“Përgjimet”, debatet në Komisionin e Sigurisë. Ndreu e Sterkaj-Nokës: Të fillojmë nga Visho Ajazi me pyetjet. Jo politizim…

Noka-640x348Çështja e pajisjes “IMSI chatcher”, dhe pretendimet e opozitës se kjo pajisje është përdorur për përgjime telefonike është rikthyer sërish në vëmendje. Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen ‘IMSI chatcher’ është mbledhur sot me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Sipas deputetëve socialiste,  Paulin Stërkaj  dhe Pjerin Ndreu, është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se opozita disponon të dhëna për shkeljen e sigurisë kombëtare përmes përdorimit të pajisjes për përgjim, dhe sipas tij ,komisioni hetimor nuk cënon hetimet e prokurorisë.

Debatet në Komision:

Flamur Noka: Ka të bëjë edhe me cënimin e sigurisë kombëtare. Pajisja mund të jetë përdorur për të përgjuar drejtues institucionesh. Mund të ketë ndërhyrje ne kemi propozuar rregulloren e komisionit hetimor.

Paulin Skërkaj: Meqë ju paskeni prova dhe materiale të pota që përgjimi është realizuar, t’ja vini në dispozicion prokurorisë dhe të mbyllet hetimi jonë. Nuk kuptohet edhe komisioni edhe hetimi, duket sikur s’ka për të funksionuar kështu.

Flamur Noka: Ka një gjë që duhet ta sqarojmë mirë. Komisionet hetimore të ngritura nga kuvendi nuk janë objekt i prokurorisë. Ne nuk kemi asnjë përplasje me prokurorinë. Pasi të mbledhim të gjithë dokumentacionin, faktet dhe provat që do të mbledhë ky komision, do ta gjykojmë pasi të përpilojmë raportin që mund t’ia dërgojmë apo jo prokurorisë. Janë cënuar të drejtat e njeriut dhe deri siguria kombëtare.

Pjerin Ndreu: Gjatë gjithë asaj që fole të kam nënvizuar disa gjëra. Fryma e komisionit duhet të jetë një frymë bashkëpunimi, por që duhet të bien dakord për një gjë, jemi në fazën e dyshimit. Nuk na lejohet të fillojmë një komision hetimor me terma të tillë. Ne s’kemi provuar asgjë deri tani. Të gjitha termat duhet të bëhen dyshohet se.

Keltis Kruja: Hetimin penal e kryen prokuroria, ne na takon kjo ngjarje, pasi mund të ketë cënuar sigurinë kombëtare. Na takon të zbardhim të vërtetat e kësaj ngjarje pa cënuar hetimet e prokurorisë.

Asllan Dogjani: Vetë këtu Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë kanë pranuar disa fakte, se ekziston një pajisje dhe kanë thënë se është përdorur për trajnim të punonjësve të policisë.

Pjerin Ndreu: Hajde të shkojmë të faktet, nëse i keni nxirrini gjatë Komisionit por jo në planin paraprak.

Flamur Noka: Opozita disponon të dhëna të arsyeshme dhe fakte ndaj ka kërkuar Komisionin.Ju si mazhorancë nuk i dispononi.

Xhemail Qefalia: Ju këtu nuk jeni kryetari i PD, jeni kryetar i Komisionit. nuk do ta ofrojmë këtë mundësi.

Flamur Noka: Kryetar i PD është Lul Basha, unë jam kryetar Komisioni, po ma ofrove këtë mundësi ma ofron tek PS. Nuk vi unë, nuk kam lidhje me ju.

Xhemail Qefalia: Do drejtosh Komisonin Hetimor. Materialet që keni hidhini në tavolinë.Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Paulin Stërkaj: Zoti Flamur, se kam respekt për ju. Mendoj që mos me e politizu shumë këtë situatë. Se këtu bëhët fjalë se dikush ka shkelur ligjin sipas jush. mos ta politizojmë. Të gjithë bashkë jemi për me e hetu këtë çështje. Po mos thuaj detyra e opozotës është me e bë këtë, apo atë.

Pjerin Ndreu: Ta fillojmë nga Visho Ajazi, madje mund të thërrasim dhe prokurorinë e përgjithshme, për të na treguar edhe në lidhje me stadet e hetimit, deri ku është hetimi.

Flamur Noka: E kam thënë dhe stërthënë disa herë sot, objekti i hetimit parlamentar nuk ka asnjë përputhje apo asnjë përplasje me objektin e hetimit të prokurorisë së përgjithshme.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Përgjimet”, debatet në Komisionin e Sigurisë. Ndreu e Sterkaj-Nokës: Të fillojmë nga Visho Ajazi me pyetjet. Jo politizim…”

  1. Treviso says:

    Po si keni durim te ndigjoni nje cope injorant si Muli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *