Birçe Hasko: Ne iu përshtatëm kohës së diktaturës, ata që sulmojnë filmat e komunizmit janë injorantë

1 Nëntor 2016, 10:54Kulturë TEMA

Nga Bardha Nergjoni

Profesori i aktrimit, personazhi i mbi 30 filmave artistikë, aktori që është fiksuar nga publiku me batutat e tij të famshme, së shpejti rikthehet në një film me metrazh të shkurtër. Këtë herë në një rol të përndjekjes së aktorëve, Birçe Hasko është i mendimit se njeriu është produkt i kohës së tij dhe i komunizmit. Mohimi që shumë aktorë, regjisorë dhe njerëz të skenës i bënë prodhimtarisë artistike në komunizëm ishte një padrejtësi e madhe që sipas tij solli shkatërrimin e kinematografisë shqiptare.

Në kohën kur jo vetëm për nostalgji, po i rikthehemi asaj kinematografie, pedagogu i vlerësuar i aktrimit, njeriu i “ligjit dhe Maliqit” sjell mendimet e tij për Tesheshi.com

Roli i fundit, ai i vitit 2009 në “Kronikë provinciale” nuk është i fundit për ju. Në çfarë roli do t’ju shikojmë së shpejti?

Jam bërë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër të një regjisori të ri për dosjet e sigurimit. Ende filmi nuk ka dalë. Filmi “Kontromano” ose “Kundër rrymës”, bën fjalë për ndëshkimin e artistëve për konceptet e tyre, për veshjet pra modën etj. Do të dalë së shpejti.

Duke qenë se jemi tek kjo temë dhe kinemaja është në ditët e saj më të zeza, si e shikoni trajtimin e kinematografisë së realizmit socialist në  këto vitet e stërzgjatura të tranzicionit?

Së pari, pati njerëz të artit që e sulmuan keq këtë periudhë të kinematografisë. Madje do të thosha me mendime injorante deri në heqjen fare të filmave të asaj kohe. Tani kanë filluar të rikthehen sepse u kuptua që ishte gabim. Njeriu është produkt i kohës së vet. Kush harron këtë gjë, gabon. Kinemaja shqiptare gjithashtu ishte produkt i atij sistemi. Të gjithë kemi jetuar në kohë dhe i jemi përshtatur kohës ku kemi jetuar. Problemi është të mos bësh dëme, të mos marrësh të tjerët në qafë kot. Të jesh i drejtë në ato që bën.

Kam lexuar shumë vlerësime nga ish-studentë tuajt për një kulturë të domosdoshme në çdo fushë, dhe padyshim përkushtimin..

Të paktën një gjë ju kam ngulitur në kokë ish-studentëve të mi: punë, punë, punë, punë derisa të kesh fuqi fizike dhe intelekt. Kështu hapat e para të të mësuarit me punën i kanë marrë kur kanë qenë student. Si pedagog kam qenë kërkues, sidomos ndaj vetes. Edhe kur isha vetë student isha zhbirues në heshtje dhe bëja seleksionim të atyre që do më vlenin gjatë jetës.

Keni pasur role që keni refuzuar apo që i keni kërkuar dhe nuk jua kanë dhënë?

Aktori nuk është fletë vizatimi. Ai ndërton karaktere ku ka analizë dhe sintezë. Analizën e bën aktori së bashku me regjisorin dhe është mirë të kenë një ujdi mes tyre. Nëse nuk ka një marrëveshje atëherë edhe shfaqja dështon.  Unë bëj pjesë në ata aktorë që kam përzgjedhur role. Vetë aktori duhet të dijë të zgjedhë. Sigurisht që kam pasur edhe role që i kam dashur por që edhe më kanë refuzuar.

Keni personazhe të dashur nga filmat tuaj?

Derisa aktori derdh djersë i dhimbset çdo gjë dhe më shumë i dhimbset dështimi i një roli. Sigurisht që vlerësimin nuk e bën dot aktori vet sepse ai i takon publikut. Nuk dua të përsëris atë që thuhet  nëse është vajzë apo djalë, pasi aktori për rolet e tij është si një prind dhe nuk e ndan dot dashurinë.

Si e shikoni rikthimin e Matilda Makoçi në jetën artistike?

Ju e shikoni si rikthim, ndërsa unë jo. Në gjithë këtë periudhë nuk ka pasur krijimtari në përgjithësi. Jam i sigurt që do ishte në skenë nëse do kishte kinematografi si atëherë.

Në fakt arti është në ditët e tij më të vështira në Shqipëri…

Shfaqjet sa po vijnë e po rrallohen pasi arti nuk bëhet pa investuar. Ushqimi shpirtëror duket i shtrenjtë por në të vërtetë tek ne shitet lirë. Arti është rubineti i fundit që hapet tek ne. Nëse lenë pak ujë rubinetat më lart atëherë do të vijë edhe pak ujë edhe tek ne, në të kundërt uji do të jetë gjithmonë më i paktë në art.

Si e shikoni “ligjin dhe Maliqin” në realitetin e sotëm?

E keqja tek ne është se këtu politizohen të gjitha. Njerëzit duhet të luftojnë për të vërtetën pavarësisht ku militojnë. “ligj dhe Maliq” ka  dhe do të ketë në çdo kohë. Kush mendon ndryshe gabon për mua. Nuk ka përsosmëri. Përsosmëria është larg. Ju kujtoj një rast që ka lidhje me këtë fakt.  Në vitin 1993 erdhi në Akademinë e Arteve Evgjeni Jeftushenko, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve rusë. U ngrit një që kishte bërë burg politik, unë nuk e njihja në fakt, dhe e pyeti nëse do vendoset drejtësia tek ne? Jeftushenko recitoi përpara(recitonte shumë bukur) e më pas iu përgjigj atij që e pyeti me një tjetër histori: një plak rus e kishte ftuar në 100-vjetorin e tij dhe Jeftuzhenko kishte ftuar një bashkëpoet kuban. Kubani  e pyet 100-vjeçarin: O gjysh tek ju u bënë ndryshimet po tek ne çfarë do bëhet? Plaku rus iu përgjigj duke iu hedhur dorën në sup: Njerëzimi lufton por drejtësi nuk ka. Pra drejtësia është teori apo utopi dhe vështirë të arrihet sidomos në Shqipëri.

15 komente në “Birçe Hasko: Ne iu përshtatëm kohës së diktaturës, ata që sulmojnë filmat e komunizmit janë injorantë”

  1. Para Laci says:

    Askush nuk i degjon keta njerez qe thone te verteten.

  2. Treviso says:

    Por çfar ti themi petagogut Mark M… qe na hedh poshte literaturen e Driteroit?
    Keto jane njerez te lidhur me agjentura te huaja qe kerkojne te humbin historine e popullit shqiptare. Historia me te mirat dhe te keqijat e kohes ngelet histori. Nuk ma merr mendja te kete shqiptare qe te shikoje filmat e realizmit socialist dhe te mos i pelqeje. Apo duhet ti zhdukim keto filma se nuk ka pjese erotike. Presidenti Bujar nuk ka lindur ne vitin 90-te. Ate dhe kryekriminelin Berisha e lejome qe ta harrojne jeten e realizmit socialit, poderisa vazhdojne te punojne kunder shtetit tone, por jo t’ja tndryshojne apo t’ja humbin popullit.

  3. Rita says:

    Mos kerkon dhe titullin Oskar ky fare Birce ??? Se me talentin e tyre ndihmuan ne instalimin e diktatures ,ja zgjaten jeten sa me s”matet dot me llogjiken e sotme !!Ato filma qe te bardhen e paraqiste te zeze e te kunderten cfaqen dhe sot ,por askush nuk isheh me se per fat ka vdekur censura e frika e djeshme ,por e keni fatin dhe sot te flisni e te mbroni ate kohe te zeze se ju ndihmon ligji !! Perderisa nuk jane te ndaluar te shfaqen qe te rihelmoni perseri rinine vazhdoni te llomotitni si sot ,,te keni nostalgji per ate kohe te erret ,,ne vend qe te thoni se ishim te detyruar e per pasivitetin tone ndjehem sot fajtor e te kerkerkoni falje per ato filma e role ku hipokrizia e shtremberimi i se vertetes te miirte frymen !!!

    1. I.Hoti says:

      Po ti mor ‘zonje e rende’ ,..cpate… per diktaturen nuk ka kush nostalgji ! Ishte diktature ! po flitet prer Krijimtarine brenda sistemit… Ore ‘e cale ne tru’…Edhe ne diktature njerzit lindur e vdekur, kane punuar, jetuar vuajtur por edhe dashuruar martuar gezuar …… Ti o ‘rita’ mendon se vec me komandantin ten shpirteror….jetohet ..merret fryme!!!!!! Apo vidhet shkatrrohet e vritet populli!!!!!! Majmune e pa transformueshme !

    2. Gentiana Hasko says:

      Ky fare Birçe s’ka nevoje per Oskar, pavaresisht se e meriton! Oscar e ka marre nga dashuria dhe respekti i njerezve te thjeshte dhe ish-studentet. Dhe s’ka per cfare te kerkoje falje. Meso respektin dhe informohu per njerezit para se te llomotitesh!

  4. Petro says:

    Ou, sa bukur! Te marresh pjese ne genjeshtren e madhe, te ndihmosh diktaturen me ushqim shpirteror te thartuar qenka patriotike, e pajtueshme me lirine, me boten e liire.Te kontribuosh per cuarjen e vendt ne zgrip te ekzistences, qenka gje e mrekullueshme.pra fajin per deshtimin e diktatures e kishin ca copa bronzii te hequra zvarre ne rruget e Tiranes.Hajde hasko hajde.lere pastaj qe ke qene dhe pedagog.Ke injektuar kulturen marksiste dhe botkuptimin marksist ne sa breza.Hej…Je bere per te kenduar:Ca copa bronzii rane mbi asfalt dhe une papritur ndjeva mall.

    1. Gentiana Hasko says:

      Ca copa injorantesh flasin lirisht dhe une papritur ndjeva neveri!

      1. Leonard says:

        Ti Gentiana me te njejtin mbiemer Hasko duhet te dish se ky njeriu yt Birce, tamam “birce”, ka qene edhe spiun i sigurimit. Besoj se edhe per kete ke ndonje gje per te komentuar se duket paske majasell ne gjuhe. Super injorante dhe e peshtire, tamam si ai qe perpiqesh te mbrosh.

        1. Askushi says:

          Ti qe e di me kaq siguri qe Birce Hasko ka qene spiun i sigurimit i bie qe ke qene dhe ti bashkepuntor ose oficer i atij regjimi.

  5. ed tironci says:

    rita mos ia fut p…bircja ka te drejte…me kete sali shpellarin humbi gjithshka dhe ai pak art qe u be ne mes te censures ne ate kohe…

  6. Lpl. says:

    Keta jane perdorur per te ne sunduar atehere edhe sot me te paverteta dhe shpifje ,mire atehere se keni kuptuar pir sot duhet pendese qe nga Agolli dhe te gjithe kaq kuptoni ju ateistet e komunistet kjo eshte doktrina juaj se ndryshe se kishi bere me zell propaganden ose tani do ishi penfuar .Fakti qe nuk pendoheni asnje do te thote se jeni te indoktrinuar dhe ateiste qe kujtoni se keni bere gjene e drejte dhe nuk arrini ta kuptoni se Shqiperine e keni drejtuar ju shkrimtare dhe ata qe bene tekstet e shkolles historise dhe propagandes dhe jo Enveri , kete duhet te kuptoni dhe te shfaqni pendese .

  7. Aqif says:

    Pirdh, pirdh se lirohesh o lpl.

  8. arjan says:

    aktori eshte aktor , ne cfaredolloj sistemi te jetoj do bej punen e tij , edhe nese e shkruante skenarin Birce Hasko, prape ai skenar do kalonte ne mbrapa skene e do rishkruhej, ketu ka pak hipokrizi , njerezit duan Sali BERISHEN NJE ish komunist psikopat , qe i sherbeu me shpirt atij sistemi dhe ne demokraci vuri lekuren e gjengjit , dhe shohin me percmim aktoret e atij sistemi, personalisht simpatizoj me shume njerezit qe thone qe ju pershtateen atij sistemi dhe e mbajne koken lart. Eshte me mire te punosh e te jetosh e ti pershtatesh sistemit ku jeton , se sa te rrish te qash te kaluaren, respekte familja Hasko ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje