Policia: Tifozët e Partizanit i rrahëm se po shanin Skënderbeun. Vajzën nuk e goditëm, u rëndua emocionalisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

d3Policia është justifikuar për dhunën barbare ndaj tifozëve të Partizanit.

Ajo thotë se dhuna është shkaktuar, pasi tifozët e Partizanit kanë sharë ata të Skënderbeut, kanë hedhur fishekzjarre dhe kanë tentuar të futen në fushë.

Policia mohon edhe që të ketë goditur tifozen e Partizanit që për pak humbi jetën.

Sipas policisë, tifozja u rëndua emicionalisht.

Njoftimi i policisë:

“Bazuar në shkresën e Futboll Klub Partizani nr.389, datë 27.10.2016, për marrjen e masave, për garantimin e sigurisë së ndeshjes kombëtare të futbollit, për Kategorinë Superiore midis ekipeve të K.F. Partizani dhe K.F. Skënderbeu, që do të luhej më datë 30.10.2016, ora 17:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ju informojmë se: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan hartoi planin e masave për sigurimin e rendit e të qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes kombëtare të futbollit, ndërmjet ekipeve K.F. Partizani – K.F. Skënderbeu.

Sipas njoftimit të dhënë më parë për shtyp, nga ana jonë janë bërë publike masat që do të merreshin nga policia. Gjatë ardhjes së tifozëve të Korçës me autobus, në orën 16:35, në Unazën e qytetit është qëlluar me sende të forta autobusi me targa KO 1750 B, ku është thyer një xham. Efektivat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e mëtejshëm dhe kanë kryer veprimet e para hetimore dhe proceduriale, ku kanë identifikuar dy autorët, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes, nuk pati probleme. Në minutën e 80-të, rreth 670 tifozë të Partizanit të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit, filluan të hidhnin në fushë fishekzjarrë, kapsolla dhe lëndë piroteknike. Janë këshilluar disa herë me foni nga drejtoria e stadiumit për mospërdorimin e sendeve të ndaluara, të sharjeve dhe ofendimeve karshi tifozëve të Skënderbeut. Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Partizanit, tifozët e Partizanit thyen stolat dhe tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin në fushë.

Forcat e policisë, të dislokuara në këtë sektor, sipas planit të masave kanë vepruar konform procedurave standarde, sipas instruktazhit të dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë. Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë. Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre. Kjo situatë ka zgjatur rreth 10 minuta. Punonjësit e policisë kanë dalë në rrethimin e jashtëm duke krijuar një perimetër dhe pas komunikimit të vazhdueshëm u bë normalizimi i situatës dhe vazhdimi i ndeshjes deri në përfundim të saj.

Nga ana e policisë, janë kryer veprimet proceduriale, janë shoqëruar 7 shtetas në komisariat, ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë. Mbi bazën e deklarimeve të marra, sqarojmë se shtetasi F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga pjesa tjetër e tifozerisë. Ndërsa shtetasja T.T, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, nuk ka pasur asnjë lloj dëmtimi, por gjendje të rënduar emocionale.

Pas kontrollit mjekësor, të dy shtetasit janë larguar pa probleme në banesë. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vazhdon punën për kryerjen e veprimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Shkatërrim Prone’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, parashikuar nga nenet 150, 274 dhe 236/1 të Kodit Penal.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Policia: Tifozët e Partizanit i rrahëm se po shanin Skënderbeun. Vajzën nuk e goditëm, u rëndua emocionalisht”

  1. da says:

    O Mero mos e bej edhe ti kazan sic thote kryeministri kete faqe.Policia nuk thote ne njoftimin e saj se i rrahem tifozet e partizanit pse po shanin ato korcare po pse po thyenin stolat e stadiumit dhe po godisnin forcat e rendit me to.Pra te pakten jepe sakte reagimin e policise.Tani dua te pyes pse nisen ne min e 82 te thyenin stolat dhe te hidhnin fishekzjare kete s’e kuptova.

    1. argenti says:

      Jam kurioz të di nqs.do të kërciste shkopi i gomës në kokën tënde pa asnjë arsye dhe gazi lotsjellës në fytyrën tënde do i shkulje stolat apo jo ? Perse nuk pyet Armando Dukën & Co.se përse policia ( fnsh ) hyri në min.82 tek sektori i tifozëve dhe filloi ti godas…Pyete njëherë se mbase të jep një përgjigje.

  2. Albani says:

    Kush p…dh kurve qe e ka shkruar kete artikull dua te me shpjegoje se cnenkupton ai kur deklaron qe ne fushe u hodhen lende piroteknike dhe kur thote qe tifozet u lajmeruan me foni,mos nenkupton lendet ndezese dhe altoparlantin.
    Mesoni Shqip ore hajvane.

  3. bulldogu i poshtem says:

    ha haa aaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    shifni mer se kush jan shqiptart! shteti shqiptar! policija shqiptare e shtetit!!!!!
    po vepron tamam si me qen nanji grup banditesh dhe jo polices shtetnor!
    si more rrifet tjetri “pse shan”!
    po policija nuk ka detyrr rrahjen e njerzve por ndalim arrestimin e tyre dhe shoqerimin ne polici. kush kundershton merret me dhun,por jo te rrifet robi si ne ato kalifatet myslimone qe denohet me 1 mij e 1 rrafje kamzhiku pse pa mbretin shtrember.!!!
    hajde shtet hajde!
    rrifet tjetri nga polici se ashtu I thot mendja policjotit!!!
    vari KRT!
    dava shqiptarsh!

  4. ........ says:

    PER marjen e masave kunder tifozave qe sillen si kafsh merni shembullin e anglis , ne çform e ktheu qetesin policia anglerze ashtu veproni edhe ju , kurr se kemi pas zakon te benim rremuja neper stadiume kush mutin e futi kte huq muti qe tifozet ultras nuk shikojn ndeshje por e kan mendjen te shajn ngacmojn dhe te ofendojn te tjeret te bejn rremuj dhe te shkaterrojn xhdo gje , kta beini non grata ne stadium per 5 vjet , se keshtu do zen mend. po leqe dhe un ja fus si kau peles ku kemi shtet ne te kontrollojm njerzit , ktu esht rrumpallhane ka 25 vjet ,e nese e bejn kte gje sot , vjen PDja neser me saliun na kthen ne vitin zero prap , keshtu do jet tashme ne kte vend pergjithmon , mir thot turkofakos pun korrakesh varu k….t.

    1. dak ulqini says:

      Komplet dakort 100%

  5. rrumpalle kuqalashe says:

    ne vitet 80 kur isha akoma femije shkoja e shihja ndeshjet ne Qemal Stafa, 17 Nent.-Partizani, Dinamo etj ato qe luheshin ne Tirane e rrallhere ne rrethe. Po ama me sa me kujtohet shihje futboll, pamvarsisht femra nuk shihje (dikur me para ishin dhe femrat por per arsye qe nuk me kujtohen pas viteve 70 nuk shihje). E shumta ndonje sharje, feshkellima e ne rast goli shirita letre te mara tek poligrafiku o gjekundi. Ndoshta nuk shihje spektakel por ama kthehej ne shtepi shendosh e mire dhe i kenaqur kur fitoje e kur ishte koha me diell. Por pas viteve 90 vetem nje here shkela ne stadium ishte ndeshja Tirana – Vllaznia andej nga viti 98 ne mos gabofsha, kush e mban mend trimeria ate dite doli sheshit pistoleta e pllaka shkallesh fluturonin dhe ishte akoma nje shqiperi e brishte, lere me pas policine qe humbi as su duk me. Por sot e kemi kapur kalin brej bishti sepse po mundohemi te imitojme ato tifozeri ultras europiane me histori pothuaj 100 vjecare, te nje europe te plakur qe nuk din me se ku te shfryje stressin por me nje kulture sportive e huliganizmi te mire strukturuar, normal dhuna nuk ka justifikim. Por keta pseudo ultras uqer te debores kur uqer nuk a me ne korce e guerrilas qe nuk e kuptoj se kujt i bejn atentate neper rrugicat e tiranes sot dalin e na lene pa pare ndeshje por injorancen e tyre thjesth per te treguar qe kemi edhe ne huligane. Po pjese tjeter e tifozeve njerezor nuk e mendojn keshtu, shkuan te shihnin ndeshje e pane nje arene me gladiatore qe as vete nuk e dinin pse ndodheshin aty. Pra o guerrilas o uqer dilni nje dite ne fushe larg qytetit dhe shfryhuni mire e ne na lini te shohin futboll me femijet tane.

Lini një Përgjigje te bulldogu i poshtem Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *