Tahiri: Angazhim vullnetar të të rinjve në Policinë e Shtetit për të shërbyer në lagje e patrulla

1 Nëntor 2016, 11:15Sociale TEMA

Duke iu referuar traditës pozitive të së kaluarës, Policisë së Shtetit shumë shpejt do t’i bashkangjitet një trupë e re vullnetare.

Ata do të jenë të rinj dhe të reja, që pas trajnimit disa mujor në Akademinë e Sigurisë do të bëhen pjesë e Patrullave të Përgjithshme, apo e sigurisë në shkolla e ambjente publike.

Nisma u bë publike nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë konferencës së parë Shkencore të Akademisë së Sigurisë.

Ministri Tahiri tha se të gjithë duhet ta shohin veten si kontributor të sigurisë.

Për këtë ai solli shembuj nga BE, duke deklaruar se profesionistë të fushave të ndryshme, kontribuojnë pas punës në polici.

Kualifikimi është investimi më i madh që mund të bëjmë për sot dhe për nesër. Sfidat janë të shumta dhe më shumë sesa muskuj kërkojnë mendje dhe dije, edukim.

Edhe punonjësi i policisë vullnetar do ketë mundësi të krijojë vetë bindjen mbi punën që bën sot Policia e Shtetit në përpjekjen tonë të përbashkët për të pasur më shumë siguri.

Është shumë e domosdoshem që kjo hapësirë të jetë e gjitha për tu eksperimentuar.

Nesër mund të jenë të rinj që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë ti shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve.

Në vendet e BE ka mjekë që pas 8 orarëshit të punës shpenzojnë dy orë duke kontribuar vullnetarisht në polici, ka juristt. Ka çdo lloj profesioni, profesionisti që ndihmon policinë të bëjë punën si duhet.

Besoj se do vijë koha dhe në Shqipëri që policia e shtetit të jetë një mjedis që u jep mundësi të rinjve dhe të rejave jo detyrimisht duke u punësuar por dhe vullnetarisht të bëhen pjesë e asaj force pozitive në një lagje apo qytet që imponon dhe dikton rregullat e bashkëjetesës, sundimit të ligjit, mundësinë që siguria të jetë kontribut i të gjithëve”, u shpreh ministri Tahiri.

Tahiri shtoi se lufta e vërtetë e policisë, nuk është ajo me krimin, por me padijen.

Ndaj ka patur një vëmendje të posaçme për rihapjen e Akademisë së Sigurisë, pas 10 vitesh.

4 komente në “Tahiri: Angazhim vullnetar të të rinjve në Policinë e Shtetit për të shërbyer në lagje e patrulla”

  1. cun Tirone says:

    Cfare thua ore …. ?!
    Policia eshte instrumet dhune dhe jo qejfi !
    Ndergjegjesimin e pupullates lerja OJQ-ve, or ti shoq

  2. Qifi says:

    Hajde hajdar hajde siç duket malli do kete qene i forte se edhe Rama si ty ja fut ca k…..qe keto dit.

  3. Devolliu says:

    Kjo quhet :
    AGBV ose Anetare te Grupeve te Bashkepunimit Vullnetar.

  4. KORÇARI says:

    Nqs arrin të realizohet ,do të jetë një nismë shumë e mirë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje