PD, Spaho: Vetëvrasje politike për opozitën futja në zgjedhje përballë Ramës pa garanci

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

spahoPër opozitën, reforma zgjedhore tashmë ka dështuar. Nënkryetari i demokrateve Edmond Spaho akuzon maxhorancën se qëllimisht e zvarriti procesin e reformimit te Kodit Elektoral; refuzoi futjen e teknologjisë ne zgjedhje dhe financimin e fushatave zgjedhore, duke bere te pamundur realizimin e një ndryshimi thelbësor në betejën e ardhshme zgjedhore.

Për të gjitha këto arsye reforma zgjedhore nuk mund të përmbushe misionin për të cilën u ngrit komisioni parlamentar dhe futja në zgjedhje në këto përballë Ramës sipas Spahos, është një vetëvrasje politike për opozitën.

“Reforma zgjedhore është kthyer, mund te themi  ne nje farse. Pse? Sepse ne prej kohesh kemi propozuar nje pakete e cila synon te administroje procesin dhe te garantoje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme; por asnje nga propozimet e opozitës nuk është marre ne konsiderate”

Sipas Spahos zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme ne Dibër faktuan se kryeministri Edi Rama do te përpiqet te deformoje votën nëpërmjet krimineleve e parave te drogës; e per kete arsye opozita po konsideron mundësinë e protestave dhe bojkotit te kuvendit.

“Po përpiqemi te sensibilizojmë te gjithë opinionin shqiptar mbi demin e madh qe i vjen vendit nga mospasja e nje procesi te lire dhe te ndershëm zgjedhor. Dhe 2 rruge shohim ne, nese nuk do te kete reagime; jane protesta qe do te organizojmë, madje nese situata do te duket e pashprese do te marrim ne konsiderate seriozisht edhe largimin nga parlamenti”, thotë Spaho për “Vizion+”.

Per PD futja ne zgjedhje përballe kesaj qeverie qe nuk jep asnjë garanci per respektimin e vullnetit te qytetareve është vetëvrasje.

“Do te ishte vetëvrasje për ne si opozitë dhe për Partinë Demokratike që të bëhemi pjesë e këtij skenari, të tregohemi symbyllur dhe të veprojmë si dekor i Edi Ramës”, deklaron Spaho.

Që prej betejës se zgjedhjeve lokale, opozita ka apeluar per ndryshime radikale ne proceset elektorale ne mënyre qe t’i jepet fund fenomeneve si blerja e votës apo kërcënimi i zgjedhësve; por ndërsa ditet kalojnë, komisioni i posaçëm, i ngritur per te reformuar ligjin elektoral ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “PD, Spaho: Vetëvrasje politike për opozitën futja në zgjedhje përballë Ramës pa garanci”

  1. genci says:

    O spaho, me ramen pa ramen ju nuk fitoni, e di kete apo jo! sa palle qe je mor njeri!

  2. kozmo says:

    Ha ha ha ,e gjeten justifikimin demokratet per humbjen qe i pret .PARRULLE TASHME E NJOHUR
    NA VODHEN VOTAT .

  3. Toni says:

    O kale rrace NANO,o kafshe e djalleume vetevrasje eshte te keshe plera si ty ne opozite apo politike o plere spiune+agjente UDB-je,burgxhinj si ristani,ordinere-vrases-hajdute-vrases-trdhetar-etj si lyl basha qe mbrohen nga bashkim dede+llalla me RAPORTE MJEKESORE+PROCEDURA,PTTTTUUUUUU rrace e qelbur mbeturinat e kombit te reikluar nga serbo-greku,juve ne zgjedhje+ZBYTHJE+ZHBERJE totale se po punoni kunder popullit+kombit Shqiptare.

  4. Kujtim says:

    Keta TE PD sic kane qene hajdut mendoun se te gjith vjedhun. Ju te PD nuk ju do popullu se ju shukon cfar jeni nuk ka as nje shpres te ju . Rama nuk vheth ay mundohet me pun. Rama behet i mir me ju po tja u jap vot e tij juve ju ini llapaqen qe nuk kini per te mar vota kure

  5. kopani says:

    Kjo bande e ish regjimit te Sahli Qofte largut , ka per moral intrigat , vjedhjet Piramidale , trazirat , katrahurat , percarjet , konfliktet , gjakderdhjen . Edhe vjedhja e sasive te medha monetare eshte vepra e fundit me suport politik , ne fuksjon te strategjise me objekt : Protesa demostrime te dhuneshm ,me shkaterime , zjarr venje , gjak derdhje deri ne “Rrezimin ” e qeverise me dhune ? Ku rol djallezor e kriminal eshte kryesisht pagesat ndaj grupeve kriminale te strukturuarat cilat jane aktivizuar e jane hedhur ne veprim nen udheheqjen e Satrapit Berishe dhe strukturave te ish regjimi kriminal nen drejtimin e Kulicit , Flamurit e tjere kriminela ish kontigjnte te larte te regjimit me punonjes te specializuar e kriminale te disllokuar ne strofullen e Shupit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *