FOTOT/ Kina në garë me superfuqitë: Prezanton avionin luftarak J20

Kina është ende larg forcës ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, por vendi i madh aziatik është duke e ngushtuar me hapa të shpejtë hendekun me dy superfuqitë e tjera ushtarake botërore.

E pikërisht këtij objektivi i shërben edhe prezantimi i avionit bombardues J-20, i shfaqur për herë të parë në publik në provincën Guangdong.

Avionët janë të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe të pakapshëm nga radarët, çka ka bërë që shumë ekspertë të aviacionit ushtarak ta cilësojnë atë një kopje të modelit amerikan F-22 Raptor, prodhuar nga LockHeed Martin.

Brenda një dekade Kina pritet të shndërrohet në vendin me tërheqës për industrinë e aviacionit, si civil ashtu edhe ushtarak, përcjell TCH.

Sa i përket këtij të fundit, Presidenti Xi Jinping është angazhuar të forcojë dhe modernizojë ushtrinë, sidomos në jug-lindje të vendit, aty ku ka konteste me pjesën më të madhe të vendeve fqinjë për ujërat në Detin e Kinës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d1-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d1-2.jpg","attachment_id":574836},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d2-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d2-2.jpg","attachment_id":574837},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d3-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d3-2.jpg","attachment_id":574838},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d4-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d4-2.jpg","attachment_id":574839},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d5-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d5-2.jpg","attachment_id":574840}]

1 komente në “FOTOT/ Kina në garë me superfuqitë: Prezanton avionin luftarak J20”

  1. ... says:

    J20 ka dy-tre vjet qe eshte prezantuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *