Politologu Luttwak: 8 ditë nga kaosi amerikan (dhe botëror)

31 Tetor 2016, 17:57Bota TEMA

Vetëm 8 ditë na ndajnë nga zgjedhjet për “punën më të rëndësishme në botë”, por politologu Edward Luttwak thotë se skandale të fuqishme do të godasin SHBA-në.

Sondazhet e kryera ditët e fundit në Amerikë e kanë lënë të hapur luftën për president, por Luttëak mendon se edhe nëse Hillary Clinton fiton, fati i saj do të jetë i shenjuar nga skandali i emaileve.

Politologu i njohur thotë në një intervistë për median italiane “Il Giorno” se “Nga vazo e Pandorës do të dalin të tjerë skandale. Jo vetëm Hillary, Bill apo Fondacioni Clinton, por do të dalin skandale dhe për vajzën e tyre Chelsea”, thotë Luttwak.

Sipas tij hetimet për Clinton nga ana e FBI do të vijojnë edhe nëse ajo zgjidhet presidente, “Edhe nëse e shkarkojnë drejtorin e FBI, që është zgjedhur nga administrata demokrate, hetimet do të vazhdojnë”.

Nëse Clinton fiton por Dhomën e marrin Republikanët, mund të ngrenë një Hetim Special për skandalin e emaileve”, thotë politologu.

Sipas Luttwak, “gjithë mëkatet e Clinton kanë ndodhur kur ishte sekretare Shteti”.

Ai thotë se ajo ka bërë disa herë shpërdorime detyre dhe ka përfituar fonde të paligjshme.

“Ju tregoj një shembull. Princi i Katarit kërkoi një seancë dëgjimore për të mbyllur një marrëveshje me Departamentin e Shtetit, por nuk mori asnjë përgjigje. Atëherë princi dhuroi shuma të mëdha parash në Fondacionin Clinton. Dyert e DASH u shqyen, jo u hapën, për të”, rrëfen Luttwak.

Ai shton se “pavarësisht rezultatit, 8 nëntori mund të jetë nisja e një kaosi amerikan, dhe pse jo, botëror”.

5 komente në “Politologu Luttwak: 8 ditë nga kaosi amerikan (dhe botëror)”

  1. Treviso says:

    Trevixhani Luttvak eshte ne krahun e kundert dhe flet ne ate menyre. Po te ishte politolog serjoz nuk do te kishte bere kete analize. kur ka nje kandidat te padeshirueshem nga qytetaret amerikane.

  2. Papagalli i CNN says:

    Cdo popull e meriton qeverine e vet! Ketu do te duket kush eshte populli amerikan (enderr per disa)
    Nese voton kete dhelpren apo jo

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Komenti yt,o papagall, ka konflikt interesi…
      Ti ke frike se mos te han dhelpra… ?

  3. enter"" says:

    Kaos ka vetem nese fiton ndyresira Clinton, kjo genjeshtare e kriminele.

    1. Ramy says:

      Grekushi mou, ti urren Clintoni sepse u qi robt ortodhijkaseve si puna jote, te gjithe mbeshtetsit e Trumpit jan te pa edukuarit te mjeruart e te pandrequrit ku ti ben pjese, so you belong to the bascket of deplorable and irredeemable, fuck off kudra e janulles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje