Vetingu edhe per federaten Shqiptare te Futbollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
20081112112432_12110817_TRbjqKur luajnë mirë skuadrat e prish lojën arbitri, kur gjykon mirë arbitri nuk luajnë skuadrat, kur luajnë mirë skuadrat dhe gjykon mirë dhe arbitri ndeshjen e prishin tifozët, kur janë mirë tifozët, luajnë mirë dhe skuadrat dhe arbitrimi është në rregull, është fusha e keqe, kur dhe skuadrat luajnë mirë dhe fusha është e mirë dhe arbitri gjithashtu, trukohet ndeshja. Kur nuk trukohet ndeshja dhe të gjitha janë në rregull s’punon autoambulanca. Ky është pak a shumë Kampionati Shqiptar i Futbollit, i shndërruar në sipërmarrje private e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe shpurës së tij. Ky është futbolli i marrë peng nga një individ prepotent, anadollak, pa vizion dhe me komplekse të rënda inferioriteti që i shet në publik si superioritet ndërsa vartësve ua imponon si të tillë. Ky është futbolli i Shako-Dukës, i dyti manipulon ndeshje e kompeticione zyrtare të futbollit vendas, ndërsa i pari, një lëpirës i klasit të parë, ka për mision të manipulojë apo fshehë një realitet të degjeneruar të këtij futbolli, që varet në fasadën e ndonjë stadiumi të rikonstruktuar me lekët e qeverisë, apo në imazhin e Ekipit Kombëtar që Duka&co e përdorin për marketing e pwrfitime personale. Vini re, kudo futbolli është festë, ndërsa në Shqipëri njerëzit ikin nga stadiumet të palumtur dhe të frustruar. Sepse dora, hija e Dukës dhe “dukallukëve” të tij janë aty, kontrollojnë çdo gjë, lojtarë, arbitra, vëzhgues, gazetarë e komentatorë. Dhe mirë bëjnë sepse në këtë vend nuk ka media dhe prokurori që t’ja zbërthejnë kopsat Dukës dhe manareve të tij, që Duka i tund e shkund sipas tekave të veta dhe ata vetëm qeshin, lumturohen dhe përulen e nënshtrohen si eunukët para sulltanit, sepse i ka tredhur ose janë vettredhur për një pagë a një vend pune dhe një i tredhur s’ka dinjitet, s’ka as sy, as veshë që të shohë e ndryshojë realitetin. Si do mund të ketë një garë të ndershme kur Presidenti i Federatës së Futbollit, ca presidentë klubesh i ka miq e ca armiq, më të parët bën edhe biznes ndërsa të dytët i përdor për biznes. Situata bëhet paradoksale sepse këtë realitet e njohin tashmë jo vetëm tifozët, por edhe politikanë, prokurorë e gjykatës që shkojnë çdo fundjavë në stadiume për të parë farsën e radhës. Dhe këtë farsë Shako-Duka ua shet shqiptarëve për kampionatin më të bukur të futbollit. Dhe i tillë është në fakt, kampionati më i bukur për shëmtinë, shterpësinë e falsitetin që ofron.  Cila është rrugëzgjidhje? Një hetim i thellë i prokurorisë për të gjithë aktivitetin e FSHF-së, klubeve dhe hapja e këtij institucioni për transparencë. Krijimi i mundësive dhe kushteve për një garë të ndershme për organet drejtuese dhe titullarin e federatës në bazë vlerash personale, programore e menaxheriale. Nuk shkohet para me populizma e sofizma me “kuq e zi je ti”,  me tezën e kombëtares e nacionalizmit. Nuk të mban në këmbë fasada e ekipit kombëtar. Para shkohet duke ndërtuar një ligë futbolli reale e profesionale. Me klube që të gjithë janë të barabartë në garë pa privilegje, me arbitra të ndershëm jo qokatarë të Presidentit të FSHF-së, me impiante sportive që të justifikojnë standardet bazë që bota i ka prej më shumë se 50 vjetësh. Lirojeni futbollin o pengmarrës. Kthejuani atë profesionistëve dhe njerëzve që e duan me zemër. Vetingu duhet të ndodhë edhe në futboll në këtë çerdhe korrupsioni, injorance dhe mediokriteti.
Mesazh publik i një grupi tifozësh të Partizanit, Tiranës, Vllaznisë e Flamurtarit!
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vetingu edhe per federaten Shqiptare te Futbollit”

  1. fjale imzot,fjale says:

    Na mbushen mendjen tifozet e Partizanit.
    Po kur shkuat ne kategorine e 5 Duka ja u kish fajin?

    1. TONY says:

      QENDROI TEMES I DASHUR MOS IA FUTE KOT . PERSE ESHTE ARTIULLI E PERSE FLET TI??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *