Nis parkimi me pagesë në Tiranë, ja si përfitojnë banorët rezidentë

1 Nëntor 2016, 09:16Sociale TEMA

Gati një vit pasi Këshilli Bashkiak mori vendimin për tarifim në 71 rrugë kryesore, nisin parkimet me pagesë në kryeqytet.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se pagesat për vendparkim në shtatë rrugët që përfshijnë bllokun “Shushica” dhe tri rrugë të tjera te “Komuna e Parisit” do të nisin për pak ditë, për t’u shtrirë më vonë në të gjithë qytetin, raporton “Panorama”.

Ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të informohen mbi pagesën, në rast se nuk dëshirojnë të përballen me bllokuesit e gomave.

E po ashtu, edhe banorëve të këtij blloku, të pajisen me kartën e rezidentit, duke dorëzuar dokumentet e duhura pranë zyrave të “Tirana Parking”.

Këshilli Bashkiak ka miratuar për këtë zonë tarifën 100 lekë për një orë parkimi në rrugët e vijëzuara me ngjyrë blu, ndërsa ato me vijëzim të bardhë janë zonat e lira ku mund të parkohet pa pagesë.

Janë shtatë rrugë të kryeqytetit të cilat, nga nesër do të bëhen me pagesë për të gjithë. Bëhet fjalë për bllokun “Shushica”, që kufizohet me rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik Kuqali”, “Grigor Heba” e “Medar Shtylla”, si dhe tri të tjera: “Komuna e Parisit” “Gjin Bue Shpata” dhe “Emin Duraku”, për të cilat duhet të paguash në rast se nuk je i pajisur me kartë rezidenti.

Për të siguruar këtë të fundit, banorët e një zone administrative duhet të dorëzojnë sa më parë pranë zyrave të drejtorisë së përgjithshme të “Tirana Parking” një listë dokumentesh (të detajuara në tabelën përbri) që vërtetojnë se qytetari banon në një zonë të caktuar.

Kështu, kundrejt dokumentit të taksave vjetore, në xhamin e përparmë të makinës, ata që kanë një makinë, do të kenë edhe kartën e rezidentit, e cila nuk është gjë tjetër veçse një pullë ngjitëse e personalizuar, në të cilën shënohet targa e mjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial dhe ai i zonës ku banon.

Por, pajisja e rezidentit me kartë nuk i jep të drejtë këtij të fundit të parkojë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (ato me vijëzim blu). Banori i zonës, i cili ka një kartë të personalizuar, po ashtu nuk ka një vend të tillë. Ai mund të parkojë në një nga vendparkimet në dispozicion në të gjithë zonën.

Projekti për këtë kategori që përfitojnë parkim pa pagesë parashikon për ta çerekun e vendparkimeve brenda zonës ku banon, me përjashtim të rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi. Për shembull, nëse një rezident i zonës 1 dëshiron të parkojë në zonën 3, ka dy mundësi për të parkuar: në rrugët me vijëzim të bardhë, të përcaktuara si “të lira” dhe në ato me vijëzim blu kundrejt pagesës.

8 komente në “Nis parkimi me pagesë në Tiranë, ja si përfitojnë banorët rezidentë”

  1. Kaso says:

    qutetaret do te rrine ne rradhe me ore (ose dite)te tera per te terhequr gjysmen e dokumenteve qe duhen tek drejtoria transportit rrugor…perpara se te na trajtoni si qytetare te Romes, bejeni Tiranen si Roma njehere…dhe cmimet e parkimeve bejini evropiane kur te keni bere edhe rrogat evropiane…hajt se vijne zgjedhjet prap…

  2. Kaso says:

    qytetaret do te rrine ne rradhe me ore (ose dite)te tera per te terhequr gjysmen e dokumenteve qe duhen tek drejtoria transportit rrugor…perpara se te na trajtoni si qytetare te Romes, bejeni Tiranen si Roma njehere…dhe cmimet e parkimeve bejini evropiane kur te keni bere edhe rrogat evropiane…hajt se vijne zgjedhjet prap…

    1. Taksirat says:

      Po deri sa te vijne prape zgjedhjet, ata qe perfituan nga privilegjet e fuqise ne postet perkatese do i kene nxjerre perfitimet dhe nuk i plas shume nga ndryshimi i regjimeve. Per me teper qe nje pjese e mire do vazhdojne karierat e tyre ne kapacitete te tjera, mbase edhe poste me te larta ne partite perkatese ose kompani private. Kjo eshte edhe hilja e ngjitjes dhe zbritjes se diktatoreve dhe diktaturave, i nevojitet vetem nje periudhe kohe per te kapitalizuar nga fuqia e tyre. Taksirat i popullit qe s’ha pyke thuaj.

  3. Gen says:

    do benit mire ta titullonit shkrimin ‘ja si NUK perfitojne banoret’

  4. jabanxhiu says:

    Kunati shokut Xhemal

  5. cun Tirone says:

    Thone se se shpejti fillon edhe parkimi me pagese per bicekletat.
    O Erion, nonen ku ta kesh !

  6. anamaria says:

    Cmime SKANDALOZE !!!!!!!!!!!!!!!!
    As ne Gjermani nuk i ke kto Tarifa Parkimi .

  7. qytetar says:

    nese marrim karten e rezidentit parkimi te jete i garantuar ,jo te vime nga puna dhe te bredhim sa te gjejme parkim,sepse parkimin tim si rezident e zaptojne ata qe kane qendren e punes ne tiranen e re dhe nuk e lirojne para ores 6. Nese e bejme si Evropa ta bejme dhe kete qe te parkimi i rezidentit s’guxon te parkosh. Na eshte bere jeta ferr ne te Komunae Parisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje