Petro Koçi: Dekreti i Presidentit për dekorimin e ballistëve cënon çështjen çame

31 Tetor 2016, 22:52Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi mbrojti qëndrimin e shprehur përmes rrjeteve sociale kundër vendimit të Presidentit të Republikës për të dhënë medalje për 65 anëtarët e Ballit Kombëtar të pushkatuar nga Mehmet Shehu në Lushnje në tetor të vitit 1943.

I ftuar në Top Story, Petro Koçi jo vetëm që i qëndroi kundër vendimit të Presidentit, por pasi lexoi dokumentin e një oficeri gjerman, që sipas tij, dëshmon se të Balli Kombëtar bashkëpunonte me nazistët, tha se ky akt kompromenton sot çështjen çame.

“Dekreti i Presidentit është plotësisht i gabuar dhe antinacionalist. Është në momentin e gabuar, në kohën kur Greqia justifikon mbajtjen ende në fuqi ligjit të luftës me argumentin se çamët bashkëpunuan me fashizmin. Ky vlerësim i Presidentit  kompromenton antifashizmin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Megjithatë, zv.ministri i Mbrojtjes dënoi ashpër vrasjen e tyre. Ai tha se është haptazi krim, por që nuk mund të nderohet.

”Dekreti i presidentit është benzina që i hedh zjarrit. Për mua është akt i papjekur që nuk është konsultuar si duket”, shtoi ai.

Ndërkohë, të ftuar në panel, historianët Uran Butka dhe Ana Lalaj dhanë mendimet e tyre për ngjarjen në fjalë. Që të dy ata ranë dakort se ka patur një pendim të vetë Mehmet Shehut kohë më vonë, duke e cilësuar pushkatimin e tyre si “një masë të pamasë”.

“Më 21 tetor, Brigada e Parë sulmuese me komandant Mehmet Shehun sulmuan çetat Balliste të Myzeqesë në zonën e Divjakës. Frymën e vrasjes së robëve të luftës dhe armiqëve tek partizanët e futën jugosllavët sepse nuk e kanë patur. Motivi i vërtetë i vrasjes ishte asgjësimi i kundërshtarëve politikë për të marrë pushtetin. Ishin antifashistë dhe kanë luftuar edhe në krah të partizanëve në Mallakastër në 1943”, deklaroi Uran Butka.

“Nga 65 vetët e pushkatuar një pjesë janë marrë nga arat, nga shtëpitë dhe vetë Shehu organizon një gjyq të vogël aty. Mehmet Shehu është penduar më vonë për këtë dhe thotë që ishte një masë e pamasë”, shtoi historiania, Ana Lalaj.

Ajo kërkoi nga klasa politike që të mos ushtrojë presion ndaj historianëve dhe t’i lënë ata të punojnë për të, ndërsa shtoi se Presidenti i ka parashikuar njëfarë reagimi me vendimin e marrë.

“Presidenti e ka parashikuar njëlloj reagimi që do të ketë kosto, por denoncimi i një krimi lufte besoj se ka më shumë vlera sesa kostoja që del duke e kundërshtuar atë”, nënvizoi Lalaj.

Analisti Agron Gjekmarkaj mbrojti vendimin e Presidentit dhe po ashtu edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ndërsa Mustafa Nano ishte kundër dhënies së medaljes. Ai e quajti makabritet dhe krim luftë pushkatimin e tyre, por që nuk plotëson kushtet që ata të quhen heronj.

5 komente në “Petro Koçi: Dekreti i Presidentit për dekorimin e ballistëve cënon çështjen çame”

  1. epiri says:

    eshte shume e vertete kjo qe thot Koci.
    ka nji Komplot Shqiptare kundrejt Ceshtjes Came nga politikane titullare partish dhe zagaret e tyre besnike .
    ka ardhur koha ,qe shqiptaret te flasin si burra e me karta te hapura .
    grupi i komplotisteve anticam fillon me sali berishen qe stafeten ja la Ilir metes i cili ,
    U thirr -nga Athina dhe jo ashtu si u duk ,sikur shkoj Ilir meta vet gjasme per vizite ne Athine .
    Eshte nji vrasje e dyte qe i behet Camerise nga kta politikane antishqiptare qe her lidhen e kordinojn veprimet me serbet e her me grekun . sb.il.meta.basha dihet tashme.ne grup eshte edhe nishan qeni berishes,edhe xhelefin putana, ka edhe nji ndyresire te moshuar koministe qe ka me dal edhe ai .
    Lereni camerine te fitoj ate qe i takon o kurvat e kombit ,sepse s’ju ka cami juve asnji borxh ,
    sepse ka derdhur gjake ne ate toke ,ne shtepite e tija te te pareve te tij ,ka lene shpirtin atje .
    Bravo petro koco je nga te vetmit politikan i ekujlibruar dhe i sinqerte ne ate vend.

  2. ,,,,,,, says:

    O Petro … Camet ishin (duam apo Jo vete Balli Kombetar), mos harroni qe Ballistat per Cameri luftonin, ishin Nacionalista pa ide Komuniste.
    Eshte sikur te thuash “perse o President the nje te Vertet” qe e di Greqia dhe gjithe Bota.

  3. Treviso says:

    Zoti mendere president Nishani, po 4 qytetaret evrare nga qeveria fashiste ne 21 janar te 2011keni menduar me i dekoru.? Jooooo, ato jo, se i vrau doktori. Per keto vrasie qe beri doktori une e kam dekoruar.

  4. Dori says:

    Kam vetem nje koment: perderisa Mehmet Shehu, ky kriminel i luftes dhe i paqes, qe ne fund u be viktime e sistemit qe vete e instaloi bashke me Enver Hoxhen, qenka penduar kohe me vone, viktimat duhet ta kene mese te merituar dekorimin. Llogjika eshte e thjeshte: kreret tane komuniste (dhe jo vetem tanet) nuk jane penduar kurre per asgje, aq me pak per veprime ndaj ballit kombetar.

  5. Aleksander says:

    Pse jane kaq KOQE shqiptaret !?-Ketu nuk eshte momenti te diskutohet per gurin qe hodhi nje “Budalla” ne lume .Por mendoni PERSE u hodh ai gur ?-Vertet jeni kaq te lehte ,kaq KOQE ,sa mblidheni si qente e beni gam-gam rreth gurit qe ju hodhi “Budallai”,qe duket se qenkerka me i mençur se sa gjithe te “mençurit” !!!? Kjo i kalon kufijte e budallallekut ,kjo eshte nje shprehje e DEFICENCES se “ajkes se te mençurve” ne Shqiperi .Kushdo mund te talle tr… me keta koketule ,tu hedhe nje gur e ti lere ta diskutojne me dite, me jave, derisa t’u hedhe gurin e radhes . Ka bere qejf saliu 25 vjet sepse ky eshte niveli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje