Shqipëria, historia e kombit që shpëtoi hebrenjtë njihet ndërkombëtarisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shqiperiaHistoria e shqiptarëve, kombi që shpëtoi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, do të promovohet gjerësisht. Kjo falë marrëveshjes së bashkëpuimit të firmosur nga Drejtoria i Përgjithshëm i Arkivave, me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve të heronjve të Holokaustit, Yad Vashem në Izrael.

Yad Vashem është autoriteti më i lartë i përkujtimit të viktimave të holokaustit dhe dhënësi i titullit “Fisnik mes Kombeve”, që përbën vlerësimin më të rëndësishëm për shpëtimtarët e hebrenjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Arkivës, Ardit Bido dhe kreu i bordit të drejtorëve Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev.

“Shqipëria kishte një komunitet prej vetëm 200 hebrenjsh në fillim të Luftës, por në fund të saj kishte mbi 2000 të tillë. Ky numër, pavarësisht se ishte i vogël, vlen për të treguar historinë e veçantë të një populli që kontribuoi për shpëtimin e hebrenjve”, tha z. Shalev.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Bido vlerësoi këtë marrëveshje, si të një rëndësie të veçantë, për shkak të rolit unik që Shqipëria luajti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bido theksoi se Arkivat Shqiptare tregojnë jo vetëm historitë personale të hebrenjve, por përmbajnë edhe dokumente të një rëndësie të veçantë që rrëfejnë rolin e ministrave të asaj periudhe, apo të katër komuniteteve fetare shqiptare për shpëtimin e popullsisë hebreje.

“Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, është një moment krenar për vendin tim. Kjo histori nuk duhet fshehur më, nuk duhet të mbetet në Arkiva, pa qenë e aksesueshme për sytë e publikut. Këto burime arkivore duhet të promovohen dhe të shpërndahen në mbarë botën, nëpërmjet mjeteve që na ofron teknologjia. Kjo nuk duhet të bërë për të mirën e hebrenjve dhe Izraelit, e as për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë, por për të mirën e njerëzimit; një provë që edhe gjatë vështirësive, edhe gjatë luftës, edhe gjatë periudhave të errëta të ideologjive ekstreme, ka mjete që njerëzit e zakonshëm mund të përdorin për të shpëtuar konceptet bazike të të qenit qenie njerëzore. Nuk mund të mendoj një vend më të mirë për të gjetur prova të tilla sesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe nuk mund të gjej një bashkëpunëtor më të mirë për një projekt të tillë sesa Yad Vashem, një institucion udhëheqës në përpjekjen për të bërë njerëzit të mos harrojnë të shkuarën për të mos u përsëritur marrëzia e shekullit të kaluar”, është shprehur z. Bido.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Shqipëria, historia e kombit që shpëtoi hebrenjtë njihet ndërkombëtarisht”

  1. Ylli I Mengjezit says:

    Boll me genjeshtra dhe spekullime, une nuk kam njohur ndonje Cifut ne qytetin tim deri ne vitin 1990 pasi ra Diktatura.
    Te promovohet qe ne Shqiperi nje nectre persona ishte spiun.
    Cjane keto poshterime me qellime politike dhe shkaterruese.
    Holokaustin mecte Madh ne Historine Boterore e ka pesuar Greqia e Lashte nga barbare Romake, Turq, Evropianecte tjerat jane spekullimie me qellime politike dhe mashtrime.Shkupin e njihni me emrin Maqedoni, Kostandinopolin ja dhate Turqise dhe nuk luftoni percte drejtat e Grekeve ne Asine e Vogel, per Armenet juk I njihni, pseckeshtu eshte Drejtesia njerezore vetem per fete?
    Ne emer te spekulimeve dhe te Globalizimit qellimi eshte qe, ai qe ka parane ben Ligjin dhe duke shkateruar kete botecte bukur.Historia duket se si e ndryshojne shtetet pa histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *