PD i shkel syrin Metës: E ka derën hapur…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha metaDebati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit Rama se “LSI mund të rimartohet djathtas”, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

“Ata duhet të zgjedhin se me kë duhet të bëhen.

Me qytetarët?

Me Ramën?

Do të vazhdojnë në rrugën që janë deri në këto momente?

Me një qeverisje që haptazi duket që është qeverisja më kundër interesave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Por ngelet gjithnjë zgjedhja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne sigurisht do të bëjnë betejën tonë dhe aleancën e kemi shpallur me qytetarët.

Për të tjerët, duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë, sesi do të jetë qeveria tjetër që do të çojë vendin në zgjedhje”, tha kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka.

Duke i lënë LSI –së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj, u deformua nga blerja e votës.

Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për reformën elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.

Për Partinë Demokratike pa dekriminalzimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “PD i shkel syrin Metës: E ka derën hapur…”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    I hapet deren per here te pare ju morì hjysmen e ekektoratit
    Hapjani prape tju coje ne
    Ne hale te gomereve.

    1. Gorja says:

      O rika demomratet jane punesuar me lsi. Eshte marrveshje parazgjedhore pd lsi. Kam pare plot raste te tema qe ankoheshin socialiste. Thonin une bera per ps ne zgjedhje dhe ma zuri vendin e punes demokrati me lsi. O gomere si nuk e kuptuat realitetin nje here.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Kjo që ëndërrojnë
    Pë(n)Dë-rimtarët
    Do ishte fitore madhe
    Për PëSë dhe …
    për të gjithë Shqiptarët!

  3. adi says:

    Tre gjera ja kane prishur humorin rilindjes keto kohe
    Meta qe e ka ndare mendjen qe do km.
    Cipras qe vazhdon ta injoroje sado qe km feminor kerkon vemendje.
    Dhe se fundmi sondazhet nga amerika.

  4. lylash says:

    Mjere Shqiperia po ra ne dore te ketyre. Larg qofte!

  5. Liu says:

    – Tashme po e bejne “Fakt” dhe e kane per “Hak” qe Meta, Berisha, Bode, Basha … me kompani te bashkohen per t’i shpetuar Burgut.

    I

    – Por e kane kote … Reforma e Re ne “drejtesi” do t’i denoje per abuzimet, krimet dhe shkaterremin 25 vjet qe i kane bere SHQIPERISE.

    I

    – Z.Rama, i vetmi politikanqe mbron forte dhe pa frike SHQIPERINE kudo ne Bote.

  6. adriatiku says:

    Lulezimi duhet ta dije, besoj, se topet e dashit vetem sa tunden, por nuk bien qe ti marre ai. Pregatiti per 2025-en, po nuk do te jeshe ne burg.

Lini një Përgjigje te fieraku NGA ferrasi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *