Burrel, gjendet e vdekur në spital laborantja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

burrelNjë laborante e spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur nga kolegët e punës. Policia njofton se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E.T., 61 vjeçe, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *