Pedagogu Gëzim Basha i përgjigjet Mark Markut për Agollin: Eshtë stili dhe jo statistika elementi përcaktues i nivelit estetik të një vepre letrare

31 Tetor 2016, 18:15Kulturë TEMA

Gezim Basha, ish pedagog i letersise, i eshte pergjigjur me ironi vleresimeve qe Mark Marku ka bere per vepren e Agollit.

Basha, i cili tani jeton ne SHBA, shkruan se eshte stili dhe jo statistika elementi percaktues i nivelit estetik te nje vepre letrare.

Ja cfare shkruan Basha:

“Mark Marku, me sa di nje petagog i letersise ne Fakultetin Filologjik te UT-se, urdheron e thote se 90 % e vepres se Agollit eshte banale. Nje njeri me nje ide, qofte edhe te mjegullt mbi natyren e letersise, e di se eshte stili dhe jo statistika elementi percaktues i nivelit estetik te nje vepre letrare.

Ne letersi ke rendesi kualiteti dhe jo kuantiteti. Autori matet me lartesine qe arin jo me perpjekjet drejt asaj lartesie. Dritero Agolli, si mjaft te tjere, ka shume firo por ato jane shume me pak se sa 90 perqindshi i Markut. Politizimi apo edhe mungesa e cilesise editoriale ne entet e kontrolluara botuese kane bere te veten, e prape Agolli si autor prolifik, e ka pasuruar traditen tone letrare si pak te tjere. Poezia e tij e pas viteve 90te, vecanrisht Pelegrini i Vonuar eshte, pa pike dyshimi, manifesti me i madh i poezise konfensionale ne gjuhen Shqipe. Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo, Njerez te Krisur, apo Arka e Djallit, jane pjese qendrore e Kanonit tone letrar.
Prononcime te tilla tregojne mungesen e dashamiresise ndaj vlerave letrare, per shkak te verberise politike. Te sjellin nder mend, me-nder-me-thane kritiket e socrealizmit. 

Zoti i ruajt shpirtrat e studenteve nga petagoge te tille!”

Dritero AGOLLI

Pela do mez po kali eshte i tredhur

Dhe tjeter kale nuk ka.

Pela bishtin lart e ka ngritur,

Plepin me dhembe po ha.

Pela do mez po kali eshte i tredhur

Me jarge vithet ja lan,

Pela bishtin lart e ka hedhur

Si shatervan

12 komente në “Pedagogu Gëzim Basha i përgjigjet Mark Markut për Agollin: Eshtë stili dhe jo statistika elementi përcaktues i nivelit estetik të një vepre letrare”

  1. shqiptar i shqiperise. says:

    Teza se nje shkrimtar matet me aritjen me te mire dhe jo me perpjekjet per aritjen, eshte e drejte,megjithese nuk eshte teza jote i nderuar zoteri.Por problemi qendron se keto vepra qe permend ti nga Agolli nuk mund te quhen maja te letersise shqipe.Ato mund te jene maja te letersise se Agollit.
    Sidoqofte,qenia jote larg atdheut,sic lexoj,te ka bere nostalgjik per gjithshka.Kujdes!Eshte nje sindrome qe kap shume njerez.

    1. Adriatik says:

      Do te sulmojne turkoshqiptaret Mark se po i shave ate islamikun agoll te vene zjarrin.

  2. Mihallaq says:

    Një përgjigje e saktë dhe e pastër për Mark Markun, pedagogun që nuk ka asnjë vepër, pra asnjë vlerë të veçantë, asnjë personalitet, përkundër të qenit të tij një militant pa status i një partie politike. Të shkruash se Dritëro Agollit i del skarco 90 përqind e veprës do të thotë të mos kesh idenë e historisë së letërsisë shpiptare, në radhë të parë, pastaj të mund të ballafaqohesh me të. Çdo shkrimtar ka në krijimtarinë e vet skarcitete. Por në fund të fundit vepra e vet matet me popullaritetin, përkrahjen, dashurinë, monumentin që lexuesi i ka ngritur për veprën e vet. Ky komik , Mark Marku, nuk ka për t’u bërë askushi dhe për këtë përpiqet të mohoj lartësinë e lisave. Urime Gëzim për përgjigen që i ke dhënë liliputit të kulturës e ca më pak të letërsisë shqiptare.

  3. Agron says:

    Po keshtu eshte kur ikin pedagoge si Gezimi dhe kane sjelle neper shkolla apo universitete njeres qe mund te jene cfare do por jo pedagoge ,por analfabete…ndaj edhe shoqeria jone ka bere hapa pas sepse ne politike dhe ne shume vnde kyce te shoqeris udheheqin mjerane sharlatare qe pa dashje ose edhe me dashje kerkojne te zene diellin me shoshe …

  4. ....... says:

    Ku ke vlera ti te flasesh per kete kollos te letrave shqipe. Nga pamja ti mund te jesh vetem nje prift jezuit, kam bindjen se vetem kete pune mund te beje mire. Nje sygjerim ye lutem da mr pak ne ekrane se na i nxive mbremjet

  5. Treviso says:

    Jam me mendimin e petagogut Basha. Mark Marku duhet te beje ate qe kabere ne kohen e regjimit. Pertjeter gje nuk eshte Marku.

  6. Devolliu says:

    Unë Devolliu jam një lexues i mirë i letërsisë, kam shkruar dhe shkruaj edhe vetë poezi dhe prozë, kam edhe botime. Dritëroin e madh e kam lexuar dhe e kam përtypur të tërin. Këtë Mark Markun e njoh vetëm si një GAGAÇ të Sali Shpellarit, i cili broçkullit nëpër mender debate televizive, por kurrë nuk kam lexuar ndonjë gje prej këtij kokëboshi. Maskarenjtë nuk turpërohen edhe kur marrin kurajo të broçkullisën kundra gjenive të Kombit si Agolli, Qosja e Kadareja.

  7. Leonard says:

    @Mihallaq
    Po te jete se numuri 90% te ka bere kaq shume pershtypje, ti fiton, mbase eshte 50, 40, apo 30%. Besoj se je i kenaqur me fitoren e Pirros… Popullariteti jo gjithmone percakton vleren e vertete te nje shkrimtari, e verteta nuk gjendet gjithmone me shumice votash!!! Aq me teper duhet patur parasysh se kush voton. Fakti qe jemi aty ku jemi tregon edhe largpamesine dhe kualitetin social te votes tone ne “cdo fushe”. Nuk e njoh Z. Marku por, fakti qe ai s’ka shkruar asnje liber (po te besoj ty), nuk provon aspak qe ne nje pikepamje te caktuar atij i mohohet te kete te drejte. Termat qe perdor ti “popullaritetin”, “perkrahjen”, “dashurine”, “monumentin qe lexuesi i ka ngritur”, “lartesine e lisave?!”, etj. jane teresisht me fryme populiste dhe dogmatike, teper mediokre, qe zymtesisht shfaqen ne nje pjese te mire te ambientit estetikisht te mykur letrar shqiptar qe rron vetem me nje te kaluar irreale. Driteroi ka shkruar disa vepra shume te mira, por edhe ajo lartesi qe ka arritur nuk e ka cuar as me larg se “balta” e vendit te tij, as me larg se “nje vrap pele”, po te perdorim figurat e tij. Pervec ca institucioneve me fryme socialiste diku ne Itali, ai s’ka marre asnje vleresim te larte nga bota, nuk eshte perkthyer ne vendet me letersi me te perparuar ne bote. Dhe, duam apo s’duam ne, bota, “per fat te keq” eshte realiteti qe vlereson “lisat”. Vleresimet e Z. Basha (nuk e njoh as ate). “manifesti me i madh i poezise konfensionale”… jane teper personale dhe tendencioze per te mbijetuar; me kujtojne letraret ne kafene qe gjithe diten mburrin veten dhe kedo me elozhet me ekstreme pa perfillur ndergjegjen. Ketu nuk ka vend as termi “verberi politike”. Ky term do t’i takonte me shume se asnjeri tjeter vete Z. Dritero. Dy poete te rinj me talent te shkelqyer, Dritero Agolli dhe Ismail Kadare, me te njejten moshe, u derguan te studiojne ne te njejten shkolle te huaj, u kthyen dhe shkruan ne te njejtin vend, ne te njejten kohe dhe ne te njejtin sistem politiko shoqeror. Tani, njeri ka dimensione boterore i perkthyer ne 40 gjuhe, tjetri viktime e trishtueshme dhe e mjere e deformimit estetik, letrar, ideologjik, politik, social, pasoje me hije danteske e ambicjeve fshatareske per lartesi ne pushtet. Deformim qe me pushtetin e tij ne makinen e diktatures e diktoi me force ne nje brez te tere, te pafajshem shoqeror per 50 vjet. Vrau dhe shkaterroi pa kthim vizione, shije dhe endrra njerezore. Driteroi i ka borxh shqiptareve nje apologji te thelle e te ndershme. Kjo besoj,natyrisht po t’a beje, do te jete padyshim vepra me e larte njerezore dhe me e ndershme e Driteroit. Fatkeqesisht, me vetepelqimin e mjere qe ka ai, te ushqyer papushim nga disa admirues te verber dhe miope, nuk besoj as t’i shkoje ndermend qe krimet e tij njerezore e kane drejtuar letersine qe ka bere dalengadale ne gropen e harreses.

  8. Leonard says:

    @Mihallaq
    Po te jete se numuri 90% te ka bere kaq shume pershtypje, ti fiton, mbase eshte 50, 40, apo 30%. Besoj se je i kenaqur me fitoren e Pirros. Popullariteti jo gjithmone percakton vleren e vertete te nje shkrimtari, e verteta nuk gjendet gjithmone me shumice votash!!! Aq me teper duhet patur parasysh se kush voton. Fakti qe jemi aty ku jemi tregon edhe largpamesine dhe kualitetin social te votes tone ne “cdo fushe”. Nuk e njoh Z. Marku por, fakti qe s’ka shkruar asnje liber (po te besoj ty), nuk provon aspak se ne nje pikepamje te caktuar atij i mohohet te kete te drejte. Termat qe perdor ti “popullaritetin”, “perkrahjen”, “dashurine”, “monumentin qe lexuesi i ka ngritur”, “lartesine e lisave?!”, etj. jane teresisht me fryme populiste dhe dogmatike, teper mediokre, qe zymtesisht shfaqen ne nje pjese te mire te ambientit estetikisht te mykur letrar shqiptar qe rron vetem me nje te kaluar irreale. Driteroi ka shkruar disa vepra shume te mira, por edhe ajo lartesi qe ka arritur nuk e ka cuar as me larg se “balta” e vendit te tij, as me larg se “nje vrap pele”, po te perdorim figurat e tij. Pervec ca institucioneve me fryme socialiste diku ne Itali, ai s’ka marre asnje vleresim te larte nga bota, nuk eshte perkthyer ne vendet me letersi me te perparuar ne bote. Dhe, duam apo s’duam ne, bota, “per fat te keq” eshte realiteti qe vlereson “lisat”. Vleresimet e Z. Basha (nuk e njoh as ate). “manifesti me i madh i poezise konfensionale”… jane teper personale dhe tendencioze per te mbijetuar; me kujtojne letraret ne kafene qe gjithe diten mburrin veten dhe kedo me elozhet me ekstreme pa perfillur ndergjegjen. Ketu nuk ka vend termi “verberi politike”. Ky term do t’i takonte me shume se asnjeri tjeter vete Z. Dritero. Dy poete te rinj me talent te shkelqyer, Dritero Agolli dhe Ismail Kadare, me te njejten moshe, u derguan te studiojne ne te njejten shkolle te huaj, u kthyen dhe shkruan ne te njejtin vend, ne te njejten kohe dhe ne te njejtin sistem politiko shoqeror. Tani, njeri ka dimensione boterore i perkthyer ne 40 gjuhe, tjetri viktime e trishtueshmedhe e mjere e deformimit estetik, letrar, ideologjik, politik, social, pasoje me hije danteske e ambicjeve fshatareske per lartesi ne pushtet. Deformim qe me pushtetin e tij ne makinen e diktatures e diktoi me force ne nje brez te tere, te pafajshem shoqeror per 50 vjet. Vrau dhe shkaterroi pa kthim vizione, shije dhe endrra njerezore. Driteroi i ka borxh shqiptareve nje apologji te thelle e te ndershme. Kjo besoj,natyrisht po t’a beje, do te jete padyshim vepra me e larte njerezore dhe me e ndershme e Driteroit. Fatkeqesisht, me vetepelqimin e mjere qe ka ai, te ushqyer papushim nga disa admirues te verber dhe miope, nuk besoj as t’i shkoje ndermend qe krimet e tij njerezore e kane drejtuar letersine qe ka bere dalengadale ne gropen e harreses.

  9. Kola says:

    Kjo kohe dhe keta palaco qe marrin guximin te hedhin balte mbi autoritetet e kombit, meritojne gjenine e Fahri Balliut, Rudolf Markut e Prec Leshit. Sikur asgje te mos kishte shkruar Driteroi, vetem Zylua do mjaftonte ne perjetesimin e emrit te tij. Pa le poezite e pas 1990?! Mirepo shpellaret e Vicidolit kane detyrime ndaj UDB-se dhe do bejne te pamunduren per ta kthyer gjithcka me kembe perpjete. Turpi i mbulofte plehrat!

  10. Petro says:

    Keta qe flasin ketu, s kane lexuar asnje rresht te Agollit.Hahaha Kryetari i inkuizicionit te artit ne vend per shume vite.Ushquesi me ushqim te thartuar i diktatures.Po diktatura s ishte vetem hoxha, mor te uruar.Ishte bashke me tere shpuren e tij e cila deshtoi dhe u dorezua me 1990.Jane akoma mbetjet e tij qe po e shpien vendin ne zgrip te ekzistences, te majte e te djathte, bije te kucedres legjendare qe e pollen serbet ne nentor 1941.Heshtni se jeni te dhjere, te dy palet.Gjysmen e popullit e syrgjynosen, madje syrgjyni vazhdon.Heshtni se jeni te denuar nga zoti per krimet ndaj vellezerve tuaj te pafajshem, qe vrate e prete, qe edhe akoma s keni te ngopur, me luften e klasave te kamufluar qe ushtroni akoma edhe ndaj brezit te trete e te katert.Apo tere kete rrumpalle po e ben akoma armiku i kllases dhe te deklasuarit.Heshti mor injorante me shkollat e genjeshtres komuniste.

  11. Kiço says:

    Petro,i ke pire ilaçet.Je jashte teme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje