Rrezik bojkoti më 2017, Basha vendos kushte për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Matit, nga ku bëri theksoi se çdo shqiptar e ka të qartë se me Edi Ramën situata vetëm do të përkeqësohet.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme, kreu i opozitës bëri edhe një deklaratë kërcënuese kur tha se me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. Deklaratë që kishtebBrenda vendosjen e kushteve ose bojot.

Në fund të mandatit ai s’ka asnjë bilanc, prandaj shpreson që me paratë e drogës dhe shantazhin e krimit të grabisë votat e qytetarëve. Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje”, tha Basha duke artikuluar kushtet e patjetërsueshme për opozitën. “Dy janë kushtet të patjetërsueshme: zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha kreu i opozitës.

Ndër të tjera, në këtë takim, ai u njoh me shqetësimin e madh të banorëve për kultivimin e drogës.

Trafikantët i marrin gratë dhe të rinjtë si skllevër me sy të mbyllur dhe i çojnë të punojnë në arat e kanabisit, nën mbrojtjen e drejtuesve të policisë që ndajnë me ta paratë e drogës. Kjo gjendje, është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Kriminelëve dhe trafikantëve që i futi në Parlament dhe administratë, Edi Rama u hapi rrugët e drogës ndërsa qytetarëve u la si alternativë varfërinë, emigracionin ose punën si argat në arat e kanabisit.

“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtore krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga. Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante.

Çfarë kishte ndërmend e pamë. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh. Kishte ndërmend që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativave; varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës të Edi Ramës me shokë.”, tha Basha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rrezik bojkoti më 2017, Basha vendos kushte për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje?!”

  1. Gridi says:

    Kur krimineli te thote kap kriminelin e kupton qe ka ardh fundi botes.

    Ne zgjedhje aman mos u fut,do rrime rehat te pakten te enjteve,kush rri e degjon marrezite e tua…..

    1. Kujtim says:

      Basha mbeti rrush i pa pjekur AGURIDHE nje emigrant i felliqur plere qe lutet cdo dit per nonje te keqe

  2. timo says:

    Me sa duket Basha paska ndërmend të banojë, përfundimisht, në Hollandë në 2017-tën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *