Rrëfehet tifozja e Partizanit që humbi ndjenjat: Orët e tmerrit dhe presioni i policisë edhe në spital

Trevisa Tufa, vajza që mbeti pa ndenja në stadiumin “Elbasan Arena”, ka rrëfyer për ‘Newsport’ se çfarë ndodhi në shkallët e këtij impianti ku po qëndronte tifozëria e kuqe.

Ajo rrëfen gjithashtu, se sin ë mënyrë skandaloze, ka ushtruar presion ndaj saj dhe të atit, në ambientet e spitalit.

– Çfarë ndodhi që mbetet pa ndjenja?

Ishte një moment kur të gjithë tifozët po ngjiteshin tek shkallët lart për t’i shpëtuar dhunës nga policia dhe gazi lotsjellës. Në atë moment gazi më bllokoi dhe frika për njerëzit që isha e shoqëruar se mos goditeshin krijoi një tmerr dhe aty nuk mbaj më mend asgjë.

– Pse policia ushtroi dhunë ndaj jush?

Ndaj meje personalisht jo, por ishte një rrëmujë ku askush nuk u mor vesh se përse filloi ajo gjë nga ana e policëve.

– Nga pamjet filmike nuk ka pasur asnjë indicie nga ana e tifozëve. Pse reagoi në atë mënyreë policia?

Nuk e di. Pjesa e parë shkoi shumë mirë nga ana e tifozërisë tonë dhe nuk e kuptoj pse policët e FNSH futën në pjesën e dytë brenda.

– Mbani mend t’iu kenë thënë diçka?

Absolutisht jo. Vetëm pashë njerëz që po shtyheshin dhe ishin të gjakosur.

– Po në spital çfarë ndodhi? Sa kohë qëndruat?

Nuk e di saktësisht sa kam qëndruar. Edhe në spital erdhën policët dhe filluan të bërtisnin, pasi babai im po u kujtonte gjendjen se si më bënë. Edhe aty më pas u bëra sërish keq.

Pse bërtisnin policët, çfarë kërkonin nga ju?

Nisën të debatojnë me babanë tim. Ai po u thoshte se si ka mundësi që policia sillet kaq keq në stadium, por ata nisën t’i hakërrehen dhe të ngrenë zërin.

 

– Kur do ta shohim Trevisën sërish në shkallet e stadiumit?

Unë Partizanin, pavarësisht kësaj që më ndodhi do ta ndjek gjithmonë. Që ndeshjen e ardhshme unë do të jem në shkallët e stadiumit.

– Bukuroshet si ty i mungojnë stadiumeve shqiptare. Ke diçka për t’i thënë bashkëmoshatarëve të tua?

Pas këtyre ngjarjeve nuk di çfarë t’i them. Uroj që të mos të ketë më incidente të tilla dhe i ftoj të gjithë të vijnë në stadium për të mbështetur Partizanin.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-384-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-384.jpg","attachment_id":574026},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d12-110-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d12-110.jpg","attachment_id":574036},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d11-135-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d11-135.jpg","attachment_id":574035},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-329-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-329.jpg","attachment_id":574028},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d10-176-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d10-176.jpg","attachment_id":574034},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-381-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-381.jpg","attachment_id":573967}]

4 komente në “Rrëfehet tifozja e Partizanit që humbi ndjenjat: Orët e tmerrit dhe presioni i policisë edhe në spital”

  1. Ilia says:

    Sherim te shpejte dhe uroj qe vajzat te shtohen sa me shume ne stadiumet tona e te zevendesojne rrugacet dhe injorantet ne shkallet e stadiumit

  2. ........ says:

    O SAJMIR MBLIDHI ATA BASHIBOZUK SE ESHTE TURP TE TER PUNEN QE KE BER TI DHE POLICIA DERI SOT PO TA MINOJN CA KAFSH QE NUK KAN LIDHJE ME POLICIN , VERI FRENA KALIT mos na tmerro kalamajt MOS NA BEJ POZA NE TELEVIZOT KOQE.

  3. Harillaqi says:

    Kjo palaço femer nuk paska shkuar ne te semes.I paska rene te fiket asaj.Ka mundesi ,qe i ka rene t fiket se eshte histerke.Policia ne kete raste eshte sjell shume mire.ka bere detyren,por me mire duhet ta bente duke u sjell akoma me keq me ata maskarenj tifoza qe kerkojne te sjellin rremuje e shkaterrime.

  4. Iliri says:

    Policia e TURPIT.Me sa duket policët ishin nën efektin e hashashit….. Kanceri I futbollit shqiptar është Armando Duka dhe kupola e tij,pa u larguar kjo kupolë mafioze futbolli shqiptarë gjithmonë do lëngoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *