Laert Vasili në Zululand: Jam aktor i formuar nga shkolla shqiptare dhe jam përsosur nga shkolla greke

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Laert VasiliSot në Zululand ishte i ftuar aktori dhe regjisori Laert Vasili. Në pjesën e parë të programit u fol për karrierën e tij, për formimin dhe përvojën e tij në Greqi si aktor.

I pyetur nga Nano nëse publiku grek është ndryshe nga publiku shqiptar, Vasili u përgjigj se është pak më i kultivuar  publiku grek, sepse dashuria dhe nevoja për teatrit fillon që në fillore, dhe Greqia është vendi ku ka lindur teatri.

Vasili foli gjithashtu edhe për një angazhim të tijin politik në Greqi, si këshilltar bashkiak në Atike.  Ndërsa në lidhje me politikën e vendit në Greqi shtoi se,  Greqia është sakrifikuar nga BE-ja për mos të patur vendet e tjera të njëjtën rrëshkitje ekonomike, flluskë biznesesh dhe burse, ashtu si Greqia. më pas i pyetur nga nano nëse penalizohet aktori nëse ka angazhime politike , ai u përgjigj që aktori varet nga qëndrimi që do mbaj dhe nuk penalizohet nga cështjet e politikës.

Në pjesën e dytë u fol dhe për teatrin dhe kinemanë shqiptare, atë të traditës e atë të ditëve të sotme. Kur Nano e pyeti se cili ka qënë mometi më kulminant i karrierës si aktor që ke patur si moment orgazmatike si aktor, vasili  përgjet se orgazma më e madhe si aktor ka qënë momenti kur mori një mesazh urimi dhe falenderimi nga Ismail Kadare për mënyrën e vënies në skenë të dramës “Kush e solli Doruntinën?”.

“Ne jemi duke organizuar themelimin e unionit të aktorëve shqiptar i cili nuk egziston në Shqipëri ndërkohë që është në të gjithë vendet e botës”, shton ndër të tjera Vasili.

Më pas Nano e pyet nëse është aktor shqiptar apo grek, Vasili përgjigjet se është aktor i formuar nga shkolla shiptare dhe është përsosur nga shkolla greke.

Në fund Vasili i fton të gjithë që të shkojnë ne teatrin e kukullave, këtë fundjavë, pasi është fundjava e fundit për të parë trillerin gotik “Shembja e shtëpisë Asher ” të gjigandit botëror Edgar Allan Poe, për herë të parë në skenën shqiptare .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Laert Vasili në Zululand: Jam aktor i formuar nga shkolla shqiptare dhe jam përsosur nga shkolla greke”

  1. maloku i malit says:

    he!
    tamam shkerdhar shqiptar!
    as shqiptar as grek.
    edhe mish edhe peshk.
    edhe p!dh edhe k^r.
    ca grek ca shqiptar,
    qytetar e katunar.
    partisan me ball kombtar.
    komunist e demokrar.

  2. tfgs1 says:

    ne Greqi u bere rob,ne Shqiperi do ti bije sumes si shume kolotourkalvanoi……………………

  3. Kola says:

    Po c’te duhet qe shet pordhe o idiot, apo do ndonje dru tjeter si ai i meparshmi?

  4. Juglindori nga Korça says:

    Nuk mund ta thote hapur Vasili qe eshte shqiptar sepse do shkaktonte trazira politike ne Greqi,
    do i krijonin telashe te medha.Ne Greqi nuk e durojne dot fjalen shqiptar per me teper kur je perfshire ne politike dhe ky prezantohet si shqiptar me prejardhje greke.

  5. Juglindori nga Korça says:

    Me vjen keq qe komentuesi i mesiperm , ka kopiuar nick-un tim . Ai qe komenton me Juglindori nga Korça , jam une dhe stili e pikpamjet e mija , nuk perputhen aspak me ato te komentuesit te mesiperm .

  6. Anton Guri says:

    maloku i malit,
    Kam qeshur me lot nga komenti i juaj, keni dhënë një sqarim perfekt me pak humor.

Lini një Përgjigje te Anton Guri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *