Rrëfimi tronditës i sulmuesit të Kombëtares shqiptare: Kam ikur me gomone në Itali, i shpëtova për pak vdekjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

llullakuAzdren Llullaku është një nga ata njerëz të cilët jeta i ka detyruar që në një moment të caktuar të nisin gjithçka nga zero dhe jo vetëm karrierën e tyre futbollistike. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një prej shumë personave të cilët u larguan nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 dhe po si shumë të tjerë, përshkroi Adriatikun me gomone.

Këtë etapë mjaft të veçantë të jetës së tij ai e ka treguar për faqen e internetit të gazetarit të njohur italian, Xhianluka Di Marzio, i cili i ka kushtuar një speciale të veçantë futbollistit të përfaqësueses që po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Rumani.

“Çdo ditë mendoj për atë udhëtimin me gomone nga Vlora në Bari, ishte viti 1999. Në ato vite, gjithçka organizohej nga mafia shqiptare, isha bashkë me nënën dhe vëllain tim. Niseshin me mijëra. Do të qëndrojë gjithmonë brenda meje fakti se nëse do të isha nisur një natë më para… nuk do t’ia dilja. Vdiqën të gjithë”, është tregimi rrëqethës i Llullakut.

Por gomonia ku ishte Llullaku mbërriti në breg dhe pas mijëra peripecish, ai u stabilizua me familjen në Itali.

“Italia më ka dhënë shumë, sidomos mundësinë që të rritem si person, përveçse si lojtar. Italia më ka dhënë një vend ku të jetoj, ndaj për mua është gjithçka. Në Kosovë luaja vetëm në shkollë. Skuadra ime e parë e vërtetë e futbollit ishte ajo e fëmijëve të Vallata 1999, kur isha 13 vjeç.

U ngjita pas pak kohësh në Kategorinë e tretë edhe pse nuk dija asgjë për kategoritë apo si funksiononin gjërat. Imagjinojeni që më zbuluan kur po luaja në kalçeto me shokët e mi. Pas tre vitesh shkova në Koneljano në Eçelenca dhe prej aty në Serie D.

Sipas rregullores, nuk mund të regjistrohesha me një skuadër të kategorisë më të lartë se ajo D, pasi isha ekstrakomunitar. U mundova një herë me ndihmën e avokatëve që të ngjitesha në C2, por ishte e pamundur. Edhe pse disa ia dilnin, gjë që tregon se ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”, shpjegon futbollisti vështirësitë me të cilat është përballur, ashtu si mijëra të tjerë.

Por nëse shumë shqiptarë janë dorëzuar, Llullaku arriti të bënte ëndrrën e tij realitet në një mënyrë tjetër.

Një menaxher më pyeti nëse isha i interesuar që të shkoja të bëja një provë në Rumani. Në atë moment nuk u mendova dy herë dhe thashë po, këtu nuk kisha asnjë mundësi. Gaz Metan më mori menjëherë dhe që nga ai moment mund të them që jam i kënaqur me zgjedhjen time”.

Tani Llullaku po shkëlqen në Rumani me Gaz Metan, ku është kthyer në një makineri golash. “12 gola në 14 ndeshje është me të vërtetë një rezultat i mirë, jam i lumtur pasi është një moment i rëndësishëm i karrierës time”.

Falë tyre, erdhi edhe ftesa e radhës në kombëtaren kuqezi dhe debutimi në ndeshjen me Lihtenshtejnin.

De Biazi më kishte thirrur një herë disa vite më parë, por më pas nuk isha më mes të grumbulluarve. Jam me të vërtetë shumë i lumtur që ndryshoi mendje. Unë mendoj se Shqipëria i detyrohet gjithçka De Biazit. Që kur ka ardhur ai, futbolli këtu ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ka bërë një punë të pabesueshme, i gjithë populli ynë i është mirënjohës”.

Ai shpreson që të kthehet përsëri në Itali, për të realizuar ëndrrën e tij që të luajë në stadiumet më të mëdha në këtë vend, raporton Panorama Sport. Por para se ta bëjë me klube, ai mund ta realizojë një gjë të tillë me përfaqësuesen shqiptare.

“Kam një kontratë këtu në Rumani deri në fund të vitit, dëshira ime është që të kthehem një ditë të luaj në Itali, e kam menduar gjithmonë. Aty kam familjen time dhe nëse vazhdoj të shënoj, gjë që shpresoj ta bëj, shpresoj të sistemohem në një skuadër të mirë. Do të ishte shumë e bukur.

Botërori me Shqipërinë? Është një ëndërr shumë e madhe edhe vetëm po ta imagjinosh, por nuk i dihet kurrë. Ndërkaq, në mars shpresoj të jem në fushë për Itali-Shqipëri, do të jetë një moment i madh”, tregoi futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Rrëfimi tronditës i sulmuesit të Kombëtares shqiptare: Kam ikur me gomone në Itali, i shpëtova për pak vdekjes”

  1. Albani says:

    Cka ketu per tu tronditur more derdimene gazetrape,nuk e dinit qe ne Itali ka kluar cereku i Shqiperise me skafe,dhe sa jane mbytur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *