“Përgjimet”, mblidhet sot komisioni hetimor. 4 çështjet që do ngjallin debat. Misioni i BE kritika Prokurorisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pergjimetMegjithëse ka qënë në qendër të kritikave të misionit të BE, PAMECA ku të ashtuquajturat “Përgjime” kanë qënë në qendër të vëmendjes si akuza të dyshimta nga ana e Prokurorisë,  komisioni parlamentar hetimor nuk e ka ndërprerë punën.

Prandaj do të mblidhet sot për herë të parë komisioni hetimor ‘Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme’.

Komisioni, i cili do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Falmur Noka dhe më nënkryetar atë të PS-së, Pjerin Ndreun pritet të përqendrohet në katër çështje kryesore. Ndërkohë që objekt i punës së këtij komisioni hetimor do të jetë i fokusuar në katër çështje.

Punën e tij ky komision do ta fokusojë, së pari në kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”; Së dyti njohjen dhe verifikimin e mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej; Së treti njohjen me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj. Së katërti komisioni ka si objekt kontrollin e sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali.

Me sa duket çështja më e debatueshme e punës së komisionit hetimor , do të jetë pika e katërt e objektit të punës që ka të bëjë pikërisht me veprimet e autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje.

Mësohet se pas nisjes së punës ky komision, parashikohet të kërkojë që në kuadër të procesi të hetimit të thërrasë në seancë dëgjimore drejtuese të institucioneve të rëndësishme të përfshira në debatin publik për këtë çështje. Pjesë e komisionit të kërkuar nga opozita për hetimin e kësaj ngjarje, do të jenë deputetët e maxhorancës Pjerin Ndreu, Pirro Lutaj, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Luan Rama nga LSI. Ndërkaq mësohet se nga opozita e cila drejton komisionin por është pakicë në të, do të jenë Flamur Noka, Alban Zeneli, Asllan Dogjani, Keltis Kruja.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *