PD i shkel syrin Metës: E ka derën hapur…

basha metaDebati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit Rama se “LSI mund të rimartohet djathtas”, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

“Ata duhet të zgjedhin se me kë duhet të bëhen.

Me qytetarët?

Me Ramën?

Do të vazhdojnë në rrugën që janë deri në këto momente?

Me një qeverisje që haptazi duket që është qeverisja më kundër interesave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Por ngelet gjithnjë zgjedhja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne sigurisht do të bëjnë betejën tonë dhe aleancën e kemi shpallur me qytetarët.

Për të tjerët, duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë, sesi do të jetë qeveria tjetër që do të çojë vendin në zgjedhje”, tha kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka.

Duke i lënë LSI –së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj, u deformua nga blerja e votës.

Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për reformën elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.

Për Partinë Demokratike pa dekriminalzimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...