Flet “kamikazi” i Skënderbeut: Më kanë ofruar para dhe presidentët e klubeve më marrin në telefon

1 Nëntor 2016, 11:44Sport TEMA

Ai konsiderohet si “kamikazi” i Skënderbeut nga ana e tifozëve dhe ata që merren me futboll.

Kjo, për shkak se e ka favorizuar shumë herë këtë ekip.

Rasti më i fundit ishte në ndeshjen e së dielës kundër Partizanit.

Por, Enea Jorgji thotë se e paragjykojnë kot.

Ai ka folur duke shkelur rregulloren, për mediat pranë Armando Dukës, që me superlativa e konsiderojnë si gjyqtarin më të mirë dhe të përgatitur shqiptar.

Thuajse çdo vit ka pasur paragjykime të tilla ndaj meje dhe kohët e fundit ndoshta për Skënderbeun… Por po ju them se është absolutisht e pavërtetë dhe janë paragjykime të rëndomta. Po ju them se edhe në vitet e kaluara, kur kjo gjë lakohej edhe në media, mendoj se ishte një abuzim i madh.

E them këtë sepse kur njerëzit më cilësonin si një arbitër pro Skënderbeut, unë ndërkohë nuk kisha arbitruar gjatë gjithë vitit më shumë se sa dy herë Skënderbeun… Besoj se llogaritë janë të qarta. Por, më vjen keq, pa dyshim që emrit tim i faturoheshin paragjykime të shitura si të vërteta”, thotë ai.

Ai pranon se i janë ofruar para dhe presidentët e klubeve e merrnin në telefon:

“Jam i mendimit që gjyqtarët nuk korruptohen, por ka persona që përpiqen që t’i bëjnë për vete arbitrat duke iu ofruar diçka. Për mua, këto janë kohë të largëta dhe tani nuk e kam më këtë ndjesi nga ana e presidentëve. U bënë shumë vite që arbitroj në Superiore dhe më duhet të them se në vitin e parë ose maksimumi deri në të dytin kam pasur telefonata nga presidentët. Edhe më kanë ofruar para, por që synimet e mia kanë qenë të tjera dhe jo të merrja përfitime që nuk më takojnë. Tani nuk e ndiej më këtë lloj sikleti nga presidentët”.

3 komente në “Flet “kamikazi” i Skënderbeut: Më kanë ofruar para dhe presidentët e klubeve më marrin në telefon”

  1. pilo lala says:

    Tani nuk me telefonojne me , sepse ata i dine tarifat e mia – thote ky gjyqtari.

  2. Argita_B says:

    Ofruar para nga presidentet e klubeve, dmth per ta korruptuar dhe ky ka mbyllur gojen e nuk ka denncuar!! Me nje deklarate te tille ky duhet perjashtuar direkt e te mos arbitroje me, perndrush e federata konfirmon se eshte pjese e korrupsionit aktual te futbollit shqiptar.

  3. mond says:

    o Tema, mos u beni qesharake me keto tituj se nuk ju shkojne juve , mos bini ne nivelin e “55”, lereni futbollin ta gjykojne specialistet, kamikaze dhe me shumice madje ka Partizani por fusha dhe topi duan “bythe” jo llafe e kamikaze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje