë politike me pretendime të forta elektorale, që nuk pranon t’i thuash forcë e tretë, dhe kjo, pavarësisht sa afër realitetit është, përbën një kërcënim serioz për PD-në e Lulzim Bashës.

Që Basha të ketë mundësi të shantazhojë Edi Ramën, duhet jo vetëm të mos e diskutojë, siç bën si “Haxhi Pishmani” para çdo palë zgjedhjesh, por duhet të dëshmojë epërsi morale dhe organizative para zgjedhjeve për t’;u shfaqur si konkurrent i sigurtë.

Kështu si sillet Lulzim Basha dhe kaq i vendosur sa është Ilir Meta, rreziku kryesor për Bashën nuk vjen më nga PS, por nga LSI. Në rast bojkoti të Kuvendit dhe pastaj të zgjedhjeve, LSI është një parti opozitare e denjë dhe e sinqertë e PS, dhe rrezikon ta fshijë nga harta elektorale PD. Së bashku me pakicat brenda PD që janë kundër bojkotit dhe partitë e vogla aleate të PD, Ilir Meta mund të bëhet ashtu siç ka premtuar, ose Kryeministër, ose lider i opozitës së ardhshme.

Kështu që çdo përpjekje e Bashës për të shantazhuar Edi Ramën, në fakt është më shumë një shpresë për LSI, për t’u bërë rivali kryesor i Edi Ramës, se sa një frikë apo stepje e PS nga PD. Lulzim Basha më shumë se sa ka në dorë fatin e PS, ka në dorë t’i japë shanse LSI, të bëhet konkurrenti kryesor i PS, duke shfrytëzuar faktin e vërtetë që politika e sotme në Tiranë, është trepolare, pavarësisht “martesës me letra” PS – LSI.

Prandaj, Basha lodhet kot që në përpjekje për të siguruar alibinë e humbjes së tij, të shantazhojë PS-në. Përveç faktit që Rama nuk duket i shqetësuar prej tij, Basha dha të kuptojë se po i hap rrugën realisht një opozite të re të Edi Ramës, e cila di ta luftojë atë, shumë herë më mirë se Lulzim Basha, dhe ajo është LSI. Sot rreziku i Bashës, nuk është ndonjë kritikë brenda PD, as dhe aleatët e pakënqur të tij me bojkotin. Sot rreziku më i madh i Bashës dhe PD, është se çdo dobësi e tyre, për shkak të lidershipit, është një avantazh për një parti që është jo vetëm e mirëorganizuar, por dhe me një lidership efiçent, si LSI. Madje dobësia e deritanishme e PD, është një arsye e fortë që e bën LSI nervoze, pasi nuk i bën dot presion Ramës për një aleancë me PD, pasi ajo është aq e dobët, sa nuk jep shumë shpresa. Më shumë shpresa për LSI, ngjall ideja se Basha do bojkotojë zgjedhjet dhe LSI do ta zevëndësojë në rolin kyç të kundërshtarit të PS. Dhe pastaj Basha nuk ka ku ta justifikojë humbjen tek Berisha, pasi nuk do t’i duhet më askujt PD. As Berishës. Ai e ka më lehtë të mbrohet nga Meta në të ardhmen, se sa të mbrojë Bashën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Pazari për zgjedhjet dhe rreziku i Bashës nga LSI!”

  1. Gjin Musa says:

    Partia Demokratike e bindur per humbjen fatale ne vitin 2017
    po perdor menyra qesharke e teper te turpsheme,po gjithsesi jemi mesuar me arrogancen dhe injorancen e krereve te PD.

  2. albani says:

    Zoterinj te Temes!

    Perpara se te botoni shkrimet tuaj te redaksise, i hidhni nje sy nga pikepamja e stilistikes dhe drejtshkrimit. Ti dhe tu shkruhen me t’i dhe t’u. ndersa ti eshte peremer vetor i vetes se dyte njejes.

    Gjithashtu, nuk lejohet nenje gazete, me e lexuara, siç thuhet, te lihen w qe i keni perdorur ne vend te shkronjes ë. Nuk them se duhet te mesoheni ta vendosni kete shkronje ne tastieren tuaj.

    Miqesisht,

    Albani

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kerkesat ne rritje te LSI-s,per te kapur nje vend me siper ne tabelen e klasifikimit politik,ka bere qe ajo te humbas ekuilibrin.
    LSI-ja mendon se i ka erdhur koha per tu perfaqsuar jo si parti e dores se trete,por si konkurente e barabarte,me dy “superfuqite” politike shqiptare.
    Ne keto 4 vjet,PD ka vazhduar te humbas teren politik,i eshte larguar simpatise se popullit,per te kenaqur orekset e Berishes.
    Perkrahesit politik te PD-s,per te garantuar paprekshmerine e tyre,kane gjetur “azil” politik tek LSI-ja.Disa prej tyre jane bere militante te shquar,duke i dhene LSI-s,kandidate dhe kryetar bashkie.Numri i antarsimeve ne LSI eshte rritur si shkak i largimeve nga PD-ja.Kundershtite qe ndeshen me PS,nga LSI-ja,jane produkt i rreshqitjes djathtas te kesaj partie,ku per dite e me shume behet streha e “demokrateve”.
    Objektivi i LSI,per te qene socialiste,ka deshtuar !

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e mire.. Plakut vrases i duhet dikush ose ne qeverri ose me shumice te forte opozitare.. PD-ja po kthehet ne shoqate.. Ta gezoni Lulashin..

  5. Mulliri artë says:

    O Mero na hoqe trurin fare.
    Po lëri ore të “rimartohen” PD dhe LSI, lëri të shkërdhehen e të bëjnë orgji me njëri tjetrin…… rëndësi ka të kalojë reforma në drejtësi.
    Jo për gjë por këshillat e tua duken(janë) më tepër xhelozi ndaj asaj baxhellës që drejton Likja që për inat të Ramës është gati të shkojë me mullixhiun,djalin e mullixhiut dhe gjithë fshatarët që presin radhën para mullirit. Vari k.rin.

    1. xheJ eN Bi says:

      Skypion i dyshimt …

      Si shume endra shikon me sy hapur !

      Analisti yne ka te drejte kur thote se Basha po ben nje opozite shume te mefshte.
      Ai nuk eshte as mish e as peshke,eshte nje marionete e Berishes.

      “Sociopati” Rama tregon se po e kap lepurin me qerre.
      Me qerre e kapi dhe lepurin ne Sistemin e Drejtesise,me qerre do kap dhe
      Reformen Zgjedhore .
      Nuk e di se si ndertohet Kodi Zgjedhor ,po qe se do ndryshoje qe mos te kete
      aleanca atehere do hedhe nocaund edhe Meten ,po edhe Lylzimin.

  6. Skypion says:

    Ka ca dite qe ka nisur nje diversion i cuditshem ndaj Bashes dhe opozites.
    E cilesojme te cuditshem per shkak te paprecedentshmerise se saj.
    Edi Rama po kerkon te binde Lulzim Bashen,se pa bere aleance me te,do ta degradonte PD-ne ne nje force te trete politike,meqe LSI-ja do na ngjitkej ne te dytin!
    Jemi ne fushate,praktikisht.Kjo fushate eshte ndryshe nga gjithe te tjerat,me pare:
    -Per shkak se eshte Rama kryeminister.
    Per shkak se, eshte kryeministri i pare kete cerekshekulli me nje bilanc tejet negativ, qe ne mandatin e pare.
    Per shkak se, ky kryeminister u be dhe po mbahet si i tille nga bota e krimit,cka do te thote qe edhe do te tentohet qe te mbahet prej tyre(ne zgjedhje).
    Per shkak se,ky kryeminister u be dhe po mbahet ne kembe ,pervec botes se krimit,edhe nga Meta,aleati i tij e ne te njejten kohe armiku i tij me i madh.
    Per shkak se, ky kryeminister eshte Sociopat.
    Jane keto rrethana,mbi te gjitha,qe do te kushtezojne nje fushate dhe proces zgjedhor te paprecedente ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi.
    Rama eshte si ajo bisha e plagosur.Eshte i plagosur keq.Por ka forcen e bishes.Por,ka edhe corodine e saj,sepse e sheh veten ne rrezik.Forca e Rames qendron tek pushteti i tij i madh qe ka fituar keto tre vite qeverisje korruptive dhe kriminale dhe mbeshtetja e fuqishme qe ka nga bota e krimit.Corodia e tij, eshte dobesia e tij;e kjo corodi vjen prej Ilir Metes.
    Eshte kjo arsyeja se pse Rama ka ndermarre kete diversion,sic e thame,te paprecedente ndaj Bashes dhe opozites se tij.
    Thirrja qe Rama ,nepermjet mercenareve te tij,i ben Bashes qe te bashkohet me te per te shkaterruar Meten,me arsyetimin se ky eshte rreziku me i madh per te,eshte vetem fillimi i gjithe asaj percudnie politike qe do te na shohin syte e degjojne veshet me vone.
    Te gjitha jane brenda percudnise.Edhe frika,edhe mashtrimi,edhe genjeshtra,edhe te vertetat dhe gjysme te tillat,edhe poshteriste,edhe pabesite etj etj, dhe te gjitha keto te konturnuara nga sociopatia e nje individi te vetem: Edi Rames.
    (P.S: kujt mund t’i kishte vajtur ne mendje me pare,qe Rama t’i kerkonte hapur bashkepunim Bashes per te goditur Meten,e per me teper,ta bente kete me ane te Bazes sone?!!-Askujt!Sepse,askush nuk mund te marre me mend trillet e nje sociopati.Sociopatet jane te paparashikueshem.)

  7. Monika says:

    LSI me Meten po fryhen si shume ,por po doli ne zgjedhje pa aleance parazgjedhore ,do ta shihni si do katandiset LSI-ja ,
    do veje atje ku ishte me 3 deputete,ky popull do ta beje Ilir Meten te flase me vehten e tij .HAJDUTI DHE E KEQJA E MADHE E KETIJ VENDI ! BURG, BURG, BURG, ILIR META.

  8. Ilir says:

    Jam nje ish mik i Metes,dhe nese eshte aq i organizuar dhe intiligjent, sa qe te lexoje edhe mendimet e popullit nepermjet portaleve, e keshilloj,qe te mos dale i vetem ne zgjedhjet e ardheshme! Nese del i vetem ne zgjedhje,do te beje nje gabim fatal dhe te pa korigjueshem ne te ardhmen politike te vete Metes dhe te LSI.

  9. Ilir says:

    Mendoj se,nese LSI,do te dale e vetme ne zgjedhjet e ardheshme,do te beje nje gabim te pa korigjueshem!

  10. lapraksi says:

    meta ky person qe ne keto dite jep mesazhe gangsteri kultivoje nje force politike qe gjithkush e di ,ndermori madje se fundmi edhe trasparencen e financimit te partise por tr kjo parti duhet bere trasparence per parate e drejtorve dhe te forteve ne te qe ne cdo fushate derdhin fitimet e 4 viteve dhe vazhdojne larte e melarte ne shkallet e administates me dipllomat e tye qe po ti besh transparecen dalin jo vetem leter bakalli por edhe te bllera me pasuri te vena vjet me pare ne zvicer e kudo,Z.rama dalim veten ne zgjedhje pa frike e komplekse tju themi edhe atyre qe reformat e ketyre viteve i lenduan se me mire pak vuajtje tash per ne se nje tmerr te perjetshem me analfabetet e L.S.I qe vec injorances kane edhe vesin e pa besise.
    p.s shihni se kush jane ne postet e tirones te emeruar ne njesite e saj ne laprake p.sh nga gomist nje administrator qe veliaj eshte i detyruar ta degjoje pavaresishte se niveli ///…..?

  11. bobi says:

    Lsi ka ecur shum mire dhe pse nuk ka militante nga mbrapa po nje grupe interesaxhinjesh qe perfitojne nga pushteti dhe blejne vota per lsi. Lsi e di shum mire qe po doli ne zgjedhje i vetem do humbasin shum terene se ata qe blejne vota nuk do hedhin me nga 150 mije euro si ne zgjedhjet e para qe hidhnin leke dhe premtonin vende puna, dhe shumicen e premtimeve e ralizuaneralizuane. Kurse po nuk qene te sigurte qe nuk do jene ne qeverri nuk do hedhin leke me se skan ku ti nxjerin me. Ilire meta ka shancin ne dore te behet force e dute politike me dy levizje, e para ti thote jo importit te plerave, dhe e dyta ti qendrojne kualicjonit me ps qe i siguron nje vende te sigurte dhe me shum deputete ne qeverrin e arthshme. Dhe per fudhate ti thote budallenjeve shqiptare qe mbi interesat e popullit nuk vem azgje tjeter dhe fiton me shum vota.

  12. the real truth says:

    Zoti Mero tallja qe po i ben lexuesve te Temes i ka kaluar kufinjte normale.

    Ne prill 2013 kur Ilir Meta takoi me duar ne qafe Berishen dhe i mori leje te shkonte me Edi Ramen per nja kater vjet ju bete nje artikull te forte qe ishit kunder 100 per qind dhe pas nje jave..u bete i “i urte”.

    Eshte po ajo dore tinzare thellesisht antishqiptare qe pruri berishen nga beogradi ne 1991 dhe janullatosin nga athina si PUSHTUES qe ben ligjin edhe mbi KALIN E TROJES ilir meta

    Eshte po ajo dore tinzare thellesisht antishqiptare qe i dha urdher ilir metes te rrezonte fatos nanon ne 2005 duke i ngulur thiken nga mbrapa

    Eshte po ajo dore tinzare thellesisht antishqiptare qe i dha urdher ilir metes te bente kualicjon me kriminelin berishe sic e quante Meta ne ate kohe

    Eshte po ajo dore tinzare thellesisht antishqiptare qe i dha urdher ilir metes te shkonte ne Lalez per marrveshjen ngjalave per tja ngulur si thike edi rames.

    Eshte ky ilir mete qe e lejoi kriminelin berishe qe nga 2013 ka bombarduar nga istikami parlamentit si Isis-at e Sirise duke tonditur dhe shpartalluar fituesit e 23 qershorit
    ***

    Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.

    Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
    Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.

    Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI

    1-PRESIDENTI
    2-K/PROKURORI
    3-KRYETARI SHIKUT
    4-KLD
    5-KLSH
    6-70% E ADMISTRATES
    7-VOA E ELEZ BIBERISHES
    8-VATRA
    9- GJYKATAT SHQIPTARE
    10-DONALD LULUSHI
    11-HELMUTI ALEMANIES
    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
    14-KALI TROJES ILIR MUTA
    15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
    Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash.
    Kush eshte zgjidhja:
    Hapi i pare eshte thenia e te vertetes teper te hidhur.
    22 marsi 1992 nga nje feste kombetare per ndryshimin e sistemit u kthye ne nje pushtim nga nazi-berishistet…dhe vazhdon akoma me nje Edi Rame fantazme me duar dhe koqe te lidhura dhe nen zgerdhimjen e panelit dipllomatik te akredituar ne shqiperi..eshte bere plani per ri-ardhjen ene pushtet te treshes kriminale Berish-bash-meta..
    Nqs se kjo e verete thuhet fort qe sot…nga shtypi shqiptar..do jete hapi i pare i clirimit te atij vendi nga nazi-berishzmi…

  13. kopani says:

    Zoti Baze mendoj se Telalli i Berishes eshte i vetedijeshem per rezultatin e zgjedhjeve te vitit 2017 , por ka menduar me vetedije dhe hipokrizi te vazhoje te loze Poker duke shfrytezuar e bere ” Bllofin “me Asin nen Menge ?! qe do te shtiret se fitoren e ka te sigurte .!!! Po e verteta eshte se ai tashme nuk ka hall per te dale fitues , gje qe eshte e pa mundur , por kerkon mundesisht mos shkoje ne vend te katert a te peste afer fundit atje ku lihen kepucet prapa deres apo ne hale fare , kejo eshte dhe aresyeja qe e ka humbur toruan dhe i ngelur pa alternative e shprese , mbasi shikon se si jane strukturuar P. Socjaliste . L .S. I , P . A . A , F R D , P D K , P. D. I. U ,Bojaxhi , Blushi , P. R .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *